Gjatë darkës te Gylsereni, Xhihani i bën një surprizë Hazallit. Ai i jep asaj dokumentin e identifikimit, ku ajo është regjistruar si e bija e Xhihanit dhe e Dilarës dhe ka mbiemrin Gyrpënar. Hazalli lumturohet dhe nuk humbet rastin për t’ia treguar këtë Shejdës, ndërsa Gylsereni ndihet shumë keq…
Xhihani i kthen krahët Harunit
Haruni e fton Xhihanin për një drekë miqësore. Ky i fundit nuk i beson aspak Harunit, ndërsa përpiqet të tregohet si një mik i mirë. Haruni i bën propozim që të bëhen ortakë. Xhihani nuk pranon dhe ia thotë hapur se nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia e tyre e dikurshme, pavarësisht se ai i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë Haruni për të. Pas kësaj, Haruni ndihet shumë keq dhe shkon të zbrazet tek i ati.
Xhandani vazhdon ta manipulojë Dilarën sipas dëshirës së saj. Në zyrën e tij, Xhihani me Jëlldërëmin bëjnë lidhjen mes tre emrave dhe Dubrovinkut: Xhandani i kishte folur Dilarës për një klinikë në Dubrovnik, Haruni ka një kompani në Dubrovnik dhe po ashtu, edhe personi me të cilin pati probleme me kompaninë e tij Xhihani, operon në Dubrovnik.
Ozkani gjen punë si taksist, por rrëzohet nga shkallët e ndrydh këmbën, kështu që Kerimani përfiton nga rasti për të filluar punë në vend të tij. Hazalli nis të grindet sërish me të ëmën dhe i thotë asaj se nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari, pasi nuk është e ëma. Hazalli nis të bëjë pazare pa fund me kartën e kreditit që i ka dhënë Xhihani dhe të shijojë deri në fund avantazhet që i jep të qenit vajza e një njeriu të pasur e të pushtetshëm. Denisi shkon ta takojë Xhansunë në pistën e vrapimit, duke e bërë atë shumë të lumtur.
Rahmiu vazhdon t’i mbajë inat Xhihanit që nuk e nxori nga burgu. Dilara kalon një mbrëmje romantike me Harunin, i cili bën gjithçka që ta bëjë për vete atë. Xhandani shkon të takojë Harunin, por rojet nuk e lënë të kalojë, duke i thënë se Haruni e ka mbyllur hotelin pasi ka miq të rëndësishëm. Ajo vendos të presë aty, por e pret një surprizë shumë e dhimbshme për të: Haruni del nga hoteli i shoqëruar nga Dilara, me të cilën duket shumë i afërt. Ajo takohet me ta dhe Dilara ia prezanton Harunit si avokaten dhe shoqen e saj më të mirë, pa e kuptuar se ata të dy njihen me njëri-tjetrin.
Kur kthehet në shtëpi, Dilara ia bën të qartë Rahmiut se tani që ajo është divorcuar nga i biri, ai nuk mund të qëndrojë më në shtëpinë e saj, pasi shpejt, ajo mund të martohet me dikë tjetër. Kjo i bie si bombë Rahmiut, i cili grindet keq me Dilarën dhe ikën nga shtëpia.
Xhandani shkon t’i kërkojë llogari Harunit se pse i ka bërë gjithçka pas krahëve, ndërkohë që ajo e dashuron. Haruni e kërcënon se do ta vrasë nëse (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)