1. Simptoma më e zakonshme e infeksionit vaginal të mykut është:
a. Hemorragjia
b. Temperatura
c. Kruarjet
2. Sa gra do të kenë një infeksion myku në një moment të jetës së tyre?
a. Afro 25%
b. Afro 40%
c. Afro 60%
d. Afro 75%
3. Infeksioni mykotik vaginal shkaktohet nga bakteret:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
4. Infeksioni mykotik mund të transmetohet seksualisht:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
5. Dy të tretat e grave që blejnë vetë ilaçe për të trajtuar infeksionin mykotik vaginal, nuk kanë infeksion mykotik:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
6. Gratë duhet ta lajnë shpesh vaginën nga brenda, për të parandaluar infeksionet prej mykut:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
7. Cila nga masat e mëposhtme mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit mykotik?
a. Veshja e të brendshmeve prej pambuku.
b. Evitimi i larjes në vaskë dhe i banjave me ujë shumë të nxehtë.
c. Evitimi i produkteve të higjienës me aromë (spërkatës, peceta higjienike, tampone).
d. Të gjitha më sipër.
8. Konsumimi i kosit është një trajtim efikas kundër infeksionit mykotik vaginal:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
9. Mundësinë për të pasur një infeksion mykotik vaginal, e shtojnë:
a. Pilulat kontraceptive
b. Antibiotikët
c. Steroidet
d. Të gjitha më sipër
10. Gratë nuk pësojnë infeksione myku pasi fillon menoopauza.
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
11. Infeksionet e shpeshta mykotike mund të lidhen me ndonjë problem mjekësor të fshehur:
a. E vërtetë
b. Gënjeshtër
Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nëse keni një infeksion vaginal myku, ka gjasa të keni kruarje në zonën vaginale. Simptoma të tjera përfshijnë ndjesinë e djegies, dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale dhe/ose gjatë urinimit, si edhe sekrecione të trasha, të bardha vaginale.
2. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Shumica e grave do të kenë të paktën një infeksion myku vaginal me simptoma në një moment të jetës së tyre dhe gati gjysma do të kenë dy ose më shumë të tilla.
3. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Infeksioni mykotik shkaktohet nga kërpudhat, sidomos nga shumimi i kërpudhave të llojit candida albicans. Ky lloj myku gjendet normalisht në vaginë, si edhe në gojë, në aparatin tretës dhe në lëkurë, por ai mund të shumohet në disa kushte të caktuara.
4. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Një infeksion mykotik nuk konsiderohet sëmundje e transmetueshme seksualisht, por ekzistojnë mundësitë (afro 15%) që burrat të kenë simptomat (kruarje në penis), pasi kanë bërë seks të pambrojtur me një grua të infektuar. Burrat e pabërë synet rrezikojnë më shumë.
5. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nëse ju dyshoni se keni infeksion mykotik, por nuk jeni të sigurta, duhet të shkoni te gjinekologu. Simptomat tuaja mund të jenë diçka tjetër dhe mosmarrja e trajtimit të duhur mund të çojë në ndërlikime të mundshme serioze. Pyeteni doktorin para se të filloni trajtimin kundër mykut, nëse jeni shtatzënë, nëse nuk jeni diagnostikuar kurrë me myk më parë, ose nëse sëmureni shpesh prej tij.
6. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shumica e mjekëve këshillojnë që vagina të mos lahet fare nga brenda, pasi larja ndryshon nivelin e aciditetit të vaginës dhe ekuilibrin e organizmave që jetojnë në të. Lajeni vetëm nga jashtë me ujë dhe me sapun të butë.
7. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Ju mund të reduktoni mundësinë e infeksionit mykotik duke veshur të brendshme prej pambuku, që janë më të freskëta sesa ato sintetike dhe që nuk e mbajnë djersën. Evitoni larjet vaginale dhe spërkatësit që mund të jenë irritues, evitoni larjen në vaskën me ujë të nxehtë dhe ndërrojini shpesh tamponet e pecetat higjienike gjatë periodave. Mos mbani veshur rroba të lagura dhe evitoni pantallonat e të brendshmet e ngushta.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Disa lloje kosi përmbajnë bacile të mira (lactobacillus acidophilus), që jetojnë në aparatin e tretjes, në atë urinar dhe në sistemin gjenital. Megjithatë, nuk ka ende prova shkencore që thonë se kosi trajton në mënyrë efikase ose që parandalon infeksionin mykotik vaginal.
9. Përgjigjja e saktë është d-ja.
Disa ilaçe, përfshi këtu edhe pilulat kontraceptive, disa antibiotikë e steroidë, mund të ndryshojnë ekuilibrin e aciditetit në vaginë, gjë që nxit shumimin e mykut, që mund të shkaktojë një infeksion vaginal.
10. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Menopauza shkakton ndryshime hormonale, që ndikojnë në ekuilibrin e mykut apo të baktereve në vaginë, gjë që shkakton një infeksion mykotik.
11. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Infeksionet mykotike quhen të shpeshta, kur sëmuresh katër ose më shumë herë gjatë vitit. Ato mund të jenë të lidhura me probleme të tjera shëndetësore, siç është diabeti, ose HIV-i dhe kërkojnë kujdesin e mjekut. Ato mund të shkaktohen gjithashtu nga myku që është rezistent ndaj mjekimeve.