Dallgët e jetës të përballin me vendime që e ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen. Sumeja Durakoviçi u është përgjigjur që herët pikëpyetjeve që i kanë dalë para, në formë “kërcënimi”. Ajo është pjesë e një sporti burrëror si karateja, ndërkohë që është një besimtare e devotshme myslimane dhe është e mbuluar. Sumeja që në rini është dashur të tregohet e fortë e të dalë kundër të gjithëve për shkak të pasionit të saj… dhe ia ka dalë! Po, po, më së miri, pasi tabutë janë pak a shumë si fobitë; dikush është në gjendje t’i anashkalojë e dikush tjetër dorëzohet.
Por shqiptarja me origjinë boshnjake është një kampione ne kuptimin e plotë të fjalës. Ajo është pjesëtare e klubit te karatesë “Keiks” në Shkup dhe një nga karateistet më të talentuara shqiptare, madje mban edhe rripin e zi në karate. Sumeja njeh veç suksese. Ne kampionatin boshnjak zuri vendin e tretë, ndërsa në Maqedoni nuk ka asnjë humbje në 30 përballjet zyrtare. Shpresojmë që së shpejti ta shohim të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare! Kjo mund të shihet edhe si një dëgjesë për pushtetarët tanë, pasi nuk duhet t’i humbin talente të tilla që nderojnë flamurin kuq e zi! Gazeta “Intervista” i uron sa më shumë suksese Sumeja Durakoviçit dhe e përgëzon për guximin dhe sukseset e saj!
Advertisement