Dilara i tregon Xhihanit se Ozani ka filluar punë në një dyqan makinash, me shpresë se ai do ta ndihmojë ta bindin Ozanin të ikë nga aty, por Xhihani e pret shumë mirë këtë lajm. Edhe një herë tjetër, Dilara e ndien se është shumë larg prej tij… Kerimani vazhdon t’i bëjë shantazh Hazallit me videon ku e ka regjistruar duke ecur. Ajo i kërkon ta marrë në shtëpinë e saj, përndryshe videon do ta shohin të gjithë…
Zbulohet gënjeshtra e Hazallit
E detyruar nga shantazhi i Kerimanit, Hazalli i kërkon Dilarës që halla e saj të vijë të jetojë me ta. Dilara nuk arrin dot ta kuptojë këtë kërkesë të Hazallit, por kjo e fundit, e mësuar me manipulimet, hiqet sikur ndihet shumë e vetmuar. Ajo thotë se nuk do që një njeri i huaj të merret me të dhe se, tani që Gylsereni nuk vjen dot, duhet të vijë halla e saj. Dilara nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranojë, pavarësisht se të gjithë në shtëpi i vihen kundër.
Dilara habitet që nuk i gjen vathët e saj në kutinë e saj të bizhuterive. Nga ana tjetër, Hazalli nis të grindet me Kerimanin në dhomën e saj, por kanë harruar ta mbyllin derën. Kur vjen Xhansuja, e dëgjon Kerimanin ndërsa i thotë Hazallit se nuk i kushton gjë t’ua tregojë videon të gjithëve. Hazalli ngrihet t’i marrë telefonin, por ky, bashkë me videon e hapur në të bie te dera, në këmbët e Xhansusë. Kjo e fundit ngelet pa fjalë kur e shikon Hazallin në këmbë, rrëmben telefonin dhe shkon t’ia tregojë Dilarës. Rahmiu, Dilara dhe Xhansuja shokohen kur e shohin Hazallin në këmbë. Xhansuja i bërtet se ka gjithë këtë kohë që e bën të ndihet fajtore për paralizën e saj, ndërkohë që ka filluar të ecë dhe po i gënjen të gjithë. Dilara ndihet totalisht e zhgënjyer nga Hazalli, për të cilën i ka dalë kundër gjithkujt në atë shtëpi. Rahmiu thotë se të gjithë, Hazalli, Gylsereni dhe Kerimani kanë luajtur film me ta dhe se e gjitha kjo ka qenë një plan i tyre…
Nuraji përfundon në spital
Këtë herë, lotët dhe kërkimi i ndjesës nuk i bëjnë punë Hazallit, pasi Dilara i kërkon të ikë menjëherë nga shtëpia e tyre dhe të mos i dalë më kurrë përpara. Dilara i kërkon Emines e Semës të bëjnë gati çdo gjë të Hazallit, pasi nuk do që të shohë asgjë të sajën në shtëpi. Kerimani bëhet gati të ikë fshehurazi, por Rahmiu e ndalon dhe asaj i bien vathët e Dilarës nga çanta. Dilara nuk arrin dot ta besojë se pas gjithë këtyre që kanë bërë, njerëzit e Hazallit tashmë kanë nisur edhe ta vjedhin… Hazalli i lutet Dilarës ta falë, duke i thënë se gjithçka e ka bërë vetëm për të patur dashurinë e saj, por tashmë vendimi është marrë dhe Dilara tregohet shumë e ftohtë me të…
Ndërsa përgatitet për të dalë, në punën e Gylserenit vjen Nuraji bashkë me beben. Ajo i thotë se ka një dhimbje të madhe koke, ndaj ka ndaluar aty. Gylsereni i jep ujë dhe i kërkon të ikë sa më shpejt sepse do të mbyllë dyqanin.
Ndërkohë, Dilara i telefonon Gylserenit për t’i kërkuar të vijë të marrë Hazallin, pa i dhënë asnjë shpjegim. Ndërsa përgatitet të dalë, Nurajit i bie të fikët dhe Gylsereni nuk ka ku të lërë beben, që ajo e ka me vete, ndaj shkon bashkë me të në spital, pavarësisht se mendjen e ka te Hazalli.
Haruni ka vendosur të hakmerret ndaj Xhihanit pikërisht te Ozani. Ai planifikon rrëmbimin e tij. Ozani dhe Xhansuja dalin me makinë së bashku, por disa njerëz të dërguar nga Haruni për të rrëmbyer Ozanin, i ndalin në rrugë dhe i futin…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)