Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fadil Riza: Nuk bëj kompromise, në emër te muzikës

BeautyPlus_20160619170032_save

BeautyPlus_20160619170103_save

BeautyPlus_20160619170122_save
Fadil Riza, është një këngëtar që nuk i mungon as talenti dhe as performanca. Ëndrra e tij, që në fëmijëri ka qenë muzika dhe këtë e realizoi vetëm pasi emigroi në Gjermani, ku edhe jeton e punon. Fadili, edhe pse jeton ne Gjermani, vjen shpesh dhe dëshiron që karrierën e tij ta realizojë edhe këtu. Ai ka në treg tre albume me këngë dhe po përgatitet të nxjerrë të katërtin, tetë klipe dhe së shpejti do lançojë dhe klipin e nëntë. Në intervistën që realizuam me të, do njiheni më mirë me Fadilin dhe pasionin e tij për muzikën…!

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Fadil, na bëj një prezantim për publikun…Çfarë duhet të dijë publiku për ty?
Fadil Riza: – Përshëndetje, Fadili është një djalë nga Kosova që dashuron muzikën dhe këngën, jeton jashtë shtetit prej vitesh dhe më mungon Kosova dhe Shqipëria shumë, prandaj vij shpesh dhe kaloj mirë këtu. Sapo kam sjellë edhe këngën time me te re, në bashkëpunim me një këngëtare shumë të talentuar kosovare siç është Xhemilja dhe kjo këngë me titull “Ki mem dasht”, ka pasur një impakt shumë të fortë tek publiku. Kam tre albume ne treg dhe po përgatis të katërtin.
– E ndërkohë si lindi kënga të ty?
– Unë i kam hyrë botës së muzikës që kur isha e vogël, por për arsye të ndryshme personale nuk munda të merresha. Më pas, pasi jetova për shumë vite ne Europë,dhe më saktë në Gjermani ku ende jetoj, që nga 2007, unë i jam përkushtuar këngës dhe jam shumë i lumtur me arritjet e mija. Kam zërin dhe më mjafton kjo.
– Emocionet të japin nxitje për të kënduar apo kënga të jep emocion?
– Kënga më jep emocion, më jep atë që të gjithë do donin të ndienin, mirësinë dhe kënaqësinë e shpirtit.
– Çfarë do të thotë për ty te jesh këngëtar?
– Do të thotë që është pasion i shpirtit tim, është përmbushja e jetës time.
– A ke diçka për të shtuar për këngën, muzikën tënde, diçka të veçantë?
– Kënga ime ka të bëjë me realitetin, em origjinalitetin dhe shprehjen e jetës reale. Unë këndoj me ndjenjë dhe kënga ime ka baza, prandaj është e veçantë.
– Na përmend disa nga këngët e tua më të suksesshme?
– Për mua të gjitha këngët që kam realizuar janë shumë të bukura por do veçoja disa prej tyre që janë pritur jashtë mase mirë nga publiku janë bashkëpunimi me 52Onin dhe Gesi “Ani Ani”,”Qare s’kam”, “Ku ndodhesh ti”, “Jeta e jetimit”, “Maturant” dhe kjo e fundit “Ki mem dasht”
– A mund të thuash që 2016 edhe pse jemi vetëm në mes të vitit, është një vit i suksesshëm për ty?
– Po, po, ky vit vërtet ka qenë i suksesshëm për mua, shpresoj të jetë kështu deri në fund të tij.
– Thuhet që njeriu është pjesë e këngës, si mund të jetë një gjë e tillë?
– Me anë të këngën ti shpreh atë që ndjen ose atë që shikon tek të tjerët dhe e pasqyron në vargje dhe melodi.
– A mendon se ke gjetur pritjen e duhur nga publiku?
– Po, më presin dhe më kanë pritur shumë shumë mirë. Kudo ku kam qenë i ftuar, në koncerte apo evente të ndryshme, gëzime familjare, më kanë pritur jashtëzakonsiht mirë.
– Cila është ajo pyetje që të ka vënë me në siklet që të ka bërë një gazetar?
– Nuk më ka vënë asnjë gazetar në siklet deri më sot. Një gazetar i mirë duhet të dijë të drejtojë pyetje të zgjedhura dhe të përshtatura për personazhin. Kjo ndikon edhe tek të dyja palët.
– Sa i lidhur je me familjen dhe sa kohë i kushton asaj?
– Shumë i lidhur, familja është jeta ime.
– Kam vënë re që të pëlqejnë bashkëpunimet apo jo?
– Kënga ime e re është një bashkëpunim shumë i bukur që shpresoj të pëlqehet. Kur ka bashkëpunim ka ndërthurrje talentesh dhe kombinohen zërat dhe zhanret.
– Si e përshkruan veten ti, në tregun muzikor shqiptar?
– Jam vetvetja, thjesht vetvetja, ky kam dashur të jem dhe ky jam.
– Ku e shikon veten pas 10 vjetësh?
– Aty ku ta ketë shkruar Zoti, aty ku kam ëndrrën, me muzikën gjithmonë pranë meje.
– A ka rregulla të caktuara për të pasur sukses në art?
– Rregullat i vendos vetë artisti se çfare roli do të zgjedhë në atë ç’ka kërkon, nuk është se ka ndonjë lloj vështirësie.
– A të është dashur të sakrifikosh diçka për karrierën tënde, nëse po çfarë?
– Nuk më është dashur të sakrifikoj asgjë, kam bërë atë çfarë kam synuar dhe kështu do jetë gjithmonë.
– Cili është kompromisi që të është dashur të bësh në emër të muzikës?
– Nuk bëj kompromise në emër të muzikës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush është Zhil Belatre, francezi i videos humoristike për shqiptarët? (Video e përkthyer në shqip)

Next Post

Advertisement