– Shoqja ime ka parë në ëndërr sikur unë u bëra nuse dhe të dashurin që e kam burrë, e kisha marrë në qytetin tim. Sikur nuk kishte marrë asnjë nga njerëzit e vet. Në ëndërr, unë do të martohesha në kishë, por isha veshur me të zeza dhe sikur i thoja shoqes që më ka parë në ëndërr: “Vish fustan të bardhë dhe jo me këpucë të zeza, por të bardha”. Ju lutem, më shpjegoni se çfarë tregon kjo ëndërr? Faleminderit.
– E gjithë ëndrra ka lidhje me shoqen tuaj e jo me ju. Ajo ka disa shqetësime të brendshme që më shumë kanë lidhje me jetën e saj personale, intime, etj. Duhet të ketë shumë kujdes me shëndetin, të mos stresohet më shumë seç duhet sepse vetëm vetes i bën dëm. Duhet të lutet për mirëqenien e saj fizike, shpirtërore dhe psikologjike.
Advertisement