Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Valmir Tertini: Edhe ne mund të shkonim në Oskar

Me një film të shkurtër, u paraqitëm në Oskar dhe kjo ishte një arritje e madhe për filmin shqiptar. Por, një tjetër film me metrazh të shkurtër po vjen në kinematë shqiptare. “Tradhti me letra” titullohet filmi i regjisorit Valmir Tertini i cili do të na tregojë më shumë rreth këtij filmi, jo i vetëm, por përkrah aktores gjermane Aleksandra Ualuk…

– Filmi “Tradhti me letra” pritet të prezantohet në fund të këtij muaji. Na trego diçka rreth tij…
– Në 16 mars përfunduam xhirimet dhe tani jemi në fazën e tretë të filmit, në post produksion. Filmi trajton një temë që, mendoj se fatkeqësisht është akoma aktuale dhe bazohet në një ngjarje të vërtetë. Këtë histori e dëgjova duke shkuar me autobus nga Tirana në Prishtinë dhe më preku thellë. Mendoj se është shumë e rëndë për një grua që të pranojë një martesë të dytë sa për të bërë dokumentacionin për një jetë më të mirë. Po ashtu, është e rëndë edhe për personin që s’e di fare se kjo nuk është një dashuri, por një gënjeshtër.
– Si mendon se do të pritet ky film nga publiku shqiptar?
– Zakonisht, pasi përfundoj skenarin, u them miqve të mi artistë që ta lexojnë dhe të më japin një mendim si të mos më njihnin fare. Kam marrë opinione shumë të mira, madje disa e kanë quajtur si një temë të rëndë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e njohin dikë që ka bërë një veprim të tillë, e kanë ndonjë të afërm që është martuar për dokumente jashtë.
– Valmir, cila është pika jote më e fortë si regjisor?
– Një profesor më ka thënë që të veçantë kam zhvillimin e karaktereve në film. Mendoj këndvështrimin dhe trajtimin e temës dhe aty fokusohem; dua të ketë suspancë, varësisht nga ngjarja, qoftë në lëvizjen e kamerës, qoftë në lëvizjet e aktorit. I jap rëndësi thelbësore mizanskenës…
– Çfarë mendon për arritjen shqiptare në Oskar me filmin e shkurtër “Shok”?
– E kam thënë dhe e them përsëri se është një arritje e madhe për aktorët dhe producentin nga Kosova. Regjisori është anglez dhe merita më e madhe besoj se i shkon atij sepse ai e ka gatuar mirë një rrëfim kosovar. Në fakt, ishte një film i mirë dhe e meritoi të ishte aty.
– Po të ishte realizuar filmi yt, mendon se do të kishte mundësi të shkonte në Oskar?
– Pse jo?! Mendoj që faza e shpërndarjes ka rëndësi të veçantë. Kosova, në këtë fazë, qëndron mirë sepse filmat po lëvizin nëpër festivale, ndërsa Shqipëria nuk po ecën. Shpërndarja duhet të ketë buxhet të veçantë, në festivalet e mëdha duhen dhënë para që juria të shohë filmin, në mënyrë që ai të përzgjidhet. Problemi qëndron që ne nuk kemi fonde për të bërë film e lëre më të ndajmë buxhet vetëm për shpërndarje…
– A pate vështirësi në realizimin e filmit apo tashmë kjo është diçka e zakonshme për ty?
– Në fakt, kishim pak probleme me xhirimet në Gjermani. Edhe pse producenti im atje ka marrë leje për vendet ku do xhironim, ka pasur raste që gjatë xhirimit jemi përballur me policinë. Pastaj, në Gjermani, ligji për të drejtat e njeriut thotë që nuk duhet të shihet dikush tjetër, pa marrë leje dhe këtë gjë e kemi bërë që të mos kemi probleme. Në fund, gjithçka shkoi mirë sepse ishim përgatitur me kohë.
– Në filmin tënd interpreton edhe aktorja gjermane Aleksandra Ualuk. Si u gjetët?
– E doja një aktore gjermane dhe isha me fat që gjeta Aleksandrën. Atë kisha menduar kur po shkruaja skenarin sepse ajo ka përvojë dhe ka luajtur në Hollivud një film që do të dalë nga fundi i prillit.
– Si është të punosh përkrah një aktoreje të huaj që ka interpretuar në një film me Xhulia Robertsin?
– Është kënaqësi e vërtetë. Aleksanda është një vajzë shumë e mirë dhe i kupton shumë mirë ato që kërkoj. Në film është një skenë shumë sensuale, ku Aleksandra është nudo dhe s’e pati fare problem ta realizonte. Skena doli ashtu siç e kisha menduar dhe realizuar unë në kokën time. E përgëzoj për performancën!

Aleksandra Ualuk: Jam e lumtur që jam pjesë e një filmi shqiptar

Advertisement

– Alexandra, këtu në Shqipëri po flitet për ty dhe për pjesëmarrjen tënde në një film shqiptar. Na trego pak më shumë për veten…
– Në këtë film unë interpretoj një vajzë me emrin Ana, ndërsa në botën jashtë filmit unë jam Aleksandra. Jam 20 vjeçe dhe jam 1.75 m e gjatë. (Buzëqesh) Jam miqësore, e organizuar, shumë e dashur dhe gazmore.
– Aleksandra, si u gjete me Valmirin?
– Një miku im më pyeti nëse kisha kohë të nisja xhirimet për një film. Më pas takova Valmirin. Uroj t’ju pëlqejë filmi.
– Ç’mendim ke për aktorët shqiptarë?
– Kam mendim shumë të mirë; janë shumë të dashur, shumë miqësorë dhe punojnë me zemër.
– Mendon se do të ketë sukses ky film?
– Nëse njerëzit janë si filmi, atëherë besoj se do jetë shumë i suksesshëm.
– Cili nga filmat e tu mendon se është më i suksesshmi?
– Filmi më i suksesshëm që kam bërë unë ka qenë “Euro Club”.
– Ke qenë ndonjëherë në Shqipëri?
– Jo, fatkeqësisht, nuk kam qenë asnjëherë, por do të vij shumë shpejt.
– A mendon se ti po sjell diçka ndryshe me interpretimin tënd?
– Unë përpiqem të jem personazhi që interpretoj, futem në rol sepse dua të dukem sa më reale të jetë e mundur.
– Cilët janë fjalët më të dashura për ty?
– Mos u dorëzo asnjëherë dhe përpiqu e provoje përsëri, derisa të kesh sukses.
– Çfarë do të thotë për ty familje?
– Familja për mua është gjithçka. Do të bëja gjithçka për ta sepse ata kanë qenë gjithmonë aty kur unë kam pasur më shumë nevojë. Jam e lumtur që kam familjen time.
– Beson te shpirti binjak?
– Po, besoj.
– A mendon se femrat dashurojnë më shumë se meshkujt?
– Të dy dashurojnë njësoj, sepse është zemra ajo që dashuron.
– Cili është hapi tjetër i yti, në aktrim?
– Do shikojmë në të ardhmen, kam shumë plane…
– Në fund, do na thuash diçka vetë, pa të pyetur?
– Ishte vërtet një kënaqësi që mora pjesë në këtë film sepse në çdo film mësohet shumë, nuk ka rëndësi nëse është i gjatë apo i shkurtër. Mua më pëlqen të interpretoj.

Bisedoi: Fabjola Kuburi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

De Biazi: Si po i zgjedhim lojtarët për Evropian...

Next Post

I fejuari nuk pranon të ndahet nga unë!

Advertisement