Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Sarasvatiçandra” A janë bashkë në jetë Sarasi dhe Kumudi?

Ata janë të dy të bukur, të dy të talentuar dhe… kanë punuar së bashku, kështu që nuk është çudi se pse së fundi në media po përflitet se mes dy protagonistëve ekziston një histori dashurie edhe në jetën reale.
Pas kulmit të suksesit të telenovelës “Sarasvatiçandra”, Gotami po luan një rol protagonist në serialin “Mahakumbh”, në premierën e të cilit, Xheniferi është prezantuar përkrah tij.
Sipas mediave indiane, aktorja Xhenifer Uinget (e cila tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, edhe ai aktor), së fundi, është lidhur me partnerin e saj në “Sarasvatiçandra” Gotam Rod (Sarasi).
Sipas burimeve shumë pranë tyre, mësohet se dy aktorët janë afruar shumë së bashku gjatë xhirimeve për telenovelën “Sarasvatiçandra”. Gotami e ka ftuar Xheniferin gjatë darkës së organizuar për premierën e telenovelës “Mahakumbh” dhe kur ka ardhur, kanë folur vetëm për pamjen dhe punën e tij. Sipas një tjetër burimi, pas kësaj darke, ata të dy kanë marrë pjesë në festën e organizuar, ku Xheniferi ka treguar me Gotamin shenja afërsie që hedhin dyshime se ata janë më shumë sesa miq me njëri-tjetrin.
Sigurisht, në këtë rast, ka dy anë të së vërtetës; ajo që mendojmë ne dhe ajo që po ndodh vërtet mes dy aktorëve. Cila është e sakta? Këtë mund ta tregojë vetëm koha dhe vetë aktorët, por ata nuk kanë bërë asnjë koment mbi këto thashetheme. Të pyetur në lidhje me to, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar as t’i mohojë dhe as t’i pohojë. Mos ndoshta as ata vetë nuk janë të sigurt për njëri-tjetrin?
Gotam Rod është një nga aktorët më të njohur të serialeve indiane, si dhe i preferuari i femrave, të cilat çmenden pas trupit të tij muskuloz (nuk çuditemi pra, nëse e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Xheniferin). I pyetur se si ka arritur të krijojë një trup të tillë, ai ka rrëfyer se nuk ka ngrënë kurrë mish në jetën e tij. Në një intervistë, Gotami është shprehur: “Jam vegjetarian, që nga fëmijëria dhe mendoj se perimet kanë të gjithë elementët ushqyes që nevojiten për të patur një trup të bukur e të shëndetshëm”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Rebeka zbulon lidhjen e Alinës me Nidon

Next Post

Nertila Kapaj, sjell "Grand Hollywood" ne Tirane

Advertisement