Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse humbas kaq shumë kohë?

Ju merr shumë kohë pastrimi i shtëpisë, i garazhit, apo lënia e një takimi te doktori? Lënia për më vonë e diçkaje që duhet bërë, quhet zvarritje dhe të gjithëve na ndodh ta bëjmë ndonjëherë. Por, nëse juve ju ndodh shpesh dhe i lini gjithmonë gjërat për momentin e fundit (ose nuk arrini t’i mbaroni dot), atëherë problemi mund të jetë më i madh. Kur të zbuloni arsyet e kësaj dukurie, do të arrini ta shfrytëzoni më mirë kohën tuaj…

Jeni i stresuar?
Kur përballeni me diçka që nuk doni ta bëni, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të tensionuar. Lënia për më vonë e kësaj pune të bezdisshme është një mënyrë për të pasur një lehtësim afatshkurtër. Ana e keqe është se ju përsëri duhet të përballeni me këtë punë në të ardhmen, gjë që ju bën të ndiheni fajtorë, ose të zemëroheni dhe kjo shton stresin tuaj. Mbajeni nën kontrollin stresin tuaj duke bërë rregullisht fizkulturë, duke kufizuar alkoolin dhe kafeinën (e cila mund ta përkeqësojë stresin) dhe flini mjaftueshëm gjumë. Flisni me një shok ose këshillohuni me ndonjë psikolog nëse nuk ia dilni dot mbanë vetë.
Ka mundësi të jetë hiperaktivitet?
Hiperaktiviteti është një çrregullim që ndikon në sjellje. Njerëzit që e kanë atë, shpesh e kanë të vështirë të marrin vendime, ose të bëjnë punë para se të mbarojë afati i tyre. Disa bile hutohen me aktivitete të tjera rrotull tyre. Disa e kanë të vështirë të planifikojnë disa kohë përpara, ose zhgënjehen lehtë dhe heqin dorë. Simptoma të tjera të hiperaktivitetit janë të shohësh ëndrra më sy hapur, të harrosh apo të humbasësh gjëra, të bësh gabime nga pakujdesia, ose të rrezikosh dhe të mos rrish qetë në një vend. Ilaçet shpesh ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll shumë simptoma të këtij çrregullimi. Janë edhe terapitë e sjelljes që të ndihmojnë të identifikosh dhe të ndryshosh mendimet negative dhe mund t’i ndihmojnë njerëzit me këtë çrregullim, që ta organizojnë më mirë kohën e tyre.
A flini aq sa duhet?
Vullneti juaj për të punuar mund të ndryshojë çdo ditë dhe varet nga shumë gjëra, përfshi këtu edhe faktin nëse keni fjetur aq sa duhet. Nëse ju keni fjetur më pak se 6 orë gjumë, truri e ka të vështirë të mos hutohet dhe nuk mund të përqendrohet aq sa duhet për të përfunduar atë që duhet të përfundojë. Ja, disa shenja të tjera se keni nevojë të flini më shumë: Ju zë gjumi kur shihni televizor apo lexoni një libër, jeni të irrituar, flini më gjatë në fundjavë, e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes. Për të fjetur mjaftueshëm, flini dhe zgjohuni në të njëjtën kohë, mos pini duhan, alkool, kafeinë dhe hani lehtë në darkë.
Mund të jetë ankth?
Ankthi do të thotë se truri juaj reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj emocioneve negative. Ju prisni të ndodhë më e keqja, edhe kur nuk keni pse të keni frikë. Disa njerëz me ankth harxhojnë kaq shumë energji duke u shqetësuar për familjen, shëndetin, paratë, apo punën sa e kanë të vështirë të bëjnë punët e përditshme. Ju mund të keni gjithashtu tension muskujsh, lodhje, probleme gjumi dhe irritim. Për të ndaluar ndjenjat e ankthit, bëni 10 frymëmarrje të ngadalta, të thella, ose zëvendësojini mendimet negative me ato pozitive. Është gjithashtu e rëndësishme të çlodheni, të bëni rregullisht fizkulturë dhe të siguroheni që nuk i kapërceni vaktet. Mbani një ditar që do t’ju ndihmojë të dalloni se çfarë e shkakton ankthin te ju. Disa njerëz kanë nevojë për ilaçe ose terapi për ta mbajtur këtë problem nën kontroll.
Jeni depresiv?
Depresioni ndryshon përbërjen kimike të trurit. Ju mund të keni pak energji, bile edhe për pasionet dhe aktivitetet që ju pëlqejnë. Është gjithashtu e zakonshme të ndjehesh pa shpresë dhe të kritikosh veten, gjë që e shtyn personin që vuan nga kjo sëmundje, të veçohet në botën e tij. Simptoma të tjera të depresionit përfshijnë: Një ndjesi trishtimi që nuk largohet, humbje oreksi dhe rënie në peshë, ose ngrënia më shumë se ç‘duhet dhe shtim në peshë, irritim dhe mendime vetëvrasjeje apo vdekjeje. Telefonojini urgjencës nëse mendoni të lëndoni veten apo të tjerët. Edhe nëse nuk doni ta bëni këtë gjë, flisni me një psikolog, ose terapist nëse keni ndonjë nga këto simptoma. Disa njerëz lehtësohen nga depresioni kur marrin ilaçe antidepresive.
Mund të jetë një çrregullim obsesiv-kompulsiv (ÇOK)?
Nëse ju keni këtë çrregullim, truri juaj nuk ju dërgon sinjale kur jeni duke bërë diçka siç duhet. Në vend të kësaj, ju keni ndjesinë se veprimet tuaja nuk janë ato të duhurat. Në vend që të përfundojnë një punë, njerëzit me ÇOK rrinë duke kërkuar zgjidhjen “e përkryer”. Simptoma të tjera të këtij çrregullimi janë: Mendime ose imazhe të padëshiruara, pamundësi për të ndaluar këto mendime, rituale të përsëritura, si larje e shpeshtë e duarve, kalimi të paktën një orë në ditë me këto mendime dhe rituale. Ilaçet kundër ankthit ose antidepresivët, shpesh mund të përmirësojnë simptomat e ÇOK-ut. Shumë njerëz ndjekin terapi sjelljeje, që të mësojnë dalëngadalë të përballojnë frikërat e tyre.
Çfarë mund të bëni?
Tregohuni të sinqertë me veten tuaj për shkakun që ju pengon të kryeni një punë dhe më pas mendoni ndonjë mënyrë realiste për ta kapërcyer këtë shkak. Nëse mendoni se keni ngecur për shkak të një problemi shëndetësor më serioz, flisni me doktorin dhe sigurohuni të keni diagnozën dhe trajtimin e duhur. Nëse i zvarrisni gjërat pa ndonjë shkak të dukshëm, copëzojini projektet e mëdha në më të vogla, të cilat ju mund t’i bëni më lehtë. Ju mund të caktoni edhe afate që të mbaroni në kohë. Disa njerëz kanë gjetur një zgjidhje duke shpërblyer veten kur bëjnë ndonjë hap përpara. Nëse e kapni veten duke e harxhuar kohën kot, faleni atë në vend që të ndiheni të turpëruar apo të zemëruar. Njerëzit kanë më pak prirje t’i zvarrisin gjërat, nëse e falin veten e tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ka parë filma horror dhe s’po i del frika

Next Post

Retë e zeza dhe kali

Advertisement