Ai e ka emrin Neritan Kumria dhe është një nga miqtë e mi të rinj. Edhe pse jeton jashtë, për këdo që e takon për herë të parë të ngjan sikur ke një jetë të tërë. Me një fytyrë të qetë e pamje tërheqëse. Tani të krijon përshtypjen se ai është i mirë në çdo gjë. Është zemra e një njeriu me virtyte të çmuara, shoku të mirë, qytetari të nderuar, një shembull i vyer, i një njeriu me shpirt të mrekullueshëm. Sepse tani është një djalë i ëmbël dhe kaq fantastik. Njohja me të ka qënë e ratësishme, por me një sadisfaksion në shpirt. Sapo e sheh të bën thellësisht bota e tij e brendshme shpirtërore, që të mrekullon në çdo bisedë, fjalë të sinqerta, dashurinë e tij për familjen, punen jetën. Në karakterin e tij fisnik tani ruan karakteristikat e një të riu të zgjuar, plot finesë e pse jo edhe mjaft dashamirëse. Ka diçka në karakterin e tij, që e bën përherë tërheqës, të dashur e imponues për të gjithë ata që e njohin dhe e duan. Unë do i uroja Neritanit gjithë të mirat e botës, fati e mbarësia qoftë me të dhe familjen e tij. Zoti e bekoftë! Respekte. Alban A. Arapi.
Advertisement