Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Marjola Kacani: Kot thonë se jam mendjemadhe…

Sot, ajo e ka vulosur emrin e saj me talentin dhe me koncertet pasues të njëri-tjetrit. Këngëtarja nga jugu na flet në këtë intervistë për duetin më të fundit me vëllain, Jurgenin, duke na lënë të kuptojmë se përpara se të jetë një këngëtare, është mbi të gjitha një vajzë për së mbari, me këmbë në tokë, me ide të qarta dhe e artikuluar. Por, pse jemi këtu duke folur akoma, ndërkohë që ajo ka kaq shumë për të na thënë?!

Alma Buci: – Pas Irmës dhe Erandës, Adelinës dhe Zanfinës, Gretës dhe Enit, tani kemi edhe Marjolën dhe Jurgenin në listën e talenteve nga e njëjta familje. Çfarë emocioni është të këndosh me vëllain e t’i ndash sukseset me të?
Marjola Kacani: – Emocion shumë i veçantë! Unë, këngën e kam pasion dhe dashuri më vete, por ku ka gjë më të bukur sesa e ndan me vëllain kur këtë pasion e dashuri dhe bashkë me të, edhe suksesin. (Buzëqesh)
– Çfarë të bën një motër krenare për Jurgenin?
– Krenohem mbi të gjitha sepse tek ai gjen karakter të vërtetë mashkulli, personalitet, seriozitet, përkushtim, dashuri vëllai… I kërkoj mendim për shumë gjëra duke filluar që nga këngët, teksti, muzika, veshja për klipin, për çdo gjë.
– Edhe në koncerte shkoni bashkë?
– Juri tashmë jeton në Australi ku ka familjen e tij, por mundohemi t’i planifikojmë bashkë koncertet.
– Për çfarë grindeni më shumë ju të dy?
– Grindeshim më parë se tani edhe po të duam, nuk grindemi më, pasi takohemi rrallë. (Qesh) Më parë grindeshim se Jurgeni e vinte muzikën që në pikë të mëngjesit.
– Në ç’pikë nuk ngjasoni fare?
– Ndoshta me ndonjë ves, por janë gjëra të vogla, kjo e zgjimit, për shembull. (Qesh) Gjithashtu, Juri është më largapamës se unë. Unë mund të mos ia gjej pozitivitetin diçkaje, ndërsa Juri, po.
– Cili është dueti që e ke më për zemër?
– Unë të gjitha i kam për zemër, por do të veçoja “Djalë nga jugu” dhe “Valle popullore”.
– Të mungojnë organizime si “Maratona e këngës popullore”?
– Mungojnë sigurisht, por kjo nuk varet nga ne. Vërtet organizohen shumë koncerte, por “Maratona” ishte shumë e bukur.
– Tanimë, janë disa vlonjatët që e kanë pushtuar tregun e muzikës popullore. Cilat janë dallimet kur bëhet fjalë për të njëjtën rrymë muzikore?
– Dallimi nis që me të kënduarin live. Sot ka plot këngëtarë, ka artistë që nuk mund t’ia dalin nëpërmjet muzikës live, por nëpërmjet shout, megjithatë unë vazhdoj të besoj se të kënduarit live e bën dhe do ta bëjë diferencën.
– Nëse themi “Marjola”, kemi thënë vetëm këngë nga jugu?
– Kënga popullore jugore është ajo që unë përfaqësoj, por në evente muzikore prek nga të gjitha trevat, vetëm këngë të huaja jo. Në vazhdim, nuk i dihet, mund të realizoj një këngë të muzikës së lehtë, por gjithmonë me pak popullore brenda.
– Çfarë nuk do ta pranoje kurrë të thuhej për vlonjatët?
– Që e kanë gjoksin gropë. Të paktën përpara meje nuk ka shanse të thuhet gjë për vlonjatët. (Qesh) Bëj shaka. Tani, pyll pa derra nuk ka, por do të thoja që vlonjatët janë publiku më i mirë, dinë të racionojnë këngëtarët dhe vështirë t’i bësh të të duan.
– Cili është parimi që ke ndjekur gjatë karrierës tënde?
– Nuk kam një parim të caktuar. Ka raste kur bën kompromise si për shembull, për bashkëpunime, por gjithmonë duke qëndruar brenda parimeve të tua, kornizës që ti zgjedh.
– Koncerti apo mbrëmja që do ta mbash mend gjatë…
– Janë shumë mbrëmje që unë i mbaj mend, jo vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Nga mikpritja në Amerikë, Australi, Itali, Greqi ka patur raste kur kam bërë edhe miq, kam marrë dhurata simbolike, poezi, citate që më janë kushtuar mua.
– Është më e paguar kënga popullore apo ajo e muzikës së lehtë?
– Varet. Ka këngëtarë shumë të mirë si të muzikës popullore, ashtu edhe të asaj moderne dhe shkojnë paralel me njëra-tjetrën, por popullorja është ajo që na përfaqëson.
– Kur do të të shohim në festivale me një këngë të lehtë?
– Të them të drejtën, kërkesa kam patur dhe dëshira është e madhe. Unë e vlerësoj shumë një kompeticion live dhe nuk i dihet, edhe mund të marr pjesë.
– Deri në ç’masë e ke kontrolluar drejtimin që ka marrë jeta jote?
– Unë as planifikoj, por as nuk ia lë çdo gjë në dorë fatit. 50 me 50. (Buzëqesh)
– Jo të gjithë e dinë që Marjola ka mbaruar Akademinë e Arteve për Aktrim dhe se ëndrra e saj është Hollivudi. E shikon si angazhim të ardhshëm aktrimin?
– Keq nuk do të ishte të ishim në Hollivud ose të vinte Hollivudi këtu te ne. (Buzëqesh) Më vjen keq që aktrimi këtu te ne lë për të dëshiruar, nuk të jep mundësitë që do. Këtu funksionon sipas mikut e shokut, nuk u jepen mundësi talenteve të reja. Unë vërtet e dashuroj aktrimin, por duhet ta kisha dashuri më të madhe sesa këngën, pasi çdonjëra do përkushtimin e vet. Më kanë thirrur për disa shfaqje dhe filma, por koncertet nuk ma kanë lejuar. Ndoshta në të ardhmen mund edhe të jem pjesë e ndonjë shfaqjeje apo filmi.
– Ke një instinkt të lindur për ta kuptuar se kush po aktron edhe në jetën reale?
– Sigurisht, unë dua të shoh më tej te një njeri. Edhe nëse është person negativ, mundohem të gjej tek ai diçka pozitive. Janë rrethanat, jeta ato që e gdhendin personalitetin e njeriut, por mjafton që të gjithë ne të jemi më të dashur, t’i zgjasim duart njëri-tjetrit dhe të bëhemi më të mirë. Me rëndësi është që mbi të gjitha, të jemi njerëz. Njeriu ia ka nevojën njeriut.
– Je e lidhur me familjen?
– Aq sa jetoj me mamin dhe babin. (Qesh) Se si do të ndahem nga ata të dy kur të vijë dita, nuk e di. Do t’i marr edhe ata me vete. (Qesh)
– Çfarë shijon më shumë kur je në shtëpi?
– Kafen e mëngjesit me prindërit! (Buzëqesh) Kur vjen mami dhe më thotë “Hajde se do pimë kafen”, më shijon shumë. Qëkur ka ikur Jurgeni, drekoj më shpesh me ta.
– Një e metë që nuk e duron dot te njerëzit…
– Dyfytyrësinë apo mashtrimin.
– Cilësitë dhe dobësitë që i njeh vetes… Çfarë të pëlqen të ndryshosh?
– Do të ishte më mirë që përgjigjen e kësaj pyetjeja ta jepte dikush tjetër, si Jurgeni. Unë veten e njoh shumë të mirë dhe nuk do të doja të ndryshoja asgjë. Përsa u përket dobësive, dobësia ime është që fal kollaj, jam njeri që nuk dua të mbaj mëri e bëj tolerime, por më shumë sesa dobësi, ky është virtyt njerëzor.
– Ajo që vlerëson më shumë te gjinia e kundërt…
– Karakerin, personalitetin, përgjegjësinë, seriozitetin e të qenit mashkull sepse në ditët e sotme është e vështirë të gjesh të tillë. Janë disa detaje që e bëjnë diferencën.
– Si do ta shihje veten, me sytë e një mashkulli?
– Do të isha vërtet kurioze të isha mashkull ose të isha në mendjen e një mashkulli e të shihja se si do ta shihte ai Marjolën. (Qesh) Mua shpesh më thonë që jam mendjemadhe dhe s’e kuptoj pse. Askush nuk mund të thotë diçka të tillë pa e njohur dikë.
– Gjërat që të bëjnë të lumtur…
– Në radhë të parë fakti që kam një familje të përkryer; jam shumë krenare për ta. Kam një vëlla që ka një familje shembull! Bashkëshortja e tij Festimja, vjehrri dhe vjehrra janë vërtet mbështetje për Jurgenin, si një familje e dytë, sepse kudo të jesh, sado rehat të jesh, prapë të mungon vendi yt. Jam e lumtur që vëllai rrethohet nga njerëz që e duan, jam e lumtur që kemi shëndet unë dhe familja ime. Shëndeti është dhurata më e madhe e Zotit sepse çdo gjë tjetër arrihet në jetë.
– Është edhe paraja një nga gjërat që të bëjnë të lumtur?
– Pavarësisht se paraja është shejtani (qesh), e mira dhe e keqja janë bashkë. Edhe paraja është me rëndësi, jo gjithçka, por e nevojshme.
– Ti, çfarë bën me ato që fiton?
– Ca i shpenzoj, ca i heq mënjanë. Mundohem t’i përdor mirë. Duke u rritur, gjithçka tjetër rritet dashur pa dashur. Jam shumë dorëlëshuar. Sa u përket veshjeve, nuk jam e fiksuar pas firmave, por e lëshoj dorën për gjëra cilësore, kur bëhet fjalë për të ndihmuar të tjerët dhe për klipe.
– Nëse të duhet një këshillë, kujt i drejtohesh me sigurinë më të plotë?
– Familjes, prindërve, vëllait. Mund të jetë edhe ndonjë shok apo shoqe, por në radhë të parë është familja.
– Mes gjithë ecejakeve nga koncerti në koncert, çfarë do të thotë pushim për ty?
– Pushimi është rikuperim. Ndonjëherë kemi nevojë të reflektojmë edhe për koncertet, vokalin, të rifreskohemi. Ditë pushimi për mua… Të jem vetëm, me miq ose me familjen në një vend të qetë, me ndonjë gotë verë përpara, larg halleve, me biseda që na bëjnë për të qeshur ose të shoh ndonjë komedi. E adhuroj detin! Sa herë ndodhem në ndonjë vend bregdetar, në mbrëmje më pëlqen të eci buzë detit, më relakson shumë kjo gjë.
– Supozojmë që ke një biletë të hapur për të shkuar ku të duash…
– Unë kam fatin e mirë që lëviz shumë dhe kam kaluar, por nuk kam qëndruar gjatë në Emiratet e Bashkuara kështu që do të preferoja të rrija në Abu Dhabi dhe ta shijoja atë vend për disa ditë.
– Një kuriozitet rreth teje?
– Hëm… Ka të bëjë me fëmijët… E kam shumë të theksuar ndjenjën e mëmësisë, përkujdesjen. Nuk është se e shpreh drejtpërdrejt, por fëmijët më duan shumë. Komshia ime ka një gocë të vogël dhe unë vdes për të. Aq e lidhur jam saqë ajo kur u rrit, nuk thoshte “jam e mamit”, por “jam e Marjolës”. (Qesh)
– Çfarë do ta ndjekë “Pret motra vëllanë”
– S’e di… “Pret motra vëllanë” ka qenë tekst i vjetër, por me Alfred Trebickën vendosëm ta sjellim tani meqë është një tematikë që na prek të gjithëve. Çfarë do të bëj në vazhdim? S’e di sepse sado plane të bëjmë, ndodh që edhe dalim jashtë planeve. Do të ketë këngë të reja, por aktualisht jam në koncerte, në Greqi, në Itali e pastaj ndoshta prapë në Amerikë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk i dhashë fëmijë, por ende rri me mua

Next Post

Nuk po e jetoj dot jetën time...

Advertisement