Për Prof.Ukshin Hotin, kanë përgjegjësi jo vetëm Hashimi dhe Kadriu,-por, dhe i tërë delegacioni që u nis në Rambuje, pa e liruar atë burrë Shqipërie, nga burgjet serbo-çetnike.
-Mua, e kam të ditur faktin nga burime të sakta që, Partia e Unitetit Kombëtar, UNIKOMB-i, atëbotë ishte në koalicion me dy-tre parti, njërën prej tyre e ka udhëhequr Rexhep Qosja dhe Mehmet Hajrizi -ndërsa, UNIKOMB-in, pas veprimtarit të madh, Halil Alidemaj e ka drejtuar, Ukshin Hoti,-pra, partia e UNIKOMB-it, si përkrahëse e luftës çlirimtare me në krye UÇK-n, kërkoi që, edhe kjo parti me program dhe veprimtari atdhetare, që angazhohej dhe angazhohet për ribashkim kombëtar, në atë konferencë kur po bëheshin bisedime për zgjidhje e çështjes së Kosovës të ketë, kryetarin e saj,-pra, përfaqësuesin e saj atje, ky burrë shteti mund të ishte baca Ukshin Hoti.
-Mirëpo, kjo nuk u pranua, as u kërkua nga LDK-ja, me “në krye” Ibro Rugovën, as nga Rexhep Qosja, as nga SHP i UÇK-së, pra nga e ashtuquajtura, Drejtori Politike e saj, me “në krye” Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e të tjerë;-kjo kërkesë e drejtë nuk u pranua, as nga “politikanët e ndritur”, Blerim Shala, Veton Surroi e të tjerë…
-Askush nga këta z, negociatorë, nuk kërkoi nga qarqet ndërkombëtare që, Ukshini të lirohej nga burgu dhe të merrte pjesë në atë konferencë “mesjetare” e cila përfundoi në ato bisedime famëkëqija, që sollën dëme të pallogaritshme për Kosovën,-prej së cilës si shpatë e Demokleut, mbi Kosovën mbeti Rezoluta 1244, e cila edhe sot e sot, po e pengon Kosovën të jetë shtet normal, i barabartë si shtetet tjera në rajon,-pra, e pengon të ketë sovranitetin e saj të plotë.
Ndonëse, atëbotë politikanët “kosovarë” popullit i premtuan që kjo Rezolutë, e KS në OKB do të jetë afatshkurtër, vetëm për 3 vite;-e shihni të nderuar lexues; kaluan 17 vite dhe kjo Rezolutë famëkeqe, nuk po i hiqet Kosovës, por po e shtrëngon për bisedime “të barabarta” me Serbinë fashiste; pra bashkësia ndërkombëtare euro-atlantike po e shtrëngon Kosovën si me lakun në fyt, duke e trajtuar Kosovën si koloni të Serbisë dhe pse jo, sipas saj, nëndheshëm edhe si koloni, si ta ketë në mbikëqyrje një pronë të veten, për faktin që, kjo znj,e rëndë, pasi paska investuar dhe po investon shumë për të, “e paska të drejtën e legjitime” të vendosë si të dojë, për ardhmërinë e saj; pra, kjo padrejtësisht po i mohohet popullit të Kosovës që, me VETËVENDOSJE të fitojë të drejtën të sundojë veten sot dhe të vendosë vet, për ardhmërinë e saj.
Nga kjo mund të konstatojmë që, ja pse bashkësia ndërkombëtare, EU, KS në OKB e të nuk preferojnë që, politikanët e Kosovës të hapin debate, dialogë për zgjidhjen e problemeve ekonomike, politike, sociale e të tjera; me serbët dhe malazezët kolonë të ardhur në Kosovë që prej viteve të zeza të ndarjes së saj prej shtetit amë-Shqipërisë 1913-të, por këto bisedime t´i bëjnë me Beogradin.
-Shiheni, kjo për disa mendjeshkurtër, duket kjo absurde,-por ky absurditet i tyre bazohet në vendimet e tyre në konferencat europiane dhe më tej…
-Pse kjo e drejtë, për këto bisedime për zgjidhje të drejta për shqiptarët e Kosovës Lindore, nuk i jepet Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së.
Përgjigje krejt “natyrshëm” është se, bota “demokratike” nuk e konsideron Kosovën Lindore, s i pjesë territoriale të Shqipërisë; ani pse kjo historikisht është pjesë e saj.
Pra, për Shqipërinë nuk ka Rezolutë si kjo, 1244 që t´i jepet e drejta të hyjë në bisedime për bashkëkombësit e saj.
Edhe në këtë aspekt bota u tregua dhe po tregohet e padrejtë ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, kur dihet fakti që edhe ajo pjesë jona e bëri një luftë për të dalë nga robëria e shtetit okupator serbomadh.
-Duke i parë zhvillimet politike dhe diplomatike në raportet me Serbinë Fashiste, dhe me qarqet ndërkombëtare; Kosova, duke pësuar prapakthime ndë vite pas luftës; që nga Rambujeja, Vjena dhe Brukseli; -ne shqiptarët atdhetarë,-me të drejtë mund të konstatojmë që, tashmë po dihet qartë, kë e pengonte i madhi politikani gjenial, atdhetar dhe diplomat i vendosur, Ukshin Hoti që nuk do të bënte lëshime (kompromise), për lirinë dhe sovranitetin e atmëmëdheut.
Ato ishin tre faktorë:
1. Serbia Fashiste.
2. Servilët shqipfolës të klasës politike, “kosovare”.
3. “Miqtë” ndërkombëtarë, aleatët e hapur dhe të maskuar të Serbisë; me në krye Francën e “Bastijes”, miken e përhershme të Serbisë dhe armiken e nëndheshme e Kosovës së Shqipërisë, -prapa së cilës fshihej dhe po fshihet kurdoherë, Rusia e ideve cariste.
Lavdi heroit të kombit shqiptar, Ukshin Hoti!
Advertisement