Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Errësirë dhe frikë

– Kam parë në ëndërr sikur po ecja me shumë vështirësi në një rrugë të panjohur në errësirë. Me vete tërhiqja dhe jorganin tim e me zor shihja, se errësira ishte shumë e madhe. Duke ecur m’u shfaqën varrezat dhe më bëhej sikur aty ishte edhe varri i mamit tim, edhe pse mami s’e ka varrin në atë vend. U frikësova dhe fillova të ecja përsëri në errësirë me ankth, dridhesha dhe me jorganin që me zor e tërhiqja. Më pas arrita në fund të rrugës, por përsëri ishte errësirë dhe kisha akoma shumë rrugë për të bërë. Aty takova një shoqe dhe mamin e saj. Edhe ajo ishte shumë e frikësuar. Vazhdonim të ishim në errësirë e më pas shtrëngonim duart me shoqen. Më pas mora në telefon kushëririn tim, por ai më tha që ishte në një vdekje dhe unë nuk arrita t’i thoja që të vinte të më merrte. Më pas mora kushëririn tjetër, por as ai nuk ma hapi. Pas dy minutash më mori një numër me emrin Milano Itali. E hapa telefonin, po nuk u përgjigj dhe pastaj e mbylla. Isha akoma e frikësuar dhe dridhesha. I thashë shoqes të merrte vëllain e saj, por ajo tha “jo”, se kishte frikë. A mund të ma shpjegoni, ju lutem?
– Errësira tregon pasiguri, konfuzion dhe ankth për të ardhmen. Ndiheni e pafuqishme nga pasiguria që ndjeni në vetvete dhe keni frikë para çdo situate apo personi. Mungesa e nënës jua bën akoma më të vështirë këtë gjendje. Mendoni në vetvete në mënyrë të pandërgjegjshme se po të kishit mamanë tuaj ndoshta do të ishit më e fortë. Është normale ta mendoni këtë gjë. Ju jeni natyrë që kërkoni ndihmën e dikujt dhe është mirë kur e kërkoni te personat e duhur, por ka momente të cilat duhet të dini si t’i kapërceni vetë, nuk duhet të prisni gjithmonë nga të tjerët. Nuk duhet të bëni zgjedhje apo të reagoni në mënyrë të papritur. Duhet të mësoni të prisni momentet më të mira për çdo lloj situate dhe të reagoni në mënyrë të pjekur e të pavarur. Duhet të jeni zot i vetvetes, pa pritur asgjë nga askush. Në këtë mënyrë do të arrini të jeni më e fortë në të ardhmen. E gjithë ëndrra ka lidhje me frikën dhe me natyrën tuaj të brishtë. Jepini zemër vetes dhe dilni nga kjo gjendje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Plaka dhe gërshërët

Next Post

A mund të bëj ushtrime gjatë menstruacioneve?

Advertisement