-Drejtësinë, guximin dhe diturinë i kishim armë,-dhe kurdoherë i kemi,-nga njëri aksion në tjetrin për mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe RIBASHKIMIN me SHQIPËRINË,-të derdhim djersën dhe gjakun,-të gatshëm ishim dhe jemi!
…Mua, sikur sot më kujtohet kur bisedonim,-(dertoheshim), me bashkëpunëtorin tim të vjetër, atdhetarin tetovar Xhemil Zeqirin:ishin fillimet e organizimit, pastaj të përgatitjeve aksioneve…,-VV-ja, numëronte më pak se 100 veta, shkruheshin parulla me mesazhe të qarta dhe të guximshme për ardhmërinë kombëtare; si ato:
Jo negociata, Vetëvendosje!
Jo Decentralizimit, në baza etnike!
Jo, eksterritorialitetit!
Poshtë UNMIK-u!
Europë, mos luaj me zjar!…
-Mediet “kosovare”, por edhe ato shqiptare në tërësi ishin të mbyllura si ato dyert e zeza hermetike, për këtë Lëvizje rinore që vepronte dhe premtonte shumë.
-Po bënim përpjekje maksimale që, ky terr informativ të thyhej, bisedonim nga afër por edhe me telefona me redaktorë gazetash dhe televizionesh, që VV t´i jepej hapësirë , të shkruhej dhe të flitej pa censurë,- ashtu siç e censuronte RTK-ja, për të, opozitën e vërtetë shqiptare; e cila sapo i kishte filluar hapat e saj të parë.
Në këtë betejë politiko-diplomatike shqiptare ishim të angazhuar jo vetëm në teren por edhe me ueb-faqen tonë shqiptare, “diplomacia.dk”, në veçanti e ka pasuruar gazetën tonë, me ilustrimet e mrekullueshme, atdhetari, Beqir Elshani, -në këtë adresë/link, këtu janë ca nga materialet tona të fillim viteve të veprimtarisë sonë në përkrahje të VV:
http://www.diplomacia.dk/aktuale/aktuale.htm
-Ueb-faqja shqiptare, diplomacia.dk ishte dhe mbeti kurdoherë simotër, përkrahëse e ueb-faqes së VV; vetevendosje.org
-Bashkëpunimit tonë, pastaj iu kanë përgjigjur pa hezitim ueb-faqja shqiptare, “albaniapress”, moderatori i saj, Faik Smajlin, pastaj, ueb-faqja shqiptare “mekulipress”, moderator, Gëzim Mekulin, “zërikosovës”, moderator, Adnan Haliti, radiodrenasi me moderatorin e devotshëm, ish- i burgosur politik, veteranin e UÇK-së, Ismet Sopi , i cili ca vite më vonë erdhi në Danimarkë-Suedi, me ç´rast bëri një punë fort të mirë në përkrahje të VV, duke bërë takime dhe intervista me mikun tonë të mirë, Rasmusen, me ç´rast, miku ynë e botoi në gazetën tij, intervistën tonë.
Në këtë drejtim, fillimisht ndihmë modeste kanë dhënë dhe radio-tv të tjera shqiptare,-mësa më kujtohet televizioni i parë që i dha hapësirë të duhur ishte: TV Alsat, atëbotë, Baci Adem dhe Albini patën dhënë intervista , pastaj, Top Chanel e të tjera mediume, herë-herë, por edhe ato e toleronin zërin e VV goxha me hezitime dhe censurime.
-Shoku Xhemil Zeqiri, veç ndihmave financiare, ka bërë në punë të madhe në takimet me politikanë, diplomatë, gazetarë dhe me media aty në Danimarkë.. Miqtë danezë, me në krye mikun e madh të shqiptarëve dhe të popujve liridashës , Rasmusen, akademikë/e, Mina Skafte Jensen, Jorn Pederseni, Lote Rudolf Madsen e të tjerë; kurdoherë ishin në përkrahje të VV; në veçanti, pas ngjarjeve tragjike të 10 Shkurtit të vitit, 2007, kur u vranë dy të rinj shqiptarë, Balaj dhe Xheladini;- Albini, pati pritje miqësore, politike-diplomatike, në vitin 2009 jo vetëm në Danimarkë por, edhe në Suedi. Ata, na dëgjuan me vëmendje dhe i përkrahën shqetësimet tona, në cilësinë e veprimtarëve jashtë vendit; Xhemilit, Shqiptar Osekut dhe mua.
Udhëheqës shtetërorë dhe të partive në vitet 2009 /2011 biseduan me Albinin dhe Visarin për ato çështje që neve na preokuponin neve;-madje, ata u deklaruan që për Vetëvendosjen si parim universal i të drejtave kombëtare shqiptare dhe njerëzore, ju si organizatë politike keni drejt të kërkoni fuqishëm dhe gjer në fund, madje, lidhur me këtë të drejtë legjitime kombëtare dhe ndërkombëtare ju, do i ta keni dhe përkrahjen tonë. -Pa harruar të theksoj këtu, një “sekret” që, ata nuk parapëlqenin shumë vetëm rezistencën paqësore aktive në rrugë. -Ju, duhet të organizoheni, të fuqizoheni në popull dhe pastaj si subjekt (parti) politike të hyni në institucionet e Kosovës,- e thoshin qartë idenë e tyre.
-Unë, në një intervistë në Radio Suedi, emisioni në gjuhën shqipe i ftuar nga gazetari përparimtar, Shuquri Sejdijaj e pata përkrahur fort qëndrimin e VV kundër decentralizimit me theks të veçantë që kishte filluar të bëhej si plan i nëndheshëm për bosnjëzimin e Kosovës, pra, duke u bërë kjo në baza etnike. Poashtu, eksterritorialitetin, që po i vinte Kosovës si thikë prapa shpinës; ja, tashmë pas 11 viteve, më së miri po shihet andej kah Dukagjini, ku prona të tëra të komunës së Deçanit, po i dhurohen padrejtësisht, madje dhe nga Gjykata Kushtetuese, si peshqeshe kishës serbe., po ato vendime që i kishte bërë qeveria fashiste serbe e S. Millosheviqit. Të gjitha këto ishin paralajmërimet tona, për ardhmërinë jo të ndritur dhe jo fort të sigurt paqësore, për Kosovën.
-Poashtu, në atë hulli përpjekjesh pa humbur kohë e pata shkruar një shkrim me titull paralajmërues:
Një diell i ri po lindë, në Kosovën shqiptare!
-Për atë shkrim sipas opinionistëve të brishtë dhe të prishur kombëtarisht qe herezi, aq sa, sot askush nuk mund ta merr me mend!… Për atë shkrim jam sulmuar në mënyrat më të poshtra direkte dhe indirekte; (me kërcënime dhe ironizime); të tipit si këto fj, gjepura: “Po çka po kujton ti, o F. SH, se, Kosova është shqiptare, a?! A mos po donë ti me shokë e shoqe, me i zgjeruar kufijtë e Ilirisë deri në Zarë të Dalmacisë, a??!
Po, pse po lodhesh, o F. SH, -sepse, ju kot e keni, Albini as VV nuk kanë kaçik, të bëjnë diçka të mirë për Kosovën, pa lëre më edhe ta ribashkojë me Shqipërinë”!
-Përgjigjet për ata, ato kokëshkretë/a, nuk merrja mundimet as t´ua ktheja, as nuk i kemi vënë “ urët në zjar” për sulmet, shpifjet dhe makinacionet e atyre që: në radhë të parë ishin të nxitur nga qeveritarë e pushtetarë “kosovarë” që VV e shihnin si një rrezik të mundshëm për të penguar pazaret e tyre me Serbinë fashiste, apo ishin elementë të mjerë që nuk shihnin sa në hundë çfarë komplotesh po i përgatiteshin Kosovës dhe kombit shqiptar, kishte nga ata edhe elementë fodullë që “pejzat politike i tirrnin hollë”, prandaj e kishin ca zili t´u dilnin përpara rinia, me gjithë atë bagazh të pallogaritshëm politik dhe diplomatik që kishin dhe ishin të gatshëm ta jepnin, për fatet e atdheut.
Mbi të gjitha, vendosmërinë tonë e kishim të pathyeshme, sepse VETËVENDOSJA si parim i drejtë, i garantuar edhe sipas konventave ndërkombëtare, kjo organizatë që bazohej në ato ide, që nga themelimi i saj, duke u fokusuar fort edhe në çështjet tjera të pazgjidhura kombëtare shqiptare; -e bënte fort të arsyeshme dhe të dashur për ne, -dhe, për faktin që: ishim inkurajuar shumë nga simboli i rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi, i cili i kishte biseduar në telefon me shokun, Xhemil, ku midis tjerash i kishte thënë: “Ti dhe Fadili, punë më të mirë, zor se keni bërë këto vite, sesa që, menjëherë iu keni bashkuar atyre djelmoshave dhe gocave të zgjuara dhe atdhetar/e të VV” .
-Po atëbotë, Baci Adem do të deklaronte:
“Për Vetëvendosjen si ide, 100 herë e meriton të vdiset”!
-Vlen të theksohet këtu, kontributi i atyre “Nëndegëve jashtë vendit” si ajo e rinisë shqiptare në Danimarkë, dhe të individëve të pavarur atdhetarë e atdhetare; si Florin Krasniqi në Amerikë, Gëzim Mekuli e të tjerë…
Vlen të theksohet gjithashtu që, pastaj Florin Krasniqi u kthye në Kosovë, pas një pune të palodhshme, gjatë zgjedhjeve e mori mandatin dhe punoi dhe deputet në Kuvendin e Kosovës; poashtu edhe Gëzim Mekuli në Norvegji, pastaj me org, të nëndegës atje ku vepron , për këtë ay u propozua dhe kandidoi deputet në rrethin e Pejës, mirëpo atje nuk i fitoi votat, të cilat dihen si shkuan dhe kush i fitoi.-
-Nëndegët e VV jashtë vendit ishin bërthamat e para të zgjimit opozitar të mërgatës shqiptare; ato, ishin dhe mbetën përkrahës dhe përkrahëse të denja të VV.
–Gëzon fakti që, përveç atyre që kanë vepruar më herët, kohëve të fundit , elementë të tjerë përparimtarë në Gjermani, Angli, Zvicër (emrat nuk po më kujtohen dot), punët po ecin për së mbari më shumë se kurrë, në Suedi po krijohen Nëndegë të reja të VV.
-Është me rëndësi për të cekur faktin që; ne, kurdoherë e mbronim idenë: ju, shokë dhe shoqe të VV, jeni në terren, ju i dini punët më mirë, sesi të veproni; ne , nuk duam t´jua imponojmë juve asnjë qëndrim , ne duam vetëm të japim ato ndihma që mundemi dhe që na takojnë , apo dhe ndonjë këshillë; nëse juve kjo ju pëlqen merreni , nëse jo, mos e zbatoni. Ju, përsëri, do ta keni ndihmën tonë. Mbi këto baza të shëndosha mirëkuptimi vëllazëror, u krijua , u rrit dhe u forcua veprimtaria jonë.
Gjithashtu, vlen të theksohet që, në Kosovë, pandalshëm organizoheshin tubime popullore, bëheshin edhe protesta nga VV, mirëpo, ne po brengoseshim që në sheshet e qyteteve tona, nuk ishin më shumë se 100 apo 200 veta;-kjo atëbotë, aspak nuk ishte pasqyrim i faktit që VV-ja, nuk kishte drejt, kur i kundërshtonte bisedimet me Serbinë Fashiste, kur VV i kundërshtonte marrëveshjet në Vjenë; bisedime nën ombrellën e grisur të Ahtisarit, që i sollën pastaj këto të çarat e mëdha politike-diplomatike shqiptare, në bazë të Decentralizmit, Eksterritorialitetit, heqjen e Flamurit Kuqezi nga institucionet tona, e vunë Fusnotën, aty ku në dokumentet ku bëhen marrëveshje tregtare e të tjera, apo në takimet jashtë vendit të udhëheqjes së Kosovës fshihet emri Republikë e Kosovës;-e, të tjera prapakthime-dështime,-sipas Rezolutës 1244 ;-këto pararendëse ogurzeza nga “miqtë” ndërkombëtarë dhe hileqarët “kosovarë”, që pastaj i sollën dhe hendeqet e mëdha që, Kosovës dhe kombit shqiptar po i sjellin rreziqe të paparashikuara me “Zajdenicën” dhe Demarkacionin” etj…
-Paralajmërimet me debate, shkrime, me protesta të VV dhe të individëve apo atyre qarqeve përparimtare në Kosovë, ishin kambana alarmesh; por që nga njëri vesh u hynin në tjetrin u dilnin politikanëve dhe politikaneve të etura për pushtet e pasuri,- por, jo për shtet me sovranitet dhe për Shqipëri.
-Albini persekutohej pandalshëm burgjeve, nga klasa politike “kosovare”, me dorën “e ndihmave” të UNMIK-ut, dorën e zgjatur dinake të Serbisë Fashiste, ashtu si edhe veprimtarët e VV.
-Albini, doli nga burgjet serbe, tash “pas çlirimit” në Kosovën “sovrane”, po hynte në burgjet “kosovare” dhe në ato të ashtuquajturat, “burgje shtëpiake “ por, armiqtë dhe servilët e tyre shqipfolës, i kishin bërë hesapet pa hanxhiun” Ay, nga ato errësira “vezake”; doli dhe po del kurdoherë më i fortë…
Albini, e botoi dhe librin e tij publicistik Zgjohu! Prishtinë, 2003-2007, libri doli nga botimi dhe u përurua nga shokët dhe shoqet e VV ,-pikërisht ato ditë që ai po e vuante dënimin, me burg shtëpiak.
Mua, shkova e vizitova në shtëpi, ishte hera e parë që po e takoja; Albini më la përshtypje të thellë , si një djalosh i zgjuar, vizionar, guximtar dhe i palodhur…
-Kur shkova në sallë të Institutit Albanologjik në Prishtinë ,-sikur isha bërë çelik, isha mërgimtar i zhuritur në mesin e aq shumë njerëzve të dashur të vendit tim; ndonëse disa miq më kërkuan të thosha aty ndonjë fjalë, nuk pranova; -vendosa të dëgjoja opinionet e njerëzve përparimtarë, si të Pr. Dr, Sadri Fetiu, të mikut tim të vjetër atdhetar, Mr. Rexhep Ahmeti e të tjerëve…
-Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset aty, mua më dukeshin si krushqit dhe krushqet në legjendat epike;-kur nga betejat e lirisë në luftërat e stuhishme, kur nuset vinin pa dhëndurët për faktin që dhëndurët ishin në beteja, apo kishin rënë heroikisht; -a nuk ishte kjo “koincidencë”, me fenomenin, Albin; kur libri po i përurohej, pas “çlirimit”, ndërsa, autori i saj i dalë nga burgjet e Serbisë Fashiste, po përplasej, në ato të ashtuquajturat, “burgje shtëpiake” dhe palaçollëqe të tjera dënimesh të padrejta, që bëheshin nga politikat reaksionare, kosovariste-unmikase?!…
-Nga vlimet dhe gatishmëria e rinisë sonë heroike, po e shihja qartë dhe po e prekja me dorë, “makinën lëvizëse”, VV të kthesave të mëdha, ato aksionet në rrugë, për të vazhduar më tej me betejat e ardhshme politike dhe diplomatike
gatë asaj kohe dhe në të ardhmen me shumë të papritura prapakthimesh që klasa politike “kosovare” po ia përgatiste hendeqet popullit të vet.
VV, e kishte marrë mbi supe misonin sublim për t´i kundërshtuar, penguar dhe ndaluar ato barriera të pista tradhtie.
-Populli ishte i godituri, “midis kudhrës dhe çekanit”: nga njëra anë i mashtruar, i vjedhur, kur e jepte votën e tij; nga ana tjetër nga kërkesat reale të VV që, nuk dëshironte pushtet, pa shtet me sovranitet; -prandaj, proceset politike të ecjes përpara, të kuptimit lehtë ndaj demaskimit të kësaj klase politike dështuese, prapakthyese në historinë tonë të re;-natyrisht, që erdhën ngadalë.
Ne, nuk ndalonim! Nuk ndalojmë! As e kemi ndërmend të ndalojmë,-gjer në fitore!
Nëse VV-ja me në krye Albinin këto 10 vite e ca muaj, ka bërë ndonjë lajthitje, gabime nga devijimet e parimore dhe programore të saj, jo, nuk ka bërë asesi; nëse diçka nuk ka shkuar më mirë sesa do të duhej, kujtoj që, siç thotë një fj, jona popullore: “faji nuk duhet të mbetet jetim”
-Gjithashtu, një fjalë e urtë popullore nga mëson: “Gjatë punës së mbarë disa gabojnë me ndonjë lajthite, por keq gabojnë ata, ato që nuk punojnë asgjë, apo, edhe më keq, kur punojnë punë prapësie”!…
Nëse vlerësojmë sipas kësaj motoje, gabimet kurrsesi nuk duhet t´ia faturojmë Albinit me shokë e shoqe, brenda dhe jashtë atdheut.
A nuk kanë bërë më shumë gabime të gjithë ata intelektualë dhe ato intelektuale të dëshmuar/a dhe të heshtur në veprimtari atdhetare, që me kohë nuk iu bashkuan kushtrimit të paralajmërimeve të VV, për rreziqet që po i kanoseshin atdheut tonë, Kosovës dhe më gjerë?!
VV, ishte, është dhe do të jetë pararoja e sigurt, duke e flijuar udhëheqjen, anëtarët dhe simpatizantët e saj, për të mbrojtur çështjen kombëtare!
-Mua, fort mirë më kujtohet kur ishim në Gjilan në një takim me popullin e Anamoravës, aty po trajtohej çështja e decentralizimit, po kritikohej fuqishëm me fakte se, kjo do ta rrezikonte seriozisht Kosovën dhe kombin shqiptar. Aty, folën shumë pjesëmarrës/e, foli dhe udhëheqësi mendjendritur, Glauk Konjufca, i cili midis tjerash (po e parafrazoj) tha:
“Ne, nuk do të tërhiqemi dot nga kërkesat tona të drejta, për ta mbrojtur Kosovën, ne do ta vazhdojmë rezistencën tonë paqësore aktive, do t´i mbushim burgjet, por nuk do të ndalojmë deri në fitore”!
-Me keqardhje më duhet të theksoj faktin që; disa, ish-të burgosur politikë, disa ish-udhëheqës të institucioneve “kosovare” më shumë parapëlqenin të strukeshin partive ku kishin goxha para të majme, ku kishin rehati dhe privilegje të pushtetit paralel me UNMIK-un, e pastaj edhe me EULEX-in, të cilëve iu bënin temenara, sesa të bashkoheshin me VV kur Albini printe në demonstrata dhe aksione të tjera, që nga Prishtina e gjer në Merdare, në Dheun e Bardhë e gjetiu…
Shënim: Në këtë adresë/link, janë të pasqyruara aksionet ndë vite: http://www.vetevendosje.org/aksione/r
-Vetëm pas vitit 2010 e këtej, disa elementë përparimtarë e kuptuan se, “makina” pa drita e zhytur në këneta, e humbur në mjegullnajat e politikës “kosovare” e kishte humbur drejtimin, po kthehej, “currik” nga pas, pra po shkonte krejt kaheve të kundërta;-ajo nuk po shkonte drejt Tiranës,-por e lidhur pas reaksionit kombëtar dhe ndërkombëtar po turrej si lubi kundër kombit shqiptar duke i realizuar objektivat e saj, kah Beogradi, Brukseli dhe Moska; duke bërë këtë, gjithnjë nën maskën e demoNkracisë integruese me EU, ashtu po shkonte drejt skllavërisë sipas kërkesave dhe udhëzimeve të Rusisë cariste të Putinit.
Megjithatë, më mirë vonë se kurrë!
Opozita e bashkuar e cila po ecën me kërkesat e drejta përkrah VV, lë vend për të shpresuar; -tashmë, kur gjithçka po shihet si në dritën e diellit, për faktin që të gjitha turpeve, krimeve të klikave reaksionare, po iu hapen “petët e lakrorit”, prandaj po ju vjen fundi; përballë uraganit të fuqishëm POPULL, tashmë,-JO VETËM LIRIDASHËS, por, edhe UNIFIKUES, SHTETBËRËS;-KOSOVË SOVRANE,-për të krijuar kushtet që, urgjentisht të RIBASHKOHEMI me shtetin amë, SHQIPËRINË, prandaj, VV pas gjithë këtyre përpjekjeve, vuajtjeve me djersë, gjak e lot; nga ideologët e vërtetë të shqiptarisë,-udhëheqësit dhe veprimtarët e veprimtaret e saj, po del krenare para popullit dhe atdheut; po del e pastër,e panjollosur nga hajnitë (korrupsioni), turpet dhe krimet, që mbi supet e tij i mbanë, për 17 vite reaksioni i klikave tradhtare, të idealeve të larta kombëtare shqiptare të Isë Rrahman Hashimit!
-Prandaj, VV-ja, kjo vigjilente sfiduese, kjo largpamëse-ndriçuese, përditë po forcohet, po zgjerohet, jo me dhjetëra,-por me qindra e mijëra anëtarë dhe simpatizantë të devotshëm të atdheut shqiptar.
Advertisement