Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Varka, dallgët dhe dielli

– Kam parë në ëndërr sikur isha me burrin në një varkë dhe pashë që na erdhi një dallgë e madhe e cila na kaloi sipër. Varkën nuk e përmbysi, por as xhamat e saj nuk i theu. Mbas pak, pashë diellin. Ç’do të thotë kjo?
– Varka tregon situatën tuaj private, që duket e trazuar kohët e fundit. Pra, marrëdhënia mes jush dhe bashkëshortit është pak e komplikuar dhe dallga tregon vështirësi emotive dhe gjendje psikologjike pak të rënë. Gjendeni para një situate jo të lehtë dhe do t’ju duhet shumë forcë për ta kapërcyer. Megjithatë, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, sepse dallga ka kaluar sipër jush dhe nuk e ka përmbysur varkën tuaj, gjë që përfaqëson, veç të tjerash, marrëdhënien tuaj në çift. Pastaj dielli në fund, tregon shpresën dhe daljen nga vështirësitë. Ka gjithmonë një zgjidhje pozitive për çdo problem, sidomos kur del dielli në fund, ndaj mos u shqetësoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Baby Gee: Publiku nuk do një Rita Ora tjetër!

Next Post

Pija cigare

Advertisement