Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mesazhe miqësore…

Ti gjithmonë ke qëndruar pranë meje. Unë përherë do të jemë pranë teje, shoku im! Shokët janë engjujt të cilët na ngrisin në këmbët tona atëhere kur Krahët tonë kanë problem të kujtojnë si të fluturojnë! Po të merrja nga një lule sa herë që më ke bërë të qeshë, Do të kisha një kopsht për të ecur në të përgjithmonë! Kur nuk kam mundur të jap një buzëqeshje, ti më ke bërë të qeshë. Kur unë isha e pikëlluar dhe e lënduar, ti ishe afër meje të mi tharësh sytë Shoqëria jote do me thënë botë për mua. Ti më ke treguar se çfarë domethënie ka shoqëria në të vërtetë!! Ti ishe pranë meje kur unë kisha më së shumti nevojë! Të faleminderit që ishe shoku im! Të faleminderit për të gjithë kujtimet e pazavendësueshme… Momentet e këndshme me dhimbje, kohën kur lotët nuk ndaleshin duke rrjedhur, dhe të gjitha marrëzitë ndërmjet. Ti je një shok i vërtetë. Kur e gjithë bota shkoi. Ti ishe këtu me duart e hapura. Të faleminderit që ishe shoku im! Shoku i vërtetë është ai i cili mbikqyrë të gjitha dështimet dhe feston suksesin tënd! Ti je një shok i vërtetë. Të faleminderit që ishe aty kohë pas kohe, prej fillimit deri në fund, shoku im i durueshëm. Gentit nga Bora.

Unë nuk mund të të premtoj se ti do jetosh në një botë ku njerëzit nuk do t’i lëndojnë ndjenjat e tua, por mund të të premtoj që nëse ti do vazhdosh të ecësh dhe t’i kushtosh ditë të tëra vetes tënde, opinionet dhe fjalët e të tjerëve do të ndikojnë shumë pak tek ty. Njerëzit do të vazhdojnë të flasin fjalë jo të vërteta për secilin nga ne. Çdo ditë që hyjmë në rrjetet sociale, ne shohim jetët perfekte të miqve tani, por harrojme se sa e mrekullueshme është jeta jonë. Ne shohim prapaskenat e saj dhe lëmë mënjanë gjërat dhe njerëzit e veçantë që janë pjesë e ditëve tona. Çdo ditë që zgjohesh, ti kujton dyshimet e tua, frikërat dhe synimet e paarritura. Ti je e vetmja qe brenda trurit tënd ndien gjithë ankthin,që dëgjon zëra që të thonë se ti nuk mund të jesh ajo që do të jesh. Dua të të them se janë të shumtë personat që do kërkojnë përherë të ndikojnë për keq në jetën tënde, por askush prej tyre nuk do të ketë aq ndikim sa kanë vetë mendimet e tua për ty. Dhe unë dua që në momentet e tua më të vështira, ti të shikosh veten në pasqyrë dhe të kujtosh çfarë je dhe çfarë nuk je. Ti nuk je opinioni i dikujt tjetër për ty. Ti nuk je një problem për t’u zgjidhur, thjesht sepse ke bërë disa gabime në jetë. Ti nuk je dështake, vetëm se ke bërë disa punë apo projekte pa rezultate pozitive. Ti je përkufizimi i bukurisë dhe vlerave. Ti je e zgjuar dhe e fortë, pavarësisht gabimeve. Ti je dikush që kaloi nëpër shumë stuhi dhe vazhdoi të ecte.  Unë kam kuptuar se nuk ka rëndësi të jesh perfekte, apo të ndihesh e tillë. Rëndësi ka të përshtatesh me gjërat dhe ta bindësh veten se ti ke plot arsye për të qenë e lumtur sot. Unë jam duke mësuar çdo ditë nga jeta, por diçka që e di me siguri, është se dhimbja të bën më të fortë dhe se të ecësh nëpër shumë stuhi në jetë nuk të dëmton. Realisht, të bën të ndihesh më e pastër…!!! Per ty shoqja ime. D.

Ku janë shoket? Ata të vërtetit, ata që të marrin në telefon për të treguar një barsaletë, ata që shqetësohen nëse ti nuk i merr të paktën një herë në ditë, ata shoke që sapo e marrin vesh që ti je keq, lënë çdo gjë dhe vijnë për t’u bërë të dobishëm me miqësinë e vërtetë, me dashurinë e tyre krejtësisht pa interes. Epo ku do të përfundojë kjo ndjenjë? Bota po shkrihet nga ngrohja globale, por zemrat tona janë shndërruar në male prej akulli, hapësirat brenda nesh po mbushen me urrejtje, egoizëm, zili. Askush nuk dëshiron që të kujtojë se dashuria fiton mbi gjithçka, se bashkimi i shpirtrave mund të përballet me çdo stuhi, se një buzëqeshje ka më shumë vlerë se çdo thesar… Ku do të përfundojë jeta? Jeta jonë është kthyer në një listë te pyetjeve dhe kështu do të kalojnë vite, shekuj dhe ne nuk do të mbajmë më mend gjërat më të bukura që kemi pasur!? Mateo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ardit Çuni: Në Shqipëri, nuk më kanë kuptuar!

Next Post

Mall dhe nostalgji…

Advertisement