Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
“Fate të kryqëzuara” Alperi nuk është vëllai i Dilarës
”KOLONA E PESTË” KUNDËR-SHQIPTARE NË OFENSIVË, URGJENTISHT DUHET T´I NDALET TURRI ! Shkruan: Fadil Shyti
Pija cigare

”KOLONA E PESTË” KUNDËR-SHQIPTARE NË OFENSIVË, URGJENTISHT DUHET T´I NDALET TURRI ! Shkruan: Fadil Shyti

FADIL SHYTIDisa analistë shkretanë, reaksionarë me damka, “kosovarë”, si Sabri Novosella, Nexhmedin Spahiu, Migjen Kelmendi Halil Matoshi, Enver Robelli, Isa Mulaj, Arben Idrizi , Berat Buzhala , Ilir Mirena e të tjerë; që prej kohësh u kanë marrë kokat erë. dhe disa analiste shkretane reaksionare, “kosovare” si: Besa Luzha, Elida Buçpapaj, Donika Chvars, Flaka Surroi e të tjera…,-duke vjellë vrerin si gjarpinjtë dhe nepërkat, kundër Gjuhës Shqipe të Njësuar, kundër Flamurit Kuqezi, ca prej tyre madje e paraqitën pa pikë turpi,-zbulimin “gebelsian”,-kinse, në Kosovë, paska dhe një “komb kosovar”?!!!
-Pastaj, sulmet ndaj Shqipërisë administrative dhe shtetit shqiptar;-në veçanti ndaj qeverive majtiste, sulmet ndaj atdhetarëve dhe figurave të ndritura të kombit shqiptar, në veçanti ndaj gjeniut, udhëheqësit të LANÇ-re, dhe të punës së ndërtimit të RPSSH-së, Enver Hoxha, dhe PPSH-së,-pastaj, kundër simbolit të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, komandantit legjendar, Adem Jasharit, kundër, LPK-së, të themeluar nga atdhetarët e mëdhenj Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe përkrahësit e tyre përparimtarë,-por edhe kundër UÇK-së, dhe ideologëve të tyre, të lirisë, të ribashkimit kombëtar, të zhvillimit dhe të barazisë së kombit shqiptar.
Tash, e tërë kjo makineri i mykur e tyre, është vënë në shërbim të armiqve të kombit tonë; po nga këta-titistë e rugovistë, nga këto titiste e rugoviste; janë kundër Albinit dhe VV; duke bërë këtë, këta z, të pandershëm politikë dhe këto znj, të pandershme politike;-me çdo kusht po duan të jenë në qendër të ngjarjeve, (pa ngjarje të tyre, që meritojnë të humbim kohë për ´to ),-sepse, ishin dhe janë krejt sterile, idetë e tyre janë akuzat të pabaza shkencore , shqiptare dhe njerëzore; shpifjet e tyre karakterizohen si nga provokatorët dhe provokatoret më të liq dhe të liga që i ka njohur historia e turpeve në rajonin tonë.
-Por, mos të harrojmë!
-Secili atdhetarë dhe secila atdhetare, kudo që jemi; brenda dhe jashtë atdheut se, këto veprimtari të poshtra të tyre, që kanë marrë turr si derrat dhe dosat; nuk ishin, as nuk janë të rastësishme.
-Këto sulme ishin dhe janë sulme nga “Kolona e Pestë”, që kanë zënë vend kryesor në mediumet publike dhe private të sotme të nxitura dhe të përkrahura nga pushteti dhe opozita (sipas qejfeve të tyre); -në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe gjetiu kudo në mërgatë; të financuara nga borgjezia reaksionare duar të zgjatura të armiqve të kombit dhe të shtetit shqiptar!
-Duke përfunduar këtë reagim do të dëshiroja të shtoja dhe këtë kërkesë, apo këshillë të sinqertë, drejtuar këtyre elementëve të mashtruar/a, -uroj të mos bien në pozita të thella të mëtutjeshme kundër-shqiptare,- armiqësore…
-Këta elementë duhet të reflektojnë pozitivisht, të tërhiqen nga idetë e tyre të prapësive, në veçanti sa i përket Gjuhës, Kombit, Flamurit Kuq e Zi; të cilat konsideroj që, nuk janë vetëm ide politike;-por para së gjithash janë faktorë dhe ide larta kombëtare, të shenjta, janë të paprekshme!…
-Duke bërë këtë pendesë, -kjo do të ishte në radhë të parë në dobi të tyre, pastaj dhe në dobi të popullit dhe atdheut.
-Në mos për asgjë tjetër, po ta bënin këtë;- do të bënin fort mirë: të mos na humbasin kohën, duke u marrë me broçkullat e tyre “gjuhësore”, “kombëtare” dhe “politike”, duke krijuar tymnaja të panevojshme përçarjesh në Shqipërinë Etnike.
20. Prill, 2016

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Fate të kryqëzuara” Alperi nuk është vëllai i Dilarës

Next Post

Pija cigare

Advertisement