Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Edmond Muho: Jam i kënaqur nga publiku im

edmond muho (1) edmond muhoEdmon Muho, është një emër jo pak i dëgjuar për ata qe frekuentojnë jetën e natës dhe që pëlqejnë muzikën tradicionale shqiptare, sidomos atë të jugut por jo vetëm, Edmondin është I pranishëm edhe në gëzimet familjare të publikut të tij ku ai nuk harron ta falendërojë dhe të vlerësojë duartrokitjet e tyre. Ai ka lancuar tre klipe shumë të bukura me tituj “U verbua dashuria” Shpirtin kam tek ti” dhe “Lulja ime”, klipe këto që ndiqen jo me pak interes nga publiku i gjerë.

 

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Përshëndetje, çfarë duhet të dijë publiku për Edmond Muhon?
Edmond Muho:- Edmondi  ka 25 vjet që merret me muzikë. Jam i martuar me dy fëmijë që I kam dritën e syve të mi, gjithë jeta ime I është përkushtuar familjes dhe muzikës.
– Çfarë e bën të veçantë prezantimin tënd në këtë mori këngëtarësh në tregun muzikor?
– Origjinaliteti dhe thjeshtësia.
– Klipi yt i fundit “U verbua dashuria”” pati goxha sukses apo jo, pse mendon se publiku e ka pëlqyer këtë këngë dhe klip?
– Të them të vërtetën, suksesi i kësaj kënge dhe klipi pritej, sepse është një këngë goxha më rinore dhe që është pëlqyer shumë. Uroj të ecë me këto ritme. Bashkëpunimi me këngëtaren Luziana Tahiri, kolege imja shumë e mirë dhe mikeshë në të njëjtën kohë, ka rezultuar goxha i suksesshëm.
– Ndërkohë që ke edhe një tjetër bashkëpunim me Luziana Tahiri, një këngë mjaft interesante “Shpirtin kam tek ti” çfarë keni të përbashkët me këtë këngëtare?
– Zërat u përputhën, u koordinuan në një bashkëpunim dhe kur u pa suksesi, u ripërsërit në një bashkëpunim tjetër i cili rezultoi edhe ai i suksesshëm.
– Në përgjithësi këngët e tua janë të këtij tipi apo të pëlqen të alternosh rryma?
– Edhe pse tabani i këngëve të mija është muzika came, ajo e jugut, alternimi i rrymave është bërë trend dhe i pëlqyeshëm në ditët e sotme. Me kalimin e kohës bëhet edhe përshtatja muzikore.
– Si u gjende në botën e muzikës?
– Unë kam filluar të merrem me muzikë që në shkollë fillore, që në shkollën e pionierit dhe që atëherë nuk kam ndluar asnjëherë së kënduari.
– Nuk të tremb konkurrenca?
– Asnjëherë nuk më ka trembur konkurrenca, sepse secili ka mënyrën e tij të të kënduarit, unë kam origjinalitetin, mënyrën time dhe s’kam as pse të krahasohem me njeri as të ndjej konkurrencë nga dikush.
– Nga e marrin jetën këngët e tua?
– Siç thashë edhe më sipër, tabani i këngëve të mija është kënga came dhe si e tillë unë njihem si këngëtar i trevave came.
– A është dashuria një ispirim më shumë për krijimtarinë tënde?
– Dashuria është frymëzim për çdo këngëtar. Mua më ka frymëzuar për të realizuar këngë të tilla si “Lulja ime”,“ U verbua dashuria” dhe shumë këngë të tjera të cilat zanafillën kanë element, dashuri.
– Interpretimi playback nuk pëlqehet nga zërat që dinë të këndojnë, ndërsa ai është shfaqur në skenën e festivaleve?
– Unë kam një jetë të tërë që këndoj live dhe nuk do ndihesha mirë nëse do këndoja me playback. Gjej veten tek muzika live dhe kështu do jetë gjithmonë sepse përpapra publikut ndihesh i vlerësuar, nga duartrokitjet dhe urimet e tyre.
– Rruga e suksesshme në muzikë, sigurisht ecën mes vështirësish. Ku ndihet më i xhelozuar Edmondi mes meshkujve apo mes femrash?
– Askund nuk jam ndjerë i xhelozuar. Nuk mund të flas për ndjesitë e të tjerëve por unë jam ky që jam dhe jap maksimumin tim në atë që di të bëj më mirë, të këndoj.
– Cili është njeriu më i afërt për ty?
– Falendëroj nënën time që më lindi dhe familjen time që kam, janë njerëzit e mi më të afërt me të cilët flas për gjithçka dhe më dhurojnë dashuri pa kufi.
– Ç’duhet të bëjë një këngëtar që të quhet i realizuar?
– Të punojë shumë, të përkushtohet dhe të dojë atë që bën.
– Të ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshjes me publikun e klubeve?
– Jam shumë i kënaqur nga publiku im. Jam ndjerë i përkedhëlur prej tyre madje, sepse më kanë mirëpritur dhe më kanë vlerësuar. Nuk mbaj mend të kem patur situate të sikletshme. Jam ndjerë kudo si në shtëpinë time.
– Tek cili karakter futet Edmondi?
– Jam njeri me karakter të butë, i sjellshëm dhe shumë idashur me njerëzit që me rrethojnë.
– Sa herë je penduar për veprimet e tua dhe cila është gjëja për të cilën do të doje ta ktheje kohën pas?
– Nuk jam njeri që pendohem, kur marr një vendim e bëj me përgjegjësi dhe sepse dua ta bëj, kështu që më mbrapa nuk kam pse pendohem.
– E beson shprehjen, “koha i shëron të gjitha plagët”?
– Jo, nuk kam besuar asnjëherë tek kjo shprehje. Koha mund t’i zbusë pak plagët por jo t’i shërojë plotësisht..
– Cila është motoja që të shoqëron gjithmonë?
– Qëndro optimist dhe gjithçka do shkojë mirë.
– Cilat janë planet e tua per te ardhmen, përsa i përket muzikës?
– Jam në përfundim të një kënge dhe një klipi të ri, ritmike dhe që shpresoj të pëlqehet nga publiku.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cilët janë shpikësit e objekteve që përdorim në jetën e përditshme?

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement