Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Do të ma shembin shtëpinë?

– Përshëndetje avokat, unë që po ju shkruaj jam një person që dua të ndërtoj një shtëpi sado të vogël sepse jam i pastrehë. Vendi ku dua të ndërtoj është i yni si farefis. Po jua shpjegoj më mirë e më qartë. Gjyshin e ka rritur xhaxhai i tij se ka mbetur jetim që 6 muajsh, pra, besoj se gjyshi im edhe xhaxhai i tij konsiderohen të barabartë si bashkëpronarë të kësaj toke. Më pas toka u kolektivizua e ata nuk arritën ta ndajnë kurrë me njëri-tjetrin. Në vitin 1991, toka u nda mbi bazën e ligjit 7 501. Kushërinjtë, pra, fëmijët e xhaxhait të gjyshit e fëmijët e tyre që janë në qytetin e Tiranës prej 60 vjetësh, na kanë thënë: “ne vetëm nuk kemi të drejtë ta falim apo ta shesim tokën, por mund ta përdorim për nevojat tona lirisht”. As me xhaxhallarët e mi e djemtë e tyre nuk kam asnjë problem. Për më tepër, toka ku duhet të ndërtoj është tokë jo e punueshme. Pyetjet e mia janë: Si duhet të veproj që të mos ndërtoj pa leje? Ku duhet të marr leje? Çfarë dokumentesh më duhen që të filloj të ndërtoj? Cili është institucioni që i lëshon këto dokumente? Sa mund të më kushtojnë ato? Unë nuk dua të ndërtoj pa leje e pastaj të ma prishin, por nga ana tjetër jam edhe i pastrehë, edhe i papunë. Ju falënderoj edhe ju uroj suksese! Trëndafili.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: -Përshëndetje zoti Trëndafil. Me aq sa ju tregoni, nuk jam i qartë t’ju jap këshillë të saktë në mënyrë që ju të orientoheni sa më mirë për të zgjidhur problemin tuaj, përsa i përket pronës të cilën ju e keni trashëguar nga gjyshi. Për të dhënë përgjigje profesionale, ju duhet të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” në mënyrë që të shohim dokumentacionin që ju dispononi, pasi avokati nuk mund të flasë duke u bazuar në fjalë, por duke u bazuar në dokumentacion.

– Megjithatë, po ju sqaroj në mënyrë të përgjithshme se: nëse gjyshi juaj ka qenë bashkëpronar për prona të cilat janë krijuar para viteve 1940, atëherë ju ose bashkëpronarët e tjerë duhet të interesoheshit pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në të cilën do të kërkonit që këto prona t’ju njiheshin ose t’ju ktheheshin.

Advertisement

– Nëse pronat tuaja do të ishin shpërndarë me ligjin 7501, atëherë ju do të kërkonit njohjen e këtyre pronave dhe kompensimin në vlerë monetare nga shteti për sipërfaqet e zëna. Nëse do të kishit prona të cilat nuk ishin të ndara me ligjin 7501, atëherë do të kërkonit kthimin e tyre. Ju duhet të bëheni pronar për pronën që mendoni se jeni trashëgimtar, pastaj duhet të plotësoni kriteret që jep ligji lidhur me ndërtimin. Për të bërë ndërtim, duhet t’i drejtoheni bashkisë për informacion, nëse ne zonën ku ju keni pronën lejohet ndërtim dhe çfarë distancash duhet të zbatoni, në mënyrë që ndërtimi të jetë konform planit urbanistik.

– Nëse jeni i pastrehë dhe kërkoni të merrni banesë sociale nga Bashkia e Tiranës, duhet të paraqiteni pranë njësisë administrative për marrë listën e dokumentacionit në mënyrë që të aplikoni si i pastrehë. Ndërkohë, kontaktoni me avokat për t’i dhënë zgjidhje problemit të pronave.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje të ndryshme...

Next Post

Si të përfitoj bursë studimi në Itali?

Advertisement