Në një festë të vogël, private dhe shumë të këndshme, këngëtarja Amarda Arkaxhiu festoi ditëlindjen e saj. Kolegë, miq e mikesha të ngushta por edhe gazetarë e gazetare, ishin të pranishëm në festën që këngëtarja organizoi në mbrëmjen e 11 prillit, datën e lindjes së saj, në ambjentet e një prej lokaleve të kryeqytetit, “Rosa Blu”. Anjeza Branka, Xhoi Kallaverja, mjeshtri i muzikës Shaban Çela, këngëtarët Vani Gjuzi, Andi Shkoza, Artur Yzeiri e kompozitori Gëzim Mneri, ishin disa nga të ftuarit e festës së këngëtarës. Ajo që e bëri të veçantë këtë mbrëmje, përveç lulevë, dhuratave dhe urimeve pa fund, ishte se vetë këngëtarja këndoi përgjatë gjithë mbrëmjes, për kënaqësinë e miqve të saj. Amarda, urime edhe nga stafi I gazetës Intervista!
Advertisement