Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pension si minator?

 

– Jam i datëlindjes 1957, emigrant në Greqi, që nga viti 2011. Kam punuar në Shqipëri gjithsej 35 vite. Pjesën më të madhe të kohës kam punuar në minierën Memaliaj si minator nëntoke për rreth 19 vite dhe më vonë, në ndërtim. Lutem shumë, a mund të dal në pension si minator dhe në çfarë moshe?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, përsa kërkoni në letrën që më drejtoni, sqaroj sa më poshtë:

Advertisement

Me ligjin nr.150/2014 “Për pensionet që kanë punuar në miniera në nëntokë”, punonjësit, të cilët deri në datën 30.9.1993 kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë, sipas kritereve të përcaktuara në kreun I, të vendimit nr. 526, datë 20.12.1958, të Këshillit të Ministrave “Për ndarjen e punës në kategori, për efekt pensioni”, të ndryshuar, përfitojnë pavarësisht nëse të punësuarit kanë kryer aktivitet ekonomik në subjekte private apo me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror.

– Kushtet për të përfituar nga ky ligj janë:

  1. a) arrijnë moshën 55 vjeç;
  2. b) kanë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, nga të cilat jo më pak se 12 vjet e 6 muaj në proçese pune në miniera, në nëntokë, me përjashtim të ish-punonjësve të nëntokës që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët do të përfitojnë pension sipas këtij ligji kur të arrijnë moshën 55 vjeç dhe të kenë një periudhë të përgjithshme sigurimi 30 vjet e më shumë, përfshirë këtu edhe periudhën e trajtimit të veçantë financiar, nga të cilat, jo më pak se 11 vjet e 6 muaj të jenë në procese pune në miniera, në nëntokë.

E drejta për përfitim:

– E drejta për të përfituar pensionin e pleqërisë, sipas këtij ligji, nuk parashkruhet.

Personi, i cili kërkon të përfitojë pension, sipas përcaktimeve të këtij ligji, e përfiton atë:

  1. a) nga data e lindjes së të drejtës për përfitim, kur kërkesa paraqitet brenda një viti nga data e lindjes së kësaj të drejte;
  2. b) nga data e paraqitjes së kërkesës, kur ajo paraqitet një viti pas lindjes së të drejtës për përfitimin e pensionit.

– Personi, i cili ka përfituar pension sipas këtij ligji, nuk ka të drejtë përfitimi të kësteve për periudhën/periudhat, gjatë të cilave ushtron veprimtari ekonomike si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës, me përjashtim kur vetëpunësohet në bujqësi. Përfitimet e caktuara, por të patërhequra paguhen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. Përfitimet e caktuara, por të paguara më pak, jepen në çdo kohë, por jo më shumë se për 3 vjet. E drejta e organit kompetent për të kërkuar shumat e marra tepër, gjatë një viti, ushtrohet jo më vonë se 3 vjet nga marrja e tyre, por jo më vonë se 6 muaj nga data e konstatimit. Masa e ndalesës për çdo muaj është 20 për qind e këstit mujor të pensionit. Personi, i cili ka përfituar pension dhe kompensime në mënyrë e me mjete në kundërshtim me ligjin dhe që nuk njofton ndryshimin ose heqjen e masës së tyre, detyrohet ta kthejë të gjithë shumën e marrë tepër. Masa e ndalesës për çdo muaj është 50 për qind e këstit mujor të pensionit. Gjithashtu, personi dënohet me gjobë në masën katërfish të dëmit të shkaktuar, pavarësisht nga dënimi i parashikuar në dispozitën përkatëse të Kodit Penal.

– Duke qenë se, sipas informacionit që jepni, i keni plotësuar kushtet e kërkuara nga ligji i mësipërm, mund të aplikoni pranë agjencisë të sigurimeve shoqërore, ku keni rregjistrimin në gjendjen civile, duke paraqitur dokumentacionin e kërkuar. Meqë nuk e keni paraqitur kërkesën brenda një viti të lindjes së të drejtës dhe në rastin konkret brenda një viti të shpalljes në gazetë zyrtare të këtij ligji (ata e shpalljes së ligjit është 1.12.2014) e drejta për pagesë do të fillojë që nga data e aplikimit. Nisur nga sa më lart, duhet të aplikoni sa më parë për përfitimin e pensionit. Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si t’i shpëtoj pronat e babait nga banka?

Next Post

Ku do të shkosh, Ela?!

Advertisement