Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të pres, i dashur…

 

Bie të flej çdo natë para syve më del nje fytyrë engjëlli. Perse valle ti? Nuk e di, ishte nje nate e qete, Hëna shkelqente nga gezimi ngase pranë i kishte te gjitha yjet, vetëm unë ndjehem e vetmuar, kujtoj ditët qe kaluan, ato ditë kur ndihesha e lumtur, fytyra jote i jep nje imazh te papershkrueshem cdo nate te qete. Përse o Zot e krijove gurbetin? Perse ti sot gjindesh larg meje perse vallë? Kurrë nuk mund ta heq nga sytë kur ti more rrugen e mergimit, nuk mundem ti harroj ata sy qe ishin kapluar nga lotet, shumë veshtirë e kam pa ty, vetem lotet tani me janë  miq, ngushëllim, shpresë. Fjala lamtumirë e dashur, më është bere nje refren i pandaluar, qe perseritet cdo sekond. Tik-taku i ores leviz cdo natë si nje zemer e shqetesuar, por kete gje askush nuk mund ta ndalonte te gjith ishin strukur ne nje dhimbje te pashërueshme. Shikova qiellin perseri fytyra jote, ecja nëpër rruge ishte shenuar emri yt, u rrotullova ne çdo ane perseri fytyra jote, ah sikur edhe një herë te te kisha ne krahrorin tim dhe te te mbuloja me përqafim. Por nuk mundem se ti je shumë larg, ndoshta edhe ti tani ne ato rrugë te gjata e ndjen te njejten dhimbje qe kam edhe unë. Sa rëndë e kam, dua të thërras emrin tend por prap hesht se e dij qe do ta kem edhe me veshtirë kur ti nuk do te me japësh përgjigje. Përsëri heshtje ne dhomen e errët e cila dikur gjallerohej nga dashuria jonë, përsëri dhimbje ne shpirtin e kalbur se nuk mund ti shijoj buzet e tua puthjet te cilat me linin pa gjumë. Jo, jo nuk dua ti trazoj kujtimet qe nuk mund ti perballoj i dashur mos u merzit po ti shkruaj fjalet e fundit qe ti kam thënë. Rrugë e mbare te qoft ylli i kesaj bote, rruge e mbare por mos u shqeteso do te jem ketu duke te pritur ty. Ketu me le ketu do të më gjesh rruge e mbare. XXX.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A janë mbyllur aplikimet për nënshtetësinë?

Next Post

Njoftime nga Shqipëria...

Advertisement