Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të divorcohem nga bashkëshorti dhunues?

 

– Përshëndetje, zoti avokat. Jam Anxhela dhe shkruaj nga një qytet i Shqipërisë. Dua të divorcohem nga im shoq, pasi ai ka përdorur dhunë ndaj meje dhe fëmijëve, por unë nga turpi nuk e denoncova në polici. Problemi është se ne kemi një shtëpi e cila është në emër të tij. A mund të përfitoj unë dhe 2 fëmijët e mi nga shtëpia, edhe pse nuk e kam denoncuar atë? Po fëmijët e mi, mund të marrin pension ushqimor?

Av. Alban Duraj, “Duraj Law Firm”, email: info@durajlaw.com, Tel. ++35544532512: –  Përshëndetje zonja Anxhela. Me vjen keq për atë çfarë ka ndodhur mes jush dhe bashkëshortit tuaj. Shpeshherë në familjet shqiptare ka problematika të tilla përsa i përket dhunës në familje kur bashkëshorti ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe aq më keq ndaj fëmijëve të cilët mund të jenë të mitur e u shkaktohen trauma psikike të cilat do t’u ngelen në mendje gjatë gjithë jetës. Edhe nëse fëmijët janë të pranishëm kur nëna e tyre dhunohet nga babai, këto skena ndikojnë për keq në formimin e personalitetit të tyre. Nëse ju i keni konsumuar të gjitha rrugët për të gjetur marrëveshje mes njëri-tjetrit në mënyrë që: të bashkëjetoni në harmoni, të bashkëpunoni për të mirën e familjes, për rritjen e edukimin e fëmijve etj., të realizoni të drejtat dhe detyrat reciproke të cilat burojnë nga Kodi i Familjes së Republikës së Shqipërisë. Pra, nëse i keni shteruar të gjitha rrugët e mësipërme, kjo martesë e ka humbur qëllimin e saj. Në këto kushte, njëri nga ju duhet ta marrë guximin për të kërkuar zgjidhjen e martesës.

Advertisement

– Lidhur me shqetësimin që ju keni për pronën, ju në letrën tuaj nuk jeni e qartë përsa i përket origjinës së fitimit të pronësisë nga bashkëshorti juaj. Ka tre mundësi lidhur me mënyrën e fitimit të tij të pronësisë. Mundësia e parë është që ai këtë pronë ta ketë fituar me trashëgim, që do të thotë se e ka të trashëguar nga prindërit e tij, të cilët mund të kenë ndërruar jetë. Mundësia e dytë është që këtë pronë ai ta ketë fituar me dhurim, pra, ndonjë i afërm i familjes t’ia ketë dhuruar shtëpinë në rastin konkret. Mundësia e tretë është që këtë pronë ai ta ketë fituar pas lidhjes së martesës. Në këtë rast, edhe pse ai mund të ketë emrin e tij në certifikatën e pronësisë, në këtë pronë jeni edhe ju bashkëpronare, këtë të drejtë jua jep ligji. Bashkëshorti juaj edhe pas divorcit, nuk mund t’ia tjetërsojë këtë pronë dikujt tjetër, pra, ai nuk mund ta shesë apo ta japë me qira pa miratimin tuaj. Nëse ju do të zgjidhni martesën, mund të kërkoni edhe pjesëtimin e pronës nëse kjo shtëpi është blerë pas lidhjes së martesës. Përsa u përket fëmijëve, gjykata vlerëson një sërë elementesh si: moshën e fëmijëve, mundësitë se ku do të rriten ata, mundësitë financiare që keni ju për rritjen dhe edukimin, me kë ndihen më afër ata etj. Gjykata cakton psikolog për të bërë këto vlerësime. Pasi interviston fëmijët dhe prindërit, psikologu paraqet pranë gjykatës raportin e vlerësimit. Gjykata e jep vendimin duke vlerësuar: provat e paraqitura nga ju si paditëse, raportin e psikologut, moshën e fëmijëve, të ardhurat e bashkëshortëve, afeksioni dhe nevoja që kanë fëmijët për nënën etj. Nëse e keni vendosur për t’u divorcuar, jeni e mirëpritur pranë Studio Ligjore “Duraj” për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me zgjidhjen e martesës dhe me pjesëtimin e pronës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HEC-et shkatërrojnë Librazhdin!

Next Post

A mund të dal në pension të parakohshëm?

Advertisement