Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një çast malli…

Nëse një ditë do të rrëzohesh, më kërko, nuk do të qesh, po do të jap një dorë të ngrihesh, që me mua sërish të jesh! Nëse një ditë do të rrish vetëm, e s’do të dëgjosh njeri, më lajmëro, unë vetëm do rri si asnjëherë tjetër, të premtoj, sërish do të vij! Nëse një ditë do të qash, më kërko; unë do të vij, nuk do të pyes pse qan, por mund të qash në krahët e mi! Nëse një ditë do të kesh nevojë për ndihmë, më thërrit, drejt teje do të vrapoj, jo për të të penguar, por netët e gjata t’i gdhijmë, dhe ndjenjat e thella të t’i zgjoj! Nëse një ditë do të largohesh nga gjithçka, më njofto, unë nuk do të ndaloj, në dorë, si një gonxhe do të të mbaj dhe ndjenjat e tua të t’i zgjoj! Por nëse një ditë më kërkon dhe përgjigje nuk merr, dije që jam larguar nga kjo botë dhe pa ty, do më duket si nje tmerr! Bernardo.

Nuk po të shkruaj për të t’thënë se të dua shumë, jo as për të të thënë se për ty po derdh lot në këto momente. Ajo që sot më shtyn të shkruaj është malli që kam për ty. Vërtet në këto momente po ndjej mall. Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk. Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë. Sot me erdhën në mendje kujtimet dhe ëndërrat që thellë i kam varrosur në shpirt. Ato miliona ëndrra që vërtet kanë kohe që kanë filluar të treten. Por sot vetëm malli po më shtyn të të shkruaj më bën që të bashkoj edhe një herë eshtrat e tyre, për të t’ kujtuar ty edhe një herë si një mike të vjetër që kurrë nuk arrita t’ia hap vertet zemrën. N.

E vetmja ndjenjë që vërtet për ty nuk e kam shuar është respekti për një njeri që dikur e kam pasur thellë në zemër. Po sot kjo ndjenjë po më çon në mallin që kam për ty. Malli që kam për të të parë dhe të të shtrëngoj një herë fortë pas vetes, dhe të ulem me ty në një tavolinë kafeneje si dikur dhe të bëj muhabet për kohën kur nuk kemi qenë pranë dhe për të patur disa çaste të bukura përsëri bashkë thjeshtë si miq të vjetër. Dhe ndërsa u ktheva me fytyrë nga muri me dolën dy pika lot nga sytë e mi. Nuk e kuptova se po qaja po vetëm kur lotët më lagen faqet kuptova se ishin duke bërë rrugën e tyre që kishin kohë pa e bërë. Vërtet sa shumë kohë që kanë kaluar qëkur kam pa të parë? Sa keq, dhe ndërsa ende po mendoj sesa mund të kesh ndryshuar shtrëngoj sytë fort për mos nxjerr lot të tjerë po nuk i mbaj edhe dot me force brenda meje. Vetëm ajo ndjenja e mallit më bën të shpalos edhe një herë tërë kohën e kaluar me ty. Ndjej vërtet mall… Megjithese e urrej të flas për një kohë të shkuar sepse është vërtet diçka që ka kaluar. Sot dua t’i kujtoj vetes tërë momentet e bukura me ty. Mundohem të të mbaj mend si një njeri që do jetë mikesha ime përjetë. Unë prapë të them se respekti që unë kam për ty më bënë se ti në jetën tende kurr nuk do harrosh sesa te veçantë ishim si çift. E.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hipokrizi…

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement