– Ç’do të thotë të shohësh në ëndërr sikur je mbi një mur? Përpiqesha të zbrisja, por nuk mundesha. Papritur erdhi personi me të cilin jam e lidhur, i veshur me një kanotiere të bardhë dhe më tha: “Eja se të mbaj unë në krahë” dhe më mori ai…
– Një ëndërr e tillë është e bukur dhe parashikon po një të ardhme të sigurt. Gjithmonë nëse ju nuk e shikoni këtë person si një supermen, pra, si një idhull, ajo çfarë thashë më sipër merr kuptim. Nëse ju e shikoni si një supermen dhe si personin që mund të gjejë zgjidhjen për gjithçka, atëherë ëndrra nuk parashikon, por thjesht tregon addmirimin tuaj. Nëse nuk e adhuroni, por e dashuroni normalisht, atëherë ëndrra tregon që ky person është pozitiv ndaj jush dhe është një mbështetës i madh për ju në të ardhmen.