Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria...
Disa zakone të çuditshme të të ngrënit nëpër botë
Supë me kerri (curry)

Disa zakone të çuditshme të të ngrënit nëpër botë

Është e lehtë ta ofendosh dikë kur je duke udhëtuar jashtë vendit tënd. Kush e dinte, për shembull, se vetëm të shohësh ushqimin e dikujt tjetër konsiderohej e pasjellshme në disa vende? Ja, disa nga rregullat e të ngrënit që duhet t’i dini kur udhëtoni nëpër botë.

 

  1. Danimarkë

Nëse ushqimi serviret në një pjatancë të përbashkët, kurrë mos e merrni copën e fundit. Ndajeni përgjysmë derisa të mbeten vetëm thërrimet.

Advertisement

  1. Tajlandë

Kurrë mos i lini shkopinjtë brenda një tasi bosh sepse kjo simbolizon vdekjen (dhe nuk është diçka e mirë).

  1. Meksikë

Kurrë mos shkoni në orën e caktuar nëse ju kanë ftuar diku, sepse kjo gjë konsiderohet e pasjellshme. Zakonisht, pritet që të vini me gjysmë ore vonesë.

  1. Gjermani

Kurrë mos e prisni sallatën me thikë, por mbështilleni në pirun. Arsyen mos na e kërkoni, sepse nuk e dimë.

  1. SHBA

Kurrë mos i fryni ushqimit tuaj. Nëse ai është shumë i nxehtë, thjesht prisni të ftohet.

  1. Egjipt

Mos ia ngulni sytë pjatës së tjetrit, për asnjë lloj arsyeje.

  1. Spanjë

Mos e njomni bukën në supën tuaj, sepse kjo konsiderohet e pasjellshme.

  1. Rusi

Kurrë mos e përzieni vodkën me diçka tjetër, as me akull!

  1. Zambia

Kurrë mos pyesni se me çfarë përbërësish është bërë ushqimi juaj, sepse kjo nënkupton që kuzhinieri është përpjekur t’ju helmojë.

  1. Kore

Në Kore duhet të fillosh të hash pasi ka filluar ngrënien më plaku në tavolinë. Ngrënia nuk është një garë dhe ushqime në tavolinë ka plot. Gjithashtu, në këtë vend nuk duhet ta hedhësh vetë pijen tënde në gotë, por është mirë t’u shërbesh të tjerëve.

 

Sa shpesh duhet të bëjmë dush?

Në varësi nga tipi i lëkurës dhe flokëve që keni, mbase ju kanë thënë se është më mirë të bëni dush çdo ditë, ose e kundërta, se është më keq, pasi larja e shpeshtë mund të shkaktojë efekte negative te flokët, si maja të dyfishta, etj. Në një anketë të vitit të kaluar, katër në pesë gra thanë se nuk bënin dush çdo ditë, ndërsa një e treta thanë se mund të rrinin edhe tri ditë pa u larë. Një studim tjetër, i bërë nga studiuesit e universitetit të Mançesterit, tregoi se treçereku i njerëzve bënin dush çdo ditë.

Atëherë, lind pyetja: Sa shpesh duhet bërë dush? Ka një numër “të duhur” të larjeve? Sipas profesorit Stefen Shamak, president i Kolegjit Australian të Dermatologëve, ne duhet të lahemi kur ndiejmë nevojën për t’u larë. Duke folur për gazetën “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Vetëm 50-60 vitet e fundit është bërë popullore ideja e larjes së përditshme. Presioni për të bërë diçka të tillë është më shumë social, sesa një nevojë aktuale. Kjo është bërë popullore për shkak të nevojës shoqërore që të mbash erë të mirë, por janë vetëm gjendrat e sqetullave dhe të nënbarkut ato që e prodhojnë erën e trupit dhe ato nuk gjenden në të gjithë trupin”. Shamaku gjithashtu parajamëroi se dushi i përditshëm me ujë të ngrohtë mund të bëjë më shumë keq sesa mirë: “Larja e tepruar heq shtresën yndyrore të lëkurës, vajrat që ne prodhojmë në mënyrë të natyrshme për të mbrojtur qelizat e lëkurës. Kjo mund t’i dëmtojë ato, duke i bërë më të përshkueshme nga bakteret, apo viruset, duke tharë lëkurën, duke shkaktuar kruarje dhe luspëzim të saj, si edhe duke përkeqësuar problemet si ekzemën”. Një profesor tjetër thotë se, nëse përqendrohemi te “zonat e duhura”, nuk kemi nevojë të bëjmë shpesh dush. Xhon Oksfordi, profesor virologjie, u shpreh në “Daily Mail”: “Nëse njerëzit i lajnë duart rregullisht dhe bëjnë kujdes ndaj zonave intime të trupit, nuk ka problem nëse nuk lahemi përditë, por një herë në dy apo në tre ditë”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Supë me kerri (curry)

Advertisement