Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dhëmbi i thyer

– Kam parë veten në ëndërr te dentisti. Dhëmbi lart përpara më ishte thyer pjesërisht. Po ashtu, edhe dhëmbi poshtë. U shqetësova dhe pyesja dentistin se si do t’ia bëja hallit. Ai më qetësoi e më tha se do të m’i bënte të rinj. Ashtu të thyer fillova t’i laja dhëmbët me furçë. Pastaj dentisti ndërhyri dhe m’i bëri dhëmbët si të rinj. U qetësova dhe më doli gjumi. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. Faleminderit.

– Ëndrrat me dhëmbët kanë shumë kuptime, siç jemi shprehur shpeshherë. Në rastin konkret, ëndrra ka të bëjë me anën tuaj emocionale. Dhëmbët përdoren për të përtypur ushqimin, por na ndihmojnë edhe për të artikuluar më mirë fjalët, pra, kanë një rëndësi të madhe. Ju keni bërë ose do të bëni një debat apo edhe thjesht një bashkëbisedim që do t’ju bëjë të mos ndiheni mirë shpirtërisht. Do të shqetësoheni nga kjo bisedë dhe do të ndiheni të pafuqishëm e pa energji për të rregulluar atë çfarë është thënë dhe keqkuptuar. Megjithatë, dikush pranë jush (mund të jetë shok, shoqe, partner) do t’ju ndihmojë që të qetësoheni dhe të ndiheni shumë më mirë seç ishit. Dhëmbët e rinj tregojnë energji të reja dhe kalimin e sikletit pa asnjë lloj pasoje.

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Adelina Berisha: Nga shikimi, deri te prekja...

Next Post

Jam rritur me kafshë jo me njerëz

Advertisement