Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lidhje të ndryshme...
“Bidaai” Sakshi i tregon Tamanës se babai i saj është Ranviri
“Duaje jetën” Sezari humbet plotësisht shikimin

“Bidaai” Sakshi i tregon Tamanës se babai i saj është Ranviri

 

 

Në planin e Ragnit e Tamanës për t’i treguar Vasundrës fytyrën e vërtetë të Sakshit, bën pjesë edhe dita kur Tamana e Kushi, të shoqëruara në treg nga Sakshi, do të bëjnë sikur kanë humbur. Sakshi nervozohet kur shikon se Tamana dhe Kushi nuk janë pranë saj dhe nis t’i kërkojë gjithandej, duke kërkuar edhe ndihmën e personelit. Tamana i telefonon Vasundrës për t’i thënë se kanë humbur dhe kjo e fundit arrin t’i gjejë ato para Sakshit. Ragnine  vret ndërgjegjja për lojën që po i bën Sakshit, por Anmoli i thotë se përndryshe nuk do të arrijnë dot ta nxjerrin fytyrën e saj të vërtetë. Vasundra qorton rëndë Sakshin. Me paratë që ka marrë nga puna, Aleku i bën dhuratë Kushit një biçikletë dhe i kërkon asaj që ta thërrasë baba…

Advertisement

Vineti mëson se Malti po e gënjen

Vineti është i lumtur pasi mëson se Malti është shtatzënë dhe kujdeset për të. Vasundra habitet që Aleku shkon çdo ditë në tempull, pa e ditur se në të vërtetë ai ka filluar punë. Ragni e ndihmon Alekun të mbulojë gënjeshtrën e tij, duke i thënë Vasundrës se ai shkon të lutet për Kushin.

Vineti e siguron Maltin se do ta festojnë ditëlindjen e Kavit. Ai niset për në punë, por harron diçka dhe kur kthehet dëgjon bisedën e Maltit në telefon. Kështu, Vineti mëson se Malti po shtiret sikur është shtatzënë dhe se dikush po e shantazhon në anën tjetër të telefonit. Ai nuk e jep veten, duke bërë sikur nuk e ka dëgjuar këtë bisedë dhe vendos ta detyrojë Maltin t’i tregojë vetë se pse po shtiret sikur është shtatzënë.Ragni i lë fëmijët nën kujdesin e Sakshit. Tamana, duke vazhduar lojën e së ëmës, së bashku me Kushin, bëjnë rrëmujë dhomën e Vasundrës. Kur e sheh këtë, Sakshi u bërtet dhe i urdhëron që ta rregullojnë menjëherë. Vajzat e vogla marrin kovën me ujë dhe nisin të lajnë dhomën, duke u bërë qull dhe Vasundra tronditet kur i gjen në këtë gjendje. Tamana i thotë gjyshes së saj se ka qenë Sakshi ajo që u ka dhënë urdhëtr të pastrojnë dhomën. Vasundra tronditet dhe e qorton rëndë Sakshin, duke e akuzuar për keqtrajtimin e fëmijëve. Ragni, më vete, e këshillon Vasundrën që t’i bëjnë një lojë Kushit… t’i lënë asaj fëmijët dhe ta vëzhgojnë fshehurazi se si do të sillet ajo me ta.

Nga ana tjetër, Ragni dhe Vasundra vrojtojnë fshehurazi Sakshin, ndërsa ajo kujdeset për Tamanën dhe Kushin. Ragni tronditet kur shikon qëndrimin e pamëshirshëm të Sakshit ndaj Tamanës…

 

Sakshi qëllon Tamanën dhe…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lidhje të ndryshme...

Next Post

“Duaje jetën” Sezari humbet plotësisht shikimin

Advertisement