Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ana Bano: Dhurata e Erionit ishte vetë prania e tij!

Të pakët ishin ata që e njihnin bjonden bukuroshe deri në momentin kur mbushi 25 vjeçe! Jo thjesht sepse ky është një përvjetor i veçantë, por sepse në 25 vjetorin e saj, organizuar në një festë madhështore në stadium, miku i veçantë, ai që solli tortën me mbishkrimin “Ana, ti je universi”, ishte pikërisht Erion Veliaj! Pse erdhi Erioni në ditëlindjen e modeles dhe pse gruaja e tij nuk ishte e pranishme në festë? Duke besuar se edhe juve ju zgjuan shumë dyshime, ne biseduam me vetë Anën, për të shuar kureshtjen tonë dhe tuajën gjithashtu…

 

Blerina Çizmja: – Ana, në radhë të parë gëzuar ditëlindjen!

Advertisement

Ana Bano: – Të falënderoj. (Buzëqesh)

– Ditëlindja jote, qe më e përfolura ditët e fundit, duke i prezantuar kështu me ty edhe ata që s’të njihnin. Ka shumë nga ata që pyesin se kush është Ana Bano përtej bukurisë së jashtme…

– Vërtet që këto ditë jam përfolur më shumë se zakonisht për shkak të surprizës së ditëlindjes. Para disa kohësh kam filluar të merrem me sesione fotografike, pasi e kam pasion, pavarësisht profesionit tim si ekonomiste, duke u bërë kështu edhe imazhi i një reviste në Shqipëri e Kosovë. Përtej bukurisë së jashtme, të cilën e kuroj tej mase, jam kujdesur gjithashtu për anën time të brendshme, duke investuar në sektorin akademik e duke u diplomuar me një mesatare të lartë. Bukuria e jashtme duhet shoqëruar edhe me një shpirt të bukur, që të ketë vlerë.

– Cila është Ana në jetën e përditshme?

– Ana, për ata që nuk e njohin, ka studiuar ekonomi dhe vjen nga një familje intelektuale. Është një vajzë e shoqërueshme dhe që e shijon jetën me të gjitha të mirat e saj. Pasioni im për modën, shfaqet edhe në jetën time të përditshme pasi unë udhëtoj, bëj shumë shopping e trajtime bukurie, pasi kujdesem deri në detaj që gjithçka të jetë siç dua unë. Nuk ka gjë më të bukur sesa të kujdesesh për veten.

– A ishte ideja e ditëlindjes madhështore një mundësi e mirë për t’u bërë e njohur?

– Unë nuk isha fare në dijeni të kësaj surprize që më kishin organizuar dhe nuk mendova se do të bëhej kaq e madhe, por pasi pashë jehonën që pati, përse të gënjej? Gjithkush do të ndihej mirë kur flitet mirë për të.

– Një tjetër mundësi për të qenë në qendër të vëmendjes, është edhe të futesh në Big Brother, siç bëri vjet shoqja jote, Alba… E ke menduar këtë mundësi?

– Të them të drejtën, Alba është më shumë se shoqe për mua, mund të them është gjysma ime, por unë nuk e kam menduar kurrë të futem pasi nuk më pëlqen si ide. Albën e kam mbështetur shumë, por vetë nuk do ta bëja dot.

– E kujt ishte ideja për ta bërë ditëlindjen në stadium dhe pse pikërisht aty?

– Ideja ishte e motrës sime Enit dhe e Albës. Të dyja, në bashkëpunim me rrethin tim shoqëror, organizuan një surprizë. Ne i organizojmë gjithmonë ditëlindjet e njëra-tjetrës në klube e lokale, por duke qenë se për motren time dhe Albën jam shumë e veçantë, ato donin të bënin diçka ndryshe, që nuk ishte bërë më parë. Kështu, zgjodhën stadiumin.

– Dhe, qershia mbi tortë… Çfarë të lidh me Erion Veliajn dhe pse ishte pikërisht ai që e solli tortën tënde?

– Me Erionin nuk më lidh asgjë, përveç faktit që më solli tortën e ditëlindjes. Ishin vajzat që organizuan gjithçka. Unë thjesht shijova më së miri atë natë. Erioni është mik me Albën dhe ajo donte që tortën të ma sillte një person i veçantë. Që të dyja organizatoret donin që çdo detaj të ishte ndryshe nga ditëlindjet e organizuara më parë.

– Por kryetari i bashkisë nuk shkon në çdo ditëlindje… Nuk ke frikë se njerëzit mund ta keqinterpretojnë këtë sjellje të tijën jo të zakontë?

– Oh, jo, nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar pasi ai është miku i shoqes sime më të mirë, prandaj pavarësisht rolit e pozicionit që ka, di të respektojë miqtë dhe erdhi aty në këtë rol e jo si kryetar i bashkisë.

– Për shembull, ata që dyshuan, pyesin se pse në video është prerë pjesa ku ti takohesh me të…

– Jo, nuk është prerë asgjë! Videoja e postuar nga unë është videoja që përmban momentet më të bukura të mbrëmjes në pak minuta.

– Ana, çfarë mendon për Erionin si kryetar dhe si politikan?

– E vlerësoj shumë dhe e mbështes në nismat që ka marrë për të ndryshuar Tiranën. Është mjaft i zoti, shumë i aftë.

– Po si çun?

– Personalisht pata mundësi ta njihja nga afër ditën e ditëlindjes dhe pavarësisht pozicionit që ka, ai është një djalë i thjeshtë, me humor dhe i kulturuar.

– Në tortën tënde, shkruhej “Ana, ti je universi”… Ups, Erioni e thotë edhe këtë?!

– Po, torta ishte një detaj shunë i veçantë pasi përfaqësoi gjithçka që unë lexoj. Librat që lexoj kanë të bëjnë me spiritualen, universin e konspiracionin, prandaj vajzat kishin zgjedhur këtë tortë. Erioni nuk e dinte çfarë lexoj unë, por kur ia shpjeguan e pëlqeu si të gjithë ata që ishin të pranishëm aty.

– Nuk bëhet xheloze gruaja e tij për ty?

– Ajola do të ishte e pranishme në festë, pasi Alba i kishte ftuar të dy, por ajo nuk pati mundësi të vinte. Gjithçka ishte një organizim miqësor dhe nuk kishte asgjë për të dyshuar në këtë mes.

– Cila qe dhurata më e shtrenjtë që more?

– Dhurata mora shumë, por më e shtrenjta ishte një makinë.

– Dhurata e Erionit ishte kjo?

– Jo, jo! (Buzëqesh)

– Po Erioni, çfarë dhurate të bëri?

– Dhurata e Erionit ishte vetë prania e tij!

– Po më e bukura?

– Më e bukura ishte vetë organizimi dhe dashuria që mora nga njerëzit e ftuar.

– Dhe, këtu do ta mbyll me Erionin, duke të bërë një pyetje të fundit: Erioni u përfol se mori kalanë për dasëm. Nësoj si ai, ti more stadiumin për ditëlindje. Sa pagove? Se ai nuk është plotësisht privat, apo jo…

– Unë nuk kam ditur asgjë pasi u kujdes Alba për këtë pjesë, ndërsa për të tjerat, motra ime. Kush do të bëjë diçka të veçantë e bën pasi mjafton dëshira. Detajet e tjera nuk kanë rëndësi!

 

Si i ke marrëdhëniet me…

…miqtë?

Kam shumë pak miq “për kokë”, siç quhen. Jam përzgjedhëse dhe nuk afroj pranë vetes çdo njeri. Në ditët e sotme është e vështirë të kesh besim të plotë te njerëzit, por tek Alba kam, prandaj ajo është më e ngushta për mua dhe unë, për të.

…armiqtë?

– Armiqtë mund të shohin që jam mirë dhe e lumtur, por unë nuk harxhoj fare kohë me njerëz që nuk më duan, pasi jam shumë e zënë duke shijuar momentet me ata që dua.

…gënjeshtarët?

– I injoroj totalisht!

…njeriun e zemrës?

– Përkushtohem pafund, ashtu siç më përkushtohet ai. Njeriu i zemrës ka rol të veçantë, prandaj meriton të trajtohet si i tillë.

…prindërit?

– Kam një marrëdhënie të shkëlqyer dhe komunikim shumë të hapur. Nuk më pengojnë për asgjë dhe më trajtojnë si princeshë.

…punëdhënësit?

– Kur kam qenë në raporte pune i kam patur shumë të mira, falë aftësisë komunikuese e bashkëpunuese.

…profesorët?

– I kam respektuar gjithmonë dhe kam marrë prej tyre të njëjtin respekt.

…gazetarët?

– Deri tani, mjaft të mira! (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Punova si prostitutë për t’i paguar shkollën vëllait

Next Post

Ylli Baka: Do të ishte gabimi im më i madh!

Advertisement