Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Shqipëria...
Alida Duka: Jam vetëm se meshkujt s’e përballojnë dot karakterin tim
Djemte kerkojne vajza...

Alida Duka: Jam vetëm se meshkujt s’e përballojnë dot karakterin tim

Alida Duka: Më në fund, në “Voice of Germany”

Që në momentin që vuri këmbë në skenën shqiptare, Alida arriti të sillte një frymë tjetër në muzikë, pikërisht atë që i mungonte rrymës RnB te ne. Sot ajo është ndër të paktat femra kompetente në këtë fushë, një nga vajzat që e di çfarë bën dhe e di mirë sa e aftë është në atë që bën. Çdo këngë pasuese e tregon këtë, ndërsa vetë Alida ka gjëra për të na treguar në këtë intervistë për këngën më të re dhe për shumë të tjera. Çfarë prisni t’i mësoni?!

 

Advertisement

Mia Buci: – Alida, këto ditë ndodhesh në Tiranë. Pse?

Alida Duka: – Këtë herë, arsyeja ishte 35 vjetori i Nestit (Stines). Nuk kam munguar në asnjë ditëlindje të tij. (Buzëqesh)

– Të flasim pak për “Bon dhe s’bon”… Çfarë mund të na thuash rreth saj?

– “Bon edhe s’bon” u realizua në verë sepse kisha shumë qejf të prezantoja stilin rege, duke qenë se një këngë e tillë mungonte në repertorin tim. Produksioni ishte i Stines, kuptohet, si edhe regjia, po ashtu e tij.

– Çfarë jep ti ndryshe nga të tjerët në këtë industri?

– Gjithmonë kam qenë vetvetja dhe gjithmonë kështu do të jetë. Nuk më pëlqen të bëhem kopje e dikujt.

– Synimi që i ke vënë vetes për këtë vit?

– Këtë vit do të ketë surpriza. Do të jenë dy bashkëpunime shumë të veçanta e interesante, si edhe pjesëmarrja në “Voice of Germany”. Më në fund, u bëra mbarë sepse çdo vit vetëm e shtyja.

– Cilat janë fjalët e duhura për të të përshkruar ty?

– Jam ekstremisht korrekte, më keq se një gjermane! Jam shumë kërkuese nga jeta, më pëlqen t’i ndihmoj njerëzit me aq sa kam mundësi si dhe jam e fiksuar pas pastërtisë. Më pëlqen të bëj shaka, ndonjëherë edhe me më shumë kripë se ç’duhet. (Qesh)

– Mendon se meshkujt tremben nga femrat me karakter të fortë?

– Normale, por mendoj se meshkujt e zgjuar nuk duhet të tremben, përkundrazi, duhet të jenë krenarë për këtë gjë. Kjo është edhe arsyeja pse jam singëll, sepse asnjë nuk ka mundur të kuptojë dhe të përballojë karakterin tim të fortë.

– Çfarë mendon kur dëgjon për çifte që bashkohen dhe ndahen sot?

– Është bërë më se normale të ndahen dhe të pajtohen. Kur diçka nuk shkon, nuk shkon dhe s’ka pse të vazhdojë me zor apo të shtyhet një gjë që ka marrë fund me kohë.

– Je e lumtur me jetën tënde?

– Më e lumtur se kurrë.

– Ke bërë gjithnjë atë që ke dashur të bësh apo dashur padashur u je nënshtruar edhe kufizimeve të vëna nga shoqëria?

– Gjithmonë kam bërë atë që kam dashur dhe më ka dalë shumë mirë deri më sot. Më tej, të shohim.

– Çfarë të bën të ndihesh e plotësuar?

– Në radhë të parë, gjithçka kam e kam ndërtuar vetë dhe jam krenare për këtë. Jam e plotësuar në të gjitha anët, jo më kot jam femër dibrane.

– Në cilin vend ku nuk ke qenë deri tani do të doje të shkoje?

– Në Australi nuk kam qenë akoma dhe kam dëgjuar se është shumë bukur.

– U beson shpejt njerëzve apo je natyrë mosbesuese?

– U besoj deri në momentin kur nuk më kanë dhënë ndonjë shenjë që s’janë të sinqertë.

– Çfarë ka me shumicë në frigoriferin tënd?

– Fileton e peshkut dhe fileton e patës. Janë ushqime që gatuhen shpejt dhe njëkohësisht, të shëndetshme.

– Dhurata që të pëlqen shumë?

– Këpucët më pëlqejnë shumë… Edhe pse kam 3 dollapë, prapë s’mjaftojnë.

– Ke qenë më shumë me fat si artiste apo si person?

– Më shumë si person. Jam njeri shumë i mbarë.

– Cilësia më e mirë që i njeh vetes?

– Shkathtësia.

– Një gjë që do të kishe për të korrigjuar te vetja?

– Sinqeritetin, e kam më shumë seç duhet.

– Ajo me të cilën nuk do të pajtohesh kurrë?

– Tradhtia; e urrej!

– Kur ndodhesh në shtëpi, si të pëlqen ta shfrytëzosh kohën?

– Në shtëpi jam ose për të fjetur gjumë vetëm, ose për të bërë dush. Nuk kaloj shumë kohë aty, por kur jam në shtëpi më pëlqen të relaksohem duke parë televizor, para se të fle.

– Vendi ku je kënaqur më shumë së fundmi?

– Në Amerikë, isha 9 ditë sepse pata dy koncerte dhe jam kënaqur jashtë mase.

– Ku e gjen qetësinë?

– Vetëm në shtëpi. Shtëpi e ëmbla shtëpi!

– Në momentet kur të vjen të dorëzohesh, çfarë i thua vetes?

– E bukura është se unë nuk dorëzohem kurrë. O e bëj, o plas!

– Kur shpërthen Alida?

– Kur shpërthej ikin të gjithë se e dinë që vetëm 5 minuta i kam nervat.

– Fal?

– Varet se për çfarë. Edhe po, edhe jo.

– Tradhtinë, do ta falje?

– Tradhtinë nuk do ta falja kurrë.

– Ka ndodhur të të ketë kapur e qeshura në një moment shumë të papërshtatshëm dhe të mos e kesh përmbajtur veten?

– Shumë herë më ka ndodhur, bile në momente shumë kritike jam munduar të rrëshqas pak me lezet që të mos binte në sy për keq.

– Kush është shoqëruesi yt i përhershëm në udhëtime?

– Celulari.

– Çfarë po i shijon më shumë muzikës?

– Për mua, muzika është gjithçka. Më qetëson, më heq mërzinë, më heq stresin, m’i heq të gjitha.

– Çfarë ke bërë mbrëmë?

– Mbrëmë isha e ftuar te klubi i një shoqes time në Hanover.

– Si do ta nisësh ditën nesër?

– Me stres, si gjithmonë.

– Cili do ishte ndryshimi më i madh që do të doje në jetën tënde?

– Të arrija majën e suksesit.

– Si fle Alida?

– Direkt. E ke parasysh arushin e Mister Binit që bie në gjumë sapo numëron 1-2-3? Ashtu fle edhe unë, menjëherë! (Qesh)

– Një natë vetëm në dhomë, të frikëson apo të frymëzon?

– Më shumë më frymëzon.

– Cili është personi që të mungon më shumë dhe që i telefonon më shpesh kur je larg?

– Nesti.

– Po ai që të telefonon ty më shpesh?

– Mami.

– Çfarë të gëzon më shumë kur kthehesh në mbrëmje në shtëpi?

– Kur e gjej shtëpinë të pastër.

– Ke larguar dikë së fundmi nga vetja?

– Po, e kam bërë dhe jam shumë krenare për këtë.

– Çfarë të motivon çdo mëngjes për ta nisur ditën me dëshirë?

– Ideja që të arrij sa më shumë, më bën të ngrihem gjithë dëshirë, energji dhe pozitivitet.

 

Alida dikur…

– Le të kthehemi pak pas në kohë… Si i kujton vitet e gjimnazit?

– Për vitet e Liceut kam shumë nostalgji. E di që nuk kthehen më, por do të doja shumë sikur edhe për ca momente.

– Cili ishte mësuesja dhe lënda që nuk e duroje dot?

– Të gjitha mësueset më donin dhe i kisha shumë qejf. Në fillim nuk përshtatesha me mësuesen e kompozimit, Diana Ziun, por më vonë duheshim shumë me njëra-tjetrën.

– Çfarë notash merrje?

– 8, 9 dhe 10.

– Ke marrë ndonjëherë 4?

– Jo, asnjëherë. Njëherë kam marrë një 6 në klasën e 7-të, por e rregullova menjëherë.

– Flet sot me shokët dhe shoqet e gjimnazit?

– Me gocat nuk kam shumë kontakt se jemi shpërndarë. Flas vetëm me shoqen e klasës, Suelën, e cila ndodhet në Austri.

– Për çfarë të kritikonin më shumë prindërit?

– Që të mos vonohesha nga shkolla. (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement