Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A përfitoj pension social në Itali?

– Jam E. Hysa, emigrant në Ankona, i datëlindjes 06.01.1951. Jam në emigracion në Itali që nga viti 1997, por kam pak vite kontribute për të përfituar pension. Në Shqipëri sapo kam aplikuar për pension dhe përfitoj pension të pjesshëm prej 12.000 lekësh. Doja të dija nëse përfitoj ndonjë pension social në Itali? Në rast se përfitoj, a mund ta marr këtë pension duke jetuar në Shqipëri? A ndikon pensioni që marr në Shqipëri, në pensionin social?

Naim Balluku, Zv. President, përfaqësues i degës INAS për Shqipërinë: – I nderuar letërshkrues, duke dashur të jap një përgjigje sa më të qartë, fillimisht, po ju informoj për pensionin social, që aktualisht është zëvendësuar në terminologji me pagesën sociale (Asegno Sociale). Pagesa sociale u jepet të gjithë qytetarëve italianë, komunitarëve dhe ekstrakomunitarëve në zotërim të një lejeje qëndrimi në BE për një periudhë të gjatë. Kërkesat për të bërë aplikimin për pagesë sociale 2016 janë: mosha 65 vite e 7 muaj. Kanë të drejtë për pagesë sociale për vitin 2016, të gjithë banuesit efektivisht në mënyrë të përhershme në Itali. Për të lindur e drejta e pagesës sociale, si një kërkesë shtesë, është domosdoshmëria për të patur një qëndrim të ligjshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme në Itali, për jo më pak se 10 vite. Pagesa sociale paguhet çdo muaj nga INPS dhe ka zëvendësuar Pensionin Social nga 1 Janari 1996. Kjo është një e ardhur ekonomike që lind pavarësisht derdhjeve të kontributeve të detyrueshme, për ata qytetarë që nuk kanë të ardhura të tjera për të mundësuar mbijetesën. E drejta për pagesë sociale u lind personave që plotësojnë kërkesa specifike, ose që hyjnë në kufijtë e përcaktuar të të ardhurave, që ndryshojnë në varësi të faktit nëse kërkuesi është i martuar ose jo dhe që çdo vit INPS-ja komunikon publikisht me kërkesat personale të aplikantëve. Pagesa sociale, gjithashtu jepet gjithmonë në mënyrë të përkohshme përderisa instituti nuk do të ketë verifikuar çdo vit plotësimin e të ardhurave dhe vendbanimin aktual të qytetarit aplikant. Tjetër karakteristikë e pagesës sociale është që në ndryshim me tipe të tjera të pensionit, nuk mund të jepet në favor të trashëgimtarëve, në rast të vdekjes të mbajtësit dhe për faktin se humb kjo e drejtë, në qoftë largohen nga Italia, apo pezullohen kur qëndrojnë jashtë Italisë më shumë se 30 ditë. Pagesa sociale për vitin 2016 duke bëhet 448.52 euro. Masa e plotë e pagesës sociale miratohet nëse personi është brenda kufijve të ardhurave të fiksuara me ligj, të publikuar çdo vit nga INPS në janar të çdo viti, e cila për vitin 2016 është e barabartë me 5,830.76 euro në vit. Pagesa sociale, si një formë ë të ardhurave asistenciale, u jepet të gjithë qytetarëve pa të ardhura, ose që kanë të ardhura në një shumë më të vogël se kufiri i përcaktuar në ligj. Limiti i të ardhurave për pagesën sociale është 5830.76 euro në vit. Aplikimi për pensionin social, duhet të dërgohet në rrugë telematike, duke përdorur shërbimet online të INPS, në rast se disponohet PIN, ose duke telefonuar në numrin e gjelbër 803 164 pa pagesë, ose nga një telefon fiks 06164164. Aplikimi mund të bëhet edhe nëpërmjet patronateve si ndërmjetësues të INPS-së pa pagesë. Pagesa sociale paguhet nga INPS, duke filluar nga dita e parë e muajit të ardhshëm, në të cilin është paraqitur moduli i aplikimit sipas të gjitha kërkesave ligjore të përcaktuara, në moshë 65 vite e 3 muaj, shtetësia, rezidenca aktuale dhe qëndrimi i përhershëm në Itali, si dhe kërkesa e të ardhurave. Pagesa sociale jepet bazuar në shumën e të ardhurave personale dhe në rast se personi është i martuar, merren parasysh të ardhurat e përbashkëta me bashkëshortin. Pagesa sociale mund të llogaritet në një vlerë të plotë ose të reduktuar.

– Kanë të drejtë për masë të plotë të gjithë personat: Të pamartuar që nuk kanë asnjë të ardhur. Të martuar që kanë të ardhura familiar më të vogla se 5.830.76 euro në vit. Kanë të drejtën për pagesë të reduktuar personat: Të pamartuar që kanë të ardhura më të vogla vjetore se pagesa sociale. Të martuar që kanë një të ardhur familjare më të vogël se dyfishi i shumës vjetore të pagesës që kap një shumë 11.661,52 euro.

Advertisement

Cilat të ardhurat përfshihen për përfitimin e pagesës sociale?

Konsiderohen të ardhura të aplikantit dhe të bashkëshortit: Të ardhurat neto që trajtohen nga taksat dhe sigurimet shoqërore; Të ardhurat e përjashtuara nga tatim taksat; Të ardhurat që i nënshtrohen tatimit në burim, si për shembull, fitimet në lojëra, konkurse edhe kur paguhen nga shteti, apo nga subjektet publike dhe private; Të ardhurat subjekt i taksave zëvendësimin: interesave postare dhe bankare, bono thesari, letra me vlerë të tjera të ardhura qeveritare, premio dhe të ardhurave të tjera në obligacionet, ose të ngjashme të lëshuara nga bankat dhe zyrat postare; Të ardhurat nga toka dhe ndërtesat; Pensionet e luftës; Pagesat periodike nga INAIL (Instituti Nacional i Invalidëve të Punës); Pensione të drejtpërdrejta nga jashtë; Pensione dhe pagesa invaliditeti civilë, të verbër dhe të shurdhër; Të ardhura ushqimore.

– Duke patur në konsideratë kohën e gjatë që jeni rezident në Itali, që është më shumë se 10 vite, si dhe moshën tuaj, mund të aplikoni për pagesë sociale mbasi të keni plotësuar moshën 65 vite e 7 muaj, që përkon me datën 06 Gusht 2016. Në përgjigje të pyetjes së dytë, edhe një herë ritheksoj: Pagesa sociale është e lidhur me rezidencën. Në rast se qëndroni në Shqipëri më shumë se 1 muaj, atëherë pagesa sociale do t’ju pezullohet. Duke qenë se keni aplikuar për pension në Shqipëri, nga shuma që përfitoni si pagesë sociale do t’ju zbritet shuma e pensionit që përfitoni në Shqipëri. Në rast se pensioni që merrni në Shqipëri është 12 000 lekë, që është e barabartë me rreth 85 euro, pagesa juaj do të jetë 448.52 – 85 = 363.52 euro. Ju falënderoj për besimin.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më pushoi nga puna. Përfitoj dëmshpërblim nëse e hedh në gjyq?

Next Post

Çelësat dhe djemtë

Advertisement