Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Njoftime nga Greqia
Ushqimet që ndihmojnë ose pengojnë punën e tiroides
A mund ta padis policinë?

Ushqimet që ndihmojnë ose pengojnë punën e tiroides

 

  1. Kripa

Që të punojë siç duhet, tiroidja ka nevojë për jod. Shumica e njerëzve e marrin jodin nëpërmjet kripës së jodizuar të tavolinës, sidomos në dimër. Sigurohuni se po përdorni kripë të jodizuar, duke lexuar ambalazhin e kripës që blini. Kini parasysh se, ushqimeve të përpunuara, zakonisht, u hidhet kripë pa jod.

  1. Perimet me gjethe jeshile

Spinaqi, sallata dhe perime të tjera me gjethe jeshile janë një burim i mirë magnezi, një kripë minerale që luan rol të rëndësishëm në proceset e trupit tonë. Edhe tiroidja ka nevojë për magnez. Ndjesia e lodhjes, ngërçet e muskujve dhe ndryshimet e rrahjeve të zemrës mund të jenë shenja të mungesës së magnezit në trup.

Advertisement

  1. Arrat

Arrat, bajamet, lajthitë dhe farat e kungullit janë një burim tjetër i shkëlqyer i magnezit. Arrat braziliane e ndihmojnë tiroiden në dy mënyra; ato janë jo vetëm një burim i mirë magnezi, por janë të pasura edhe me selenium, një tjetër kripë minerale që ndihmon tiroiden. Vetëm disa arra në ditë ju japin sasinë e seleniumit për të cilën keni nevojë.

  1. Frutat e detit

Peshku, karkalecat dhe algat janë një burim i shkëlqyer jodi, që është i nevojshëm për tiroidet. Megjithatë, evitoni algat nëse vuani nga hipertiroidizmi (kur tiroidet prodhojnë më shumë sesa duhet hormone tiroideje). Algat kanë shumë jod dhe mund ta përkeqësojnë gjendjen.

  1. Sallatë kaçurrele (kale, në anglisht)

Ndërkohë që kjo lloj sallate trumbetohet nga nutricionistët si një superushqim, duhet ditur se ajo e pengon tiroiden të marrë shumë jod. Nëse ju merrni shumë jod, atëherë nuk përbën problem, por nëse sasia e jodit që merrni është e paktë, sallata kaçurrele mund të shkaktojë probleme. Lakra, brokoli, lulelakra dhe lakra e Brukselit mund të kenë të njëjtin efekt.

  1. Soja

Disa nga substancat e gjetura në produkte si qumështi i sojës, apo edamame (bishtaja soje) mund të ndërhyjnë në aftësinë e tiroides për të prodhuar hormone, por vetëm nëse nuk merrni shumë jod. Ashtu si te sallata që thamë më sipër, nëse nivelet e jodit janë të duhura, nuk keni pse shqetësoheni për ngrënien e sojës.

  1. Mish i organeve

Nëse ju hani mish organesh si veshka, zemra, apo mëlçi, mund të merrni shumë acid lipoik, që është një lloj acidi yndyror që gjendet në to dhe në disa ushqime të tjera. Ju mund ta përdorni atë edhe në formë tabletash, por nëse merrni shumë prej tij, mund ta pengoni tiroiden të punojë siç duhet. Acidi lipoik mund të ndikojë edhe në ilaçet e tiroides që mund të merrni.

  1. Gluteni

Gluteni është një proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Nëse ju nuk vuani nga sëmundja celiake (kur trupi nuk toleron një proteinë të quajtur “gluten” e cila gjendet në grurë, thekër dhe elb), atëherë ai nuk ndikon në tiroide. Gluteni mund të dëmtojë zorrët e holla të njerëzve celiakë, dëmtim që mund të shkaktojë probleme serioze dhe shton rrezikun e sëmundjes së Hashimotos (që shkakton një tiroide joaktive) dhe sëmundjen e Grave-s (që çon te një tiroide shumë aktive). Nëse ju jeni celiakë, mund t’i parandaloni këto probleme duke ndjekur një dietë pa gluten.

  1. Ilaçet për tiroiden dhe ushqimi

Ushqimet që hani mund të ndikojë në ilaçet që merrni për tiroiden. Ato mund të ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën trupi i thith këto ilaçe. Pyesni doktorin apo farmacistin për më shumë informacion. Merrini ilaçet me stomakun bosh, mundësisht në mëngjes. Disa vitamina dhe antiacide mund ta pengojnë veprimin e këtyre ilaçeve.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Greqia

Next Post

A mund ta padis policinë?

Advertisement