Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i kthehem jetës normale?

– Përshëndetje! Para një viti e gjysëm jam shëruar nga ankthi apo depresioni. Isha shumë mirë dhe e harrova krejtësisht se çfarë kisha përjetuar, por para tre muajsh m’u shfaq përsëri. Patëm një mosmarrëveshje me pasurinë që na lanë trashëgim nga vjehrri se jemi të birësuar. U merakosa jashtë mase sa, kur e kujtoj këtë sëmundje, thosha “me ndihmën e Allahut gjithçka do të rregullohet”, por na kërcënuan me armë dhe filloi puna me avokat. Këto janë në favorin tonë, por mua më shqetëson fakti si të dal nga kjo gjendje. Jam duke ndjekur përgjigjet tuaja dhe më ndihmojnë shumë, por nuk po më kthehet vullneti për ta luftuar këtë sëmundje, edhe pse i kuptoj shumë mirë simptomat e mallkuara që herën e parë, mezi i largova. Edhe pse e kuptoj që janë vetëm mendim dhe kam vetëbesim duke e kujtuar se si u shërova herën e parë, përsëri më shqetësojnë dhe frika e vetme është se pse më është kthyer përsëri. Mjeku më dha dimetrinë dhe kompleks vitamine B. Ju lutem, më thoni si ta heq këtë frikë dhe t’i kthehem jetës normale? Jam nënë e dy vajzave dhe jam kryefamiljare, 35 vjeçe. Faleminderit.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuar zonjë, po të tregoj se çfarë ndodh më së shumti me klientët e mi që unë i trajtoj për ankthin e panikun, që ti ta kuptosh më mirë gjendjen tënde. Së pari, dua të them se deri më sot nuk kam parë asnjë klient që ankthi e paniku gjatë psikoterapisë t’u ikë aq shpejt sa duan ata, porse nuk ka asnjë rast që të mos ju kenë ikur kur është trajtuar klienti me disa seanca, ndoshta edhe me qetësues për përdorim akut ose ilaçe bimore. Frika më e madhe e klientëve është se a mos ai është një rast i veçantë, unik, që do të thotë, sipas tij, i patrajtueshëm, domethënë, i pashërueshëm. Pasi unë i bind klientët se ankthi e paniku jo vetëm që smund të jenë rast i veçantë e që s’janë sëmundje pasi simptomat janë reagime dhe jo shenja sëmundjesh, dalëngadalë ata besojnë se nuk mund të bëjnë përjashtime. Sado ndryshime të ketë njëri rast nga tjetri, emëruesi është i përbashkët: frikë se mos vdes, frikë se mos çmendem, se mos më bie të fikët, se mos mbytem, se mos humb kontrollin, se mos bie në depresion, se mos më braktisin njerëzit, se mos nuk do të përballoj dot jetën, se mos të tjerët e dallojnë gjendjen time e po turpëroj disi veten si i “dobët”, i sëmurë etj. Të gjitha këto, në fakt, janë vetëm supozime, pa asnjë bazë reale shkencore dhe mundësia për të ndodhur këto, praktikisht është zero, por klienti nuk beson, edhe pse nga kontrollet e vizitat, çdo gjë del në rregull. Klienti trembet shumë kur këto ndjesi e kapin si “befas” dhe fillon të mendojë: “meqë asgjë e jashtme nuk më shqetëson, atëherë ka “diçka” (të keqe) që nuk “shkon” tek unë (nga brenda)”. Meqë njeriu do përgjigje për gjithçka, truri i tij, nga padituria për ataket e panikut, fillon e “shpik”, bën supozime të gabuara nga më të tmerrshmet e më frikësueset e që të gjitha këto ne psikologët i quajmë katastrofizime mendimesh. Kështu zhvillohet “loja”. Ndjesitë fizike, ndoshta të teprauara, por brenda normales, trembin trurin, “komandantin” e ky i fundit vë në punë “ushtarët” (organet) sikur të jetë një rrezik i vërtetë e kërcënues. Ky rreth vicioz, ky cikël shtohet nëse “butoni” i panikut mbetet i takuar dhe andrenalina pa “hesap” (hormoni ose “karburanti” i lëvizjes e i veprimit) dhe noraandrenalina (hormoni i zemërimit dhe inatit) shpërndahen nëpër trup e bëhen atje “kaçurrel”. Trupi që i djeg ose do që t’i djegë ato nëpërmjet rrahjeve të shtuara të zemrës e nevojës për oksigjen, ndonjëherë nuk arrin ta përballojë këtë gjendje dhe personi mund të përfundojë deri në urgjencë! Mos u çuditni; ndoshta edhe duke ulëritur… Po të ndodhë kjo gjë në Perëndim, atje as në urgjencë nuk të pranojnë e të thonë: “Ik, ke zënë vendin e ndonjë tjetri, nuk ke asnjë nevojë për këtë shërbim”, ndërkohë që edhe për një gërvishtje të vogël, ata të pranojnë. Këtu te ne, jo vetëm që nuk të sqarojnë, por mund edhe të të thonë: “E ke nervore” e të bëjnë një serum me lorazepam e glukozë dhe lënë të kuptosh sikur “të shpëtuan jetën”, kur asnjë lloj rreziku aty nuk ka!

– Ti zonjë, vërtet i ke kaluar një vit e gjysëm më parë ankthin e panikun, por ende nuk i njeh, pra, i ke frikë. Vetëm po t’i njohësh (nëpërmjet psikoterapisë njohëse) e humbet përfundimisht frikën prej tyre, pra, “vaksinohesh”. Kur dikush nga klientët thotë se “i lutem Zotit që të m’i heqë ato”, unë i them: “Zotit lutju për gjithçka tjetër, por në këtë rast më ngjan sikur ti t’i lutesh Zotit që të të japë një patentë ose të të mësojë notin”. E kupton se ç’dua të them? Të duhet “kursi” i psikoterapisë me disa seanca që të të ikin ato përfundimisht, pasi ilaçet të qetësojnë e të venë në gjumë, por nuk t’i korrigjojnë mendimet e gabuara ose “mitet”. Shpesh klientët më pyesin: “Po sikur ato të më rikthehen?”. Unë u përgjigjem: “Kurrsesi, pasi ti tani i njeh dhe nuk mund të harrosh dijet e njohuritë, as mënyrat se si do t’u përgjigjesh ashtu siç nuk harrohen noti apo biçikleta. Pra, vetëdija jote e riformuar dhe e mobilizuar nuk i “ha” më si më parë “mashtrimet” ose marifetet e pavetëdijes ose të asaj që në dianetikë e quajnë mendja reaktive. Në këtë rast, ti edhe po të duash, nuk trembesh më”.

Advertisement

Në rastin tënd, zonjë, kemi një ngacmim të fortë real se, në qoftë se më parë ti je trembur nga reagimet, ndjesitë e mendimet, pra, njëlloj sikur të jesh trembur nga një armë “lodër”, tani je trembur nga një armë e vërtetë, pasi siç thua ti në letër, ju paskan kërcënuar për pronat me armë dhe ti, si kryefamiljare e me fëmijë, nuk ke si të mos reagosh me shumë ankth e panik kur e ndjen veten të kërcënuar e të pambrojtur. Frika më e madhe e një nëne është për fëmijët e saj, për “zogjtë” dhe ashtu si edhe klloçka që bëhet “bishë” kur ka zogj, ashtu ndodh edhe me ty. Por, përveç Neurobexit ose vitaminave B kompleks që të ka dhënë doktori, barnat e tjera nuk duhen tepruar sepse ato të “shërojnë” siç e shëroi psikiatri një student timin i cili kishte shumë ankth e frikë nga provimet dhe ai e vuri në gjumë, pra, e qetësoi e provimi iku… Bukur shërim!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aslaidon Zaimaj: Kënga që buroi nga problemet e mia me shëndetin

Next Post

Mamaja e tij nuk më do

Advertisement