Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të kthehemi në formë pas festave?

Adrian Rakipi: – Doktoreshë, vijmë nga një periudhë festash, gjatë të cilave të gjithë e kemi tepruar nga pak me ushqimet kalorike dhe të ngrënët. Cila është këshilla juaj për t’u rikthyer sa më shpejt në formë?

Detina: – Është e kuptueshme që fundviti, përveç atmosferes së bukur dhe ushqimeve të shijshme e të bollshme, sjell me vete edhe çrregullim të mënyrës së të ngrënit dhe humbje të kontrollit të peshës. Në fakt, ka disa mënyra për t’u rithyer në formë dhe për të hequr fryrjen e marrë nga festat; që nga dietat dhe kufizimi në ushqime të caktuara, deri te nisja e aktivitetit sportiv, pa harruar disa detaje dhe sekrete të tjera.

– Cilat janë ushqimet që duhen evituar dhe ato që duhen përdorur më shumë?

Advertisement

Në radhë të parë, këshilla ime është të evitohen ushqimet që nxisin prodhimin e gazrave dhe fryrje të barkut, të tilla si: Fasule, qepë, lakër e bardhë, lakër e kuqe dhe lulelakër. Në vend të tyre të perpiqemi të konsumojmë frutat si: Molla, dardha, etj., të cilat janë të pasura me shumë celulozë dhe kjo do t’ju ndihmojë të mbani në nivel të lartë sasinë e fibrave në zorrë. Duhet të përpiqeni sa më shumë të shtoni në dietën tuaj të përditshme probiotikët dhe frutat ose perimet që kanë sasi të lartë të enzimave që ju ndihmojnë në tretje. Disa nga frutat dhe perimet e tjera që jua këshilloj veçanërisht janë banania, kivi dhe luleshtrydhet, fruta këto me sasi të lartë të kaliumit, i cili vepron si diuretik. Diuretikët janë shumë të dobishëm pasi rrisin sasinë e urinës që largohet nga organizmi, duke ndihmuar kështu veshkat. Një tjetër kategori ushqimi për t’u evituar do të ishin nënproduktet e qumështit te njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, sepse shkaktojnë fryrje barku. Në vend të produkteve të qumështit mund të përdorni ushqime që kanë në përbërje oriz dhe qumësht kokosi, të cilët do t’ua ulin fryrjen e barkut.

– Meqë jemi te fryrja, thuhet se ekzistojnë disa zakone të këqija në të ngrënë, të cilat ndikojnë shumë në pamjen tonë duke sjellë kryesisht fryrje të barkut. A është e vërtetë kjo?

– Sigurisht që po. Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë, por edhe se si e hamë atë. Të gjithë e dimë se ushqimi duhet të hahet ngadalë dhe të përtypet në mënyrën e duhur, që edhe tretja të jetë e saktë. Mund të duket e çuditshme, por edhe të folurit gjatë të ngrënit ndikon dukshëm në fryrjen e barkut. Kjo ndodh sepse ajri që gëlltitet gjatë të folurit, shkakton fryrje. Gjithashtu, do të citoja këtu edhe ngrënien e çamçakëzit, e cila ka një ndikim në fryrje. Kjo sepse çamçakëzi përmban ksolitol, sorbitol dhe manitol, substanca këto që nxisin prodhimin e gazrave në rrugët e tretjes.

– Doktoreshë, përveç modifikimeve të dietës dhe mënyrës së të ngrënit, a ka ndonjë lëndë që ne mund ta marrim për të përmirësuar procesin tretës dhe për të ulur fryrjen e barkut?

Sigurisht që po, madje do të citoja një lëng magjik, lëngun Aloe Vera. Ky është lëngu im i preferuar sepse ka shumë veprime si: Çhelmues, antibakterial dhe antiviral. Bima e Aloe Verës ka edhe efekt antinflamator në organizëm dhe mund të shërojë shumë sëmundje të aparatit tretës, por jo vetëm.

– Po ndonjë ilaç që përdoret për këtë qëllim, a ekziston?

Po sigurisht, unë do t’ju këshilloja të përdornit tabletat e bimës Vitex që shiten në farmaci ose produkte të kësaj bime. Këto do t’ju ndihmojnë të ulni dukshëm fryrjen e barkut të shkaktuar nga hormonet. Por edhe përdorimi në formën e çajit gjatë marrjes së ushqimeve jep goxha rezultat. Kjo bimë gjen edhe përdorime të tjera.

– Po aktiviteti fizik sa ndikon në uljen e fryrjes së barkut?

Ndonëse fryrja ka të bëjë me praninë e gazrave dhe jo të dhjamit, aktiviteti sportiv luan një rol kyç. Jo vetëm për vetitë pozitive që i sjell organizmit, por sepse në këtë rast, kur muskujt e barkut janë të fortë, ata ndikojnë që gazrat e prodhuara gjatë procesit të tretjes të çlirohen më pak, ndaj edhe bëjnë një ulje të nivelit të fryrjes. I gjithë ky është një rreth vicioz.

– Deri tani kemi folur vetëm për ushqimet që ndikojnë në fryrjen dhe në shtimin në peshë. Po pijet a ndikojnë apo veprimi i tyre nuk është aq i madh?

Do të thoja që pijet janë një pjesë thelbësore e dietës në tërësi dhe të ushqyerit. Kjo jo vetëm sepse evitimi i pijeve të gazuara ul dukshëm fryrjen e barkut, por edhe sepse pirja e ujit ju ndihmon për të humbur peshë. Në fakt, nutricionistët shpesh rekomandojnë pirjen e një gote uji para çdo vakti, në mënyrë që të ndiheni më shpejt të ngopur. Gjithashtu, pirja e ujit sa më shpesh gjatë ditës, të jep ndjesinë e ngopjes dhe kjo përsëri ndikon në përmirësimin e peshës trupore. Përveç këtyre, një arsye tjetër e mirë për të pirë ujë është fakti se ai redukton dukshëm celulitin, aq të urryer nga femrat.

Shpesh, njerëzit i kapërcejnë vaktet për të “ngrënë më pak”, për t’u dobësuar. A është e këshillueshme kjo?

Jo, kjo nuk është aspak e këshillueshme. Duke kapërcyer vaktet, ju nuk bëni gjë tjetër veçse shtoni urinë. Ky shtim urie do të ketë ndikim në vaktin pasardhës, në të cilin do të hani më shumë dhe me më shumë uri se më parë. Kjo gjë do t’ju bëjë të shtoni më shumë në peshë sepse do të jetë më vështirë të tretet ushqimi. Një këshillë e rëndësishme është të mos e kapërceni kurrë vaktin e mëngjesit. Ai është vakti më i rëndësishëm sepse është karburanti i trupit tonë. Jo vetëm që na furnizon me energji, por është vënë re se personat që hanë mëngjes, janë më të shëndetshëm dhe më të ekulibruar në peshë sesa ata që e kapërcejnë atë. Hani një mëngjes të bollshëm, një drekë më pak të bollshme dhe në darkë hani diçka të lehtë, në mënyrë që aparati tretës të punojë siç duhet.

– Ndonjë këshillë tjetër që dëshironi t’ua jepni lexuesve tanë…

Ndonëse mund t’ju tingëllojë çuditshëm, këshilla ime është: RELAKSOHUNI! Stresi, pasojat negative të së cilit janë kudo, ka mjaft rëndësi edhe në linjat tona. Kjo sepse stresi rrit nivelin në gjak të kortizolit dhe adrenalinës, të cilat stimulojnë aparatin tretës duke shkaktuar kështu grumbullimin e gazrave, të cilat manifestohen me fryrje të barkut. Përpiquni që pas një dite stresuese të gjeni pak kohe për veten: Bëni joga, ndizni ndonjë qiri aromatik, bëni ndonjë banjo me vajra esenciale. Mund të duken gjëra të vogla, por do t’ju ndryshojnë jo vetëm humorin dhe shëndetin, por edhe pamjen tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nexhmije Hoxha: Pse i vrau shoket Enveri?

Next Post

Taunita Pira: Tradhtia është një zgjedhje...

Advertisement