Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nexhmije Hoxha: Pse i vrau shoket Enveri?

Ajo çka deklaroi Rudina Xhunga se intervista e dhënë për të ishte e fundit që do jepte në këtë jetë Nexhmije Hoxha, nuk ishte e vërtetë. Pas intervistës me zonjën Xhunga, ashtu siç na kishte premtuar, shoqja Nexhmije, të nesërmen, ajo më priti në shtëpiunë e saj për të dhënë intervistën e fundit, intervistën e jetës së saj…
Në orarin e caktuar u ndodha para portës së shtëpisë së saj te ish-pularia.
Kaso Kosa: – Së pari, faleminderit që na pranuat ne për të dhënë intervistëne fundit në jetën tuaj, shoqja Nexhmije. Fillojmë?
Nexhmije Hoxha: – Po. Urdhëroni Kaso!
– Ç’janë këto shoqja Nexhmije?
– Pyetjet që do më bëni…
– Më falni shoqja Nexhmije, por unë s’marr pyetje të gatshme. Ato i bëj vetë.
– E, mo, Kaso, që mbete aguridhe! Ndaj ke mbetur pa lekë ti… Nejse, meqë më erdhe në shtëpi, më bëj ç’pyetje të duash. Së pari, të më falësh që nuk po të nxjerr ndonjë portokalle, a ndonjë mollë për qerasje, por s’kam marrë akoma tollonën nga Fronti. Shkova te ata të Frontit dhe më thanë, që duhet të presësh datën 5 Maj, për ato 2 kile mollë, e portokalle.
– Ç’ne deri në 5 Maj, zonja Hoxha!?
– Po meqë është Dita e Dëshmorëve Kaso, apo harrove… Duhen respektuar të rënët.
– Meqë më kujtuat 5 Majin zonja Hoxha… Si u vra Qemali? Thonë se e spiunoi Enveri dhe për këtë gjë, nëna e Qemalit nuk i fliste Enverit? A është e vërtetë…?
– I kam pasur përherë qejf portokallet, por kemi qënë hollë ekonomikisht dhe mezi i blinim.
– Ju keni qënë keq ekonomikisht!?
– Po Kaso, po. Kemi qënë keq ekonomiksht. Mezi shtynim muajin. Madje për të kursyer ca lekë, iknim nga shtëpia jonë dhe shkonim në Shtëpitë e Pritjes në Pogradec, Vlorë, Durrës. Rrinim atje me muaj të tërë. Atje të paktën shpenzimet na i hiqte Partia. Dilja edhe jashtë shtetit shpesh. Madje jo vetëm unë, por edhe fëmijët iknin jashtë. Ndaj iknim. Në shtëpi me rrogat që kishim, s’na dilte as për të blerë çorape.
– Meqë më kujtuat çorapet. Keni thënë që ju dhe shoku Enver i keni arnuar shpesh ato.
– Sigurisht Kaso! Shoku Enver i kishte thonjtë e gjata dhe i grriseshin shpejt çorapet. Detyroheshim edhe i arnonim pastaj.
– Përse nuk i priste thonjtë?
-….
Lexoni vazhdimin neser ne gazeten Intervista qe mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në:http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Si të kthehemi në formë pas festave?

Advertisement