– Kam parë në ëndërr sikur bashkëshorti im më tradhtonte dhe unë fillova të qaja, duke i thënë: “Pse ma bën këtë gjë? Unë nuk po të sillem me hile!”. Ç’do të thotë kjo ëndërr?
– Një ëndërr e tillë tregon pasiguritë dhe vetëbesimin tuaj të ulët. Ju keni shumë frikë se një ditë bashkëshorti do t’ju tradhtojë dhe nuk do t’ju dojë më. Jeni xheloze, sepse ndjeni që ai nuk ju jep të njëjtën dashuri që i falni ju. Të gjitha këto frikëra ju shfaqen në ëndërr në një formë të tillë. Pra, ëndrra nuk tregon nëse ai ju tradhton apo jo, por ka lidhje me ju. Ju vetë nuk ndiheni e sigurt me bashkëshortin tuaj dhe arsyen përse e dini vetëm ju. Unë di t’ju them që ëndrra, siç parashikon, edhe këshillon: Kini kujdes se duke treguar frikë apo xhelozi të tepruar ndaj bashkëshortit, mund të krijoni vërtet probleme, pa pasur fare arsye dhe pa asnjë shkak. Nëse ka diçka që ju bën të dyshoni, flisni drejtpërsëdrejti me bashkëshortin, mos prisni momentin kur ai mund të gabojë.