– Me datën 10 kam parë në ëndërr sikur gjyshi që ka vdekur hyri te dhoma ku flinte (tani aty fle unë) dhe më futi duart në fyt. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Pres përgjigjen tuaj nëse mundeni. Aleksia.
– E dashur Aleksia, gjyshërit nëpër ëndrra përfaqësojnë të mirën. Në këtë rast, gjyshi ju është shfaqur në këtë mënyrë sepse ju po kaloni një periudhë jo të mirë nga ana psikologjike e shpirtërore. Nuk po kujdeseni aq sa duhet për veten dhe gjyshi, edhe pse tashmë nuk jeton, shqetësohet për ju. Duhet të ndizni një qiri për gjyshin dhe për veten. Lutjuni Zotit për të arritur qetësinë shpirtërore.