Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Lindita Halimi: Si arrita tek “American Idol”
Endrit Hoxhaj: Me “Touch Fashion” do sjellim modën e vërtetë
Isha e martuar kur dashurova kolegun...

Endrit Hoxhaj: Me “Touch Fashion” do sjellim modën e vërtetë

 

 

“Touch Fashion” ose në shqip “Prekja e modës” është revista e parë që vjen në tregun mediatik 100% e fokusuar vetëm te moda dhe risitë e saj. Endrit Hoxhaj, modeli, biznemeni dhe sportisti shqiptar, boksier dhe ish-kampion i boksit në Kosovë-Shqipëri për 5 vite rresht, na tregon të rejat e kësaj reviste, idetë e tij rreth modës dhe shumë informacion për modën, modelet, fotografët dhe organizimet shqiptare në këtë fushë…

Advertisement

 

Fabjola Kuburi: – Endrit, ti i je përkushtuar me shumë zell punës tënde në fushën e modës. Me çfarë po merresh aktualisht?

Endrit Hoxhaj: – Aktualisht po punojmë që ndjekësit tanë të prekin çdo gjë aktuale të modës shqiptare dhe më gjerë. Kësaj radhe i jemi përkushtuar më shumë medias online ku dhe do sjellim në jetë revistën e parë online 100% modë “Touch Fashion”, www.touchfashion.al.

– Cila është e reja e këtij projekti që po menaxhon?

– Kjo është revista e parë online 100% fashion. Ndryshe nga të tjerët, ne do të pasqyrojmë çdo gjë në lajm, qoftë ajo e mirë apo e keqe për X personazh, do ketë kritika dhe transparencë. Me pak fjalë, ne nuk do ta gënjejmë lexuesin për asgjë. Mendoj se kjo revistë do të bëhet shumë shpejt edhe shtëpia e stilistëve, modelëve, fotografëve, organizatorëve e të tjerë, ku do të ketë hapësirë vetëm për ta dhe për punët e tyre. Do të ketë abonim nga ata dhe me sa po shikoj, ka pëlqim dhe vrull pozitiv.

– Pse duhet të bëhemi pjesë e “Touch Fashion”?

– Sepse “Touch Fashion” është mënyra më e lehtë për të prekur modën aktuale. “Touch Fashion” do sjellë te ju në kohë reale të rejat më të fundit mbi industrinë e modës në mbarë botën dhe personazheve të saj, sepse “Touch Fashion” mbështet dhe promovon stilistët, modelet, eventet, fotografët, organizatorët.

– Si e shikon ti të ardhmen e modës në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera evropiane apo më gjerë?

– Edhe pse jemi komshinj me Italinë, që është djepi i industrisë së modës, ne nuk kemi ende një modë shqiptare. E ardhmja e modës shqiptare duket e zbehtë për arsye të ndryshme, duke filluar që te formimi i modeleve dhe stilistëve shqiptarë. Nuk mund të bëj krahasime me vende të tjera, kur ne nuk kemi industri reale të modës.

– Si janë shqiptarët me veshjen, në gjykimin tënd?

– Mjafton të dalësh në Bllok, s’ka rëndësi ora e moti dhe do të shikosh që takat nuk kanë të ndalur në asnjë moment të ditës dhe të javës. Ka filluar disi të përmirësohet, por është e vështirë përsëri. Këtu ndikon dhe mosinformimi mbi modën aktuale dhe gjendja ekonomike. Po ashtu, edhe stilistët shqiptarë rrinë në hije, duke mos sjellë asnjë risi. Mendoj se shqiptarët e Kosovës janë më aktualë dhe një hap para nesh në këtë aspekt.

– Sa ka ndryshuar jeta jote pasi u bëre pjesë e mediave?

– Mendoj se shumë, por edhe fare, pasi duke qenë një njeri i thjeshtë, nuk e kupton shumë këtë. Kur je njeri me potencial dhe pjesë e mediave të jepet mundësia për të ndihmuar të tjerët dhe kjo është ndër gjërat që unë pëlqej më shumë. Media është botë e madhe dhe e bukur, kështu që mua më ka bërë më të bukur dhe më të madh. (Qesh)

– Pas kaq vitesh eskperiencë në sesionet e ndryshme fotografike, ndihesh më i pjekur profesionalisht? Çfarë ke ende për të përmbushur?

Mendoj se si individ kam arritur çdo gjë, duke numëruar sportin, modelingun dhe biznesin… boksier, ish-kampion dhe nënkampion Kosovë-Shqipëri për peshat 69 kilogramë dhe 75 kilogramë. Modeling, reklama të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj, po ashtu edhe Mister Fotozhenia në një konkurs mode. Kam qenë pjesë e biznesit që në 2008 me agjenci të ndryshme nën pronësinë time, disa prej të cilave i kam shitur. Normalisht, si çdo person, mendoj që s’jam përmbushur akoma pasi në çdo moment dalin dëshira të tjera. Mendoj se i plotësuar do të jem kur të kem një media grup internacional dhe një karrierë jashtë vendit, gjë që mund të realizohet shpejt.

– Me kaq kohë sa i ke dedikuar modës, ti di edhe se si ka evoluar moda këtu… A ka ndonjë kriter apo recetë që duhet ndjekur që moda shqiptare të shkojë në nivele evropiane?

– Moda do të ndryshojë në atë moment kur studiot, stilistët, këngëtarët e të tjerë të marrin modele dhe jo shoqe apo vajza që i gjejnë në rrugë. Moda ndryshon në momentin kur modele quhen vetëm ato që janë në përmasat e modeles që, t’i quajmë ne modele dhe jo të quajnë ato modele veten.

– Si janë marrëdhëniet mes atyre që bëjnë modeling dhe atyre që merren me modeling?

– Kohët e fundit kam vënë re që janë tensionuar shumë marrëdhëniet mes modeleve dhe punëdhënësve të tyre apo agjencive. Kjo ndodh për arsyet e lartpërmendura, sepse stilistët, studiot dhe organizatorët marrin vajza nga rruga vetëm për t’i paguar pak ose fare. Normalisht, modelja dhe agjencia do të jenë të pakënaqur me njëri-tjetrin pasi nuk kanë punë dhe i paguajnë pak, plus që sot janë bërë 5 modele, monopol dhe nuk ka hapësirë për të tjerat. Mënyrën se si e mbajnë këto modele veten akoma në krye të “listave” të punës, nuk e di. Është dashur korrektësia ime, besimi dhe emri im që unë me modelet të mos kemi pakënaqësi apo hatërmbetje sepse në momentin kur diçka nuk shkonte, unë gjeja rrugën për të mos bashkëpunuar në vazhdim.

– Puna në modeling është një përpjekje e vazhdueshme, megjithatë ka edhe ajo bukurinë e vet… Konkretisht, çfarë të tërheq më tepër në këtë profesion?

– Më tërheq kur shikoj njerëz me pasion që nga kontakti me mua arrijnë në majat e suksesit që mund të ketë çdo modele shqiptare. Të mos harrojme se unë jam ai që kam dërguar numrin më të madh të modeleve jashtë vendit për reklama, konkurse e punë afatgjata në modeling. Unë të bukurën në këtë fushë e kam vërejtur çdo ditë që kam punuar dhe, punoj me pasion. Në momentin që s’ka pasion, s’ka asgjë të bukur.

– Cilat janë planet e tua më të afërta në lidhje me modën dhe jo vetëm?

– Planet janë të shumta pasi “Fashion Supreme”, agjencia ime, në bashkëpunim me shumë të tjerë po sjell në jetë revistën “Touch Fashion”. Uroj që jo shumë larg të sjellim edhe një televizion fashion për tregun shqiptar. Normalisht, nuk do të mungojë ndërmjetësimi i biznesit të industrisë së modës në Kinë, Itali e pse jo, edhe në SHBA.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lindita Halimi: Si arrita tek “American Idol”

Next Post

Isha e martuar kur dashurova kolegun...

Advertisement