Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë nuk dini për gjarpërinjtë

 

Gjarpërinjtë njihen për aftësinë që kanë për të vrarë me helmin e tyre viktima që janë shumë më të mëdha se ata. Megjithatë, jo të gjithë gjarpërinjtë janë helmues, disa thjesht përdorin madhësinë dhe forcën për të vrarë viktimën e tyre. Ja disa informacione për këta reptilë.

– Ekzistojnë afro 3000 lloje gjarpërinjsh, nga të cilët 700 janë helmues. Nga këta 700, 250 janë shumë helmues, sa mund të vrasin edhe njeriun me helmin e tyre. Kur vendosin të godasin, gjarpërinjtë kanë një përqindje suksesi 100%.

Advertisement

– Gjarpërinjtë nuk kanë veshë të jashtëm dhe nuhasin me gjuhë. Ata janë mbuluar me luspa prej keratine, e njëjta proteinë prej së cilës janë të përbërë edhe thonjtë tanë. Disa prej tyre e ndërrojnë lëkurën shumë herë gjatë vitit.

– Shikimi i gjarpërinjve është i dobët, mbase ngaqë ata nuk kanë qepalla. Megjithatë, natyra i ka pajisur me receptorë nxehtësie me të cilët kapin vibracionet.

– Gjarpërinjtë nuk e kafshojnë prenë e tyre, por e gëlltisin të gjithën, falë nofullave të tyre elastike. Ata mund të gëlltisin edhe pre më të mëdha se koka e tyre.

– Gjarpërinjtë zakonisht pjellin vezë të cilat më pas çelin. Megjithatë, disa lloje, si boat dhe gjarpërinjtë me zile, lindin gjarpërinj të vegjël.

– Gjarpërinjtë më të mëdhenj të botës janë pitonët, të cilët mund të arrijnë gjatësinë 10 metra. Ata i vrasin viktimat e veta duke u rrotulluar rreth tyre dhe duke i shtrënguar fort, derisa i mbysin.

– Anakonda që haset në Amerikën Latinë është një nga gjarpërinjtë johelmues. Ai është një nga gjarpërinjtë më të trashë, duke arritur nganjëherë perimetrin 111 cm.

– Gjarpërinjtë e ujit dhe kobrat, kur ndjejnë rrezikun, mund të shtiren sikur kanë ngrodhur. Bile, për të larguar grabitqarët, ata mund të lëshojnë një lloj gazi nga gjendrat anale.

– Lloji Leptotyphlopidae, me madhësi 10 cm, janë gjarpërinjtë më të vegjël në botë.

– Mamba e zezë është gjarpri më i shpejtë në botë. Quhet kështu për shkak të lëkurës së zezë.

– Kobra mbretërore është gjarpri helmues më i gjatë në botë, që mund të shkojë deri në 5.6 metra.

– Gjarpri Oxyranous microlepidotus mendohet se është më helmuesi në botë. Një kafshim i tij i vetëm mund të vrasë 100 njerëz.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Qyteti kinez me shumë gra, ku burrat kanë nga “tre të dashura”

Advertisement