Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Test: Dini si ta evitoni kolesterolin e keq?

 

 

  1. Kolesteroli i lartë mund të ndikojë negativisht në jetën seksuale.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Advertisement

  1. Çfarë të bën më keq për kolesterolin?
  2. Një vezë e skuqur
  3. Një fileto me mish viçi
  4. Një kupë akulloreje

 

  1. Nëse jeni i dobët, nuk keni pse të shqetësoheni për kolesterolin.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Pse LDL-ja quhet “kolesterol i keq”?
  2. Sepse shton presionin e gjakut.
  3. Sepse bllokon enët e gjakut.
  4. Sepse të bën të shtosh në peshë.

 

  1. Pse HDL-ja quhet kolesterol i mirë?
  2. Sepse ai largon kolesterolin e keq.
  3. Sepse ju ndihmon të bini në peshë.
  4. Sepse ul oreksin.

 

  1. Pse burrat kanë probleme me kolesterolin më herët sesa gratë?
  2. Për shkak të personalitetit të tyre.
  3. Sepse konsumojnë shumë mish me dhjamë.
  4. Për shkak të hormoneve.

 

  1. Cili ndryshim në mënyrën e jetesës është më i mirë për të vënë nën kontroll kolesterolin?
  2. Pakësimi i sheqernave
  3. Meditimi, lënia e duhanit
  4. Pakësimi i yndyrnave të ngopura, dobësimi

 

  1. Pirja e alkoolit mund t’ju ndihmojë për uljen e kolesterolit, nëse ju…
  2. …pini me masë.
  3. …pini verë të kuqe.
  4. …pini gjatë vakteve.

 

  1. Cila etiketë ushqimore ka rëndësi nëse keni kolesterol të lartë:
  2. Zero yndyrna trans (zero trans fat).
  3. Me pak yndyrna (lovv fat).
  4. Pa kolesterol (no cholesterol).

 

  1. Çfarë janë trigliceridet?
  2. Një ilaç për kolesterolin
  3. Lloj yndyrnash
  4. Substanca kimike që krijohen te mishi i djegur.

 

  1. Cili sport është më i mirë për kolesterolin?
  2. Hatha joga, 30 minuta në ditë.
  3. Një shëtitje relaksuese në këmbë.
  4. Vrapimi në tapetin rrotullues.

 

  1. Kolesteroli i lartë shkakton:
  2. Artrit
  3. Gunga dhjami në lëkurë
  4. Përdhesin
  5. Asnjë nga më sipër

 

  1. Mbajtja nën kontroll e kolesterolit ruan mprehtësinë e mendjes.
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Kolesteroli i lartë mund të pakësojë fluksin e gjakut në zonën e legenit, duke vështirësuar eksitimin dhe arritjen e orgazmës. Prej kësaj rrezikohen si burrat, ashtu edhe gratë. Kolesteroli ngushton enët e gjakut që nga zemra e deri në pelvis. Te burrat, një shenjë e hershme e sëmundjes janë problemet me ereksionin. Për fat të mirë, zakonet e shëndetshme që përmirësojnë nivelin e kolesterolit, mund të përmirësojnë edhe epshin. Ndër to futen ushtrimet fizkulturore, ngrënia si duhet dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Një kupë akulloreje ka 11 gramë yndyrna të ngopura, shumë më tepër se një vezë, apo fileto mishi. Sa më shumë yndyrna të ngopura të hani, aq më shumë rritet niveli i kolesterolit “të keq”. Ju duhet të kufizoni sasinë e kolesterolit që merrni, jo më shumë se 300 mg në ditë, ose 200, nëse keni nivel të lartë të tij. Kjo do të thotë një vezë në ditë, e cila ka 170 mg kolesterol.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Edhe nëse jeni i dobët dhe në formë, gjenet dhe ajo që hani, mund të ngrenë nivelin e kolesterolit. Ja pse është e rëndësishme të kontrolloni rregullisht kolesterolin, duke filluar që në të 20-tat. Gjithashtu, duhet të njihni historikun e familjes dhe cilët persona të saj kanë vuajtur nga zemra. Kjo gjë luan një rol kyç në mënyrën se si doktori juaj do të trajtojë kolesterolin e lartë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nëse ka shumë LDL në gjak, ai mund të grumbullohet në muret e arterieve, duke formuar pllakëza. Kjo gjë ngushton dhe forcon arteriet, duke shtuar rrezikun e infarktit dhe të goditjes në tru. Një kolesterol i keq në nivelin 190, ose më shumë, konsiderohet një rrezik serioz për sëmundjet e zemrës. Në të kaluarën synohej ulja e LDL-së në një “nivel të caktuar”, ndërsa tani, ulja e tij bën pjesë në një strategji të përgjithshme për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

HDL-ja bën punën e pastruesit të enëve të gjakut. Ai e dërgon kolesterolin e keq në mëlçi, në mënyrë që ai të largohet dhe të mos bllokojë arteriet. Një sasi ditore 60mg/dl ose më e lartë e HDL-së do t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Hormoni që shkakton “diferencën në moshë” mes burrave dhe grave është estrogjeni. Ky hormon femëror ul kolesterlin “e keq” dhe shton kolesterolin “e mire”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se gratë mund të hanë ç‘të duan, sepse në menopauzë ato e humbasin këtë përparësi.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Ndryshimi në stilin e jetesës mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq dhe gjëja më e mirë që mund të bëni është të konsumoni më pak yndyrna të ngopura, të evitoni yndyrnat trans dhe të keni një peshë të shëndetshme. Edhe lënia e duhanit mund të shtojë kolesterolin e mirë dhe të lehtësojë punën e zemrës.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Alkooli mund të rrisë pak kolesterolin “e mirë”, por ekspertët thonë se ndryshimi nuk është i madh. Nëse pini, kufiri duhet të jetë 1-2 gota në ditë për burrat dhe një për gratë. Edhe lloje të tjera pijesh alkoolike, jo vetëm vera e kuqe, duket se shtojnë kolesterolin e mirë. Por kujdes, pirja e shumtë është e keqe për presionin e gjakut dhe mund të dëmtojë shëndetin në mënyra të tjera.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Yndyrnat trans (industrialisht të përpunuara) e çojnë edhe kolesterolin e keq, edhe atë të mirë në drejtimin e gabuar. Këto gjenden në ëmbëlsirat industriale, fast food-et, margarinë, patatina, etj. Kërkoni te përbërësit shprehjen “vaj pjesërisht i hidrogjenuar”, që është një emër tjetër për yndyrnat trans.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Trigliceridet janë forma më e zakonshme e yndyrnave në ushqim dhe në trupin tonë. Ne i përdorim ato për të çliruar energji. Kur ne hamë më shumë kalori sesa kemi nevojë, trupi i ruan trigliceridet në qeliza për “një ditë të vështirë”. Kur ju bëni një analizë kolesteroli, e quajtur analiza e lipideve, në laborator maten edhe trigliceridet. Niveli i tyre duhet të jetë nën 150 mg/dl. Nëse është më i lartë, ai ka lidhje me sëmundjet e zemrës.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Vrapimi në tapetin rrotullues ndihmon në dy mënyra: Duke nxitur punën e zemrës dhe fut në punë edhe muskujt. Secili lloj ushtrimi përmirëson nivelet e kolesterolit. Për të arritur këtë qëllim, vrapi duhet të bëhet me intensitet mesatar, deri në të fortë, pra, nga një ecje e shpejtë, te një vrap i lehtë. Ju duhet të djersiteni dhe të shtoni rrahjet e zemrës. Joga mund të jetë shumë e ngadalshme, por ju mund të zgjidhni një lloj të fuqishëm të saj.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Gungat e dhjamit nën lëkurë, që quhen “xanthoma”, janë vetëm shenja e jashtme e kolesterolit të lartë dhe janë të rralla. Ajo që nuk shihet është më e rëndësishme: Bllokimi i ngadaltë i arterieve, që shkakton infarkt ose goditje në tru. Nëse ju keni xanthoma për shkak të kolesterolit të lartë, ulja e tij mund të ndikojë në tkurrjen e këtyre gungave.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Një nivel i shëndetshëm kolesteroli është i mirë për trurin dhe zemrën tuaj. Kolesteroli i lartë mund të shkaktojë infarkte ose mini-infarkte, të cilat ju as nuk i vini re. Me kalimin e kohës, këto miniinfarkte mund të shkaktojnë probleme në kujtesë dhe në të menduar, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës suaj të përditshme.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nevina Shylla: Ky ishte mometi i duhur!

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement