Motra me ish-të fejuarin
– Motra ime sheh në ëndërr vazhdimisht sikur takon ish-të fejuarin. Konkretisht, ka parë sikur e takoi rastësisht në një vend me pishina dhe uji ishte i pastër në ngjyrë blu. Domethënë, ishin takuar dhe kishin shkuar bashkë. Ajo e shikon shumë shpesh të mërzitur atë person. Çfarë do të thotë?
– Një ëndërr e tillë tregon që motra juaj e ka mendjen akoma tek ish-i fejuari. Ajo e ka të freskët ndarjen me të, ndaj edhe e shikon në atë mënyrë në ëndërr. Në momentin që do të fillojë ta harrojë, nuk do të shikojë më ëndrra të tilla. Ajo vetë si person është e pastër, duke qenë se ka parë ujë të pastër. Ka qenë e pastër ndaj tij, por nuk mund të themi të njëjtën gjë nga ana e tij, ndaj ajo duhet të qetësohet që të mos shikojë më ëndrra të tilla. Jeta ecën përpara.
Shuplaka dhe e qara
– Çfarë do të thotë kur shikon në ëndërr një të vdekur që të bie me një shuplakë sa të të dhembë edhe në realitet? Po kur e shikon veten duke qarë pa pushim?
– Ëndrra juaj tregon që duhet të keni kujdes me shëndetin në radhë të parë, sepse nuk i kushtoni vëmendje dhe mund të sëmureni. Dhimbja është shëndeti i dobët, shuplaka është tërheqja e vëmendjes. E qara tregon ngushëllim, që do të thotë se çdo gjë është kalimtare; edhe problemet shëndetësore dhe çdo gjë tjetër.