Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Policia më ka vënë gjobë jo të merituar. Si të veproj?

– Përshëndetje i nderuar avokat, ju falënderoj shumë për zgjidhjet juridike që u jepni pyetjeve tona. Unë që po ju shkruaj jam Visi nga Gramshi. Sa herë që vij në qytetin e Tiranës më ndalon policia rrugore. Më ka ndodhur që më ndalon dhe më gjobit pa asnjë arsye. Rasti më i fundit ishte para 7 ditëve. Kam qenë te kryqëzimi i 21 dhjetorit dhe më ka ndaluar policia rrugore pa asnjë shkak. Pasi më ndaloi, polici rrugor më kërkoi të gjithë dokumentacionin e makinës dhe patentën. Pas verifikimit të dokumentacionit ku doli që çdo gjë ishte në rregull, polici filloi të kapej me mua, duke më thënë se kalova me ngjyrë të kuqe, gjë që nuk ishte e vërtetë. U mundova t’i shpjegoja që nuk kisha kaluar me të kuqe, por ai më tha: “Ik ankohu në komision se ata do të ta presin gjobën”. Brenda 5 ditëve nga konstatimi i policit unë dola në komision dhe mora 20.000 lek gjobë. Te fleta e gjobës thuhet se ke mundësi ta ankimosh në gjykatë brenda 5 ditëve. Të lutem a mund të më ndihmoni ta fitoj këtë rast, më tepër e kam çështje parimore sesa për vleren e gjobës, pasi policia rrugore me pa të drejtë më diskriminon vetëm pse më shikon me targa GR. Ju falënderoj shumë dhe respekte për misionin tuaj për të ndihmuar qytetarët me këshillat që na vijnë në ndihmë.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje zoti Visi. Ju falënderoj për vlerësimin që i jepni rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Shqetësimi juaj është shqetësim i shumë qytetarëve të cilët pasi ndalohen nga policia rrugore, u kërkohet dokumentacioni dhe pasi shihet që çdo gjë është në rregull, policia i gjobit për kalimin e semaforit me të kuqe. Këto muajit e fundit, Studio Ligore “Duraj” ka patur disa raste të tilla të cilat i ka ndjekur me profesionalizëm dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka vendosur drejtësi duke e pranuar objektin e kërkesë-padisë sonë për shfuqizimin e aktit administrativ, pra, vendimin e gjobës të cilën e ka nxjerrë komisioni.

– Me informacionin që ju jepni lidhur me gjobën e marrë, me kompetencë të plotë mund të them që ky është rast i fituar, shumë i pastër për të dalë me sukses. Kjo, pasi barrën e provës në proces administrativ e ka Drejtoria e Policisë ku është marrë gjoba, pra, në rastin tuaj, ajo e Tiranës. Ata duhet ta provojnë se gjobën e kanë vendosur pasi ju keni shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, pra, semaforin. Për këtë, prova e vetme që Drejtoria mund të sjellë si palë e paditur janë pamjet filmike të semaforit ku pretendohet se keni kaluar me të kuqe. Fakti se ju jeni i bindur që keni kaluar me semafor jeshil, nuk përbën asnjë problem për ju që drejtoria të sjellë pamjet filmike në gjykim. Por, kur edhe nëse ajo nuk i sjell këto pamje, gjykata e merr të mirëqenë se pala e paditur nuk e ka provuar gjobën e vendosur nga polici rrugor dhe për rrjedhojë do ta pranojë kërkesë-padinë e ngritur nga ajo, që do të thotë do ta shfuqizojë gjobën e vendosur në dëmin tuaj. Kur jepet vendimi i gjykatës, nuk ka mundësi ankimimi nga pala e paditur, pasi ky është vendim i paankimueshëm bazuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative”. Jeni i mirëpritur të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” për ta ndjekur si rast. Pagesën ndaj avokatit do ta bëni nëse e fitoni gjyqin. Ju faleminderit!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Marsel Rupi: Po të isha unë kryebashkiaku...

Next Post

A mund të bëj bashkim familjar?

Advertisement