Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk po e kontrolloj dot ankthin

 

– Përshëndetje profesor Jashari. Jam një vajzë 26 vjeçe. Që prej muajit qershor po përjetoj një gjendje ankthi. Pas disa vizitave mjekësore, nuk më doli asnjë problem shëndetësor, por gjendja e ankthit më vazhdon gjer tani. Kam ndjesinë e marrjes së mendve, më bie si të fikët, më mpihen këmbët dhe më thahet fyti. Nëpërmjet mjekëve te të cilët jam vizituar dhe informacioneve në internet, më është përcaktuar si gjendje ankthi. Përpara kësaj periudhe kam pasur disa probleme familjare, si dhe kam ndryshuar status. Jam fejuar me një djalë pas një lidhjeje 7-vjeçare. Këtë ndryshim në jetën time e mora me shumë përgjegjësi dhe frikë njëkohësisht. Pas një vizite te një mik i familjes i cili është neurolog, kam marrë si mjekim xanax. Kam rreth dy muaj që konsumoj gjysmë kokrre 0.25 mg. në mëngjes dhe në darkë. Domethënë, një kokërr 0.25 mg. në ditë. Mora informacion nga farmacistja që ky mjekim krijon një lloj varësie dhe duke u ndjerë mirë për pak ditë, e përgjysmova dozën e ilaçit. Një ditë nuk e përdora fare se fillova të ndihesha mirë, por vura re se gjendja e ankthit m’u rikthye, kështu që këtë periudhë po pi përsëri një kokërr të plotë në ditë. Ndihem shumë keq sepse gjendja e ankthit më kthehet dhe e ndjej që nuk e kontrolloj dot situatën. Sidomos në periudhën e ciklit menstrual bëhem akoma më keq, kam gjendje ankthi dhe më bie si të fikët. Më shpeshtohen rrahjet e zemrës dhe më thahet goja. Edhe ideja që xanax-i të krijon varësi, më tremb. Nuk më ka ndodhur asnjë fatkeqësi në jetë. Kam përfunduar studimet me rezultate të mira, punoj dhe jam shumë e realizuar. Ju lutem, më jepni një zgjidhje pasi nuk arrij të kontrolloj dot gjendjen e ankthit. Çfarë ilaçesh bimore më sugjeroni dhe si ta heq xanax-in?

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuara 26 vjeçare, po i përgjigjem që në fillim pyetjes tënde se çfarë ilaçesh bimore do ju duhen për të kontrolluar ankthin e depresionin (normal) dhe për të hequr përdorimin e xanax-it, i cili krijon varësi po kaloi një muaj. Sipas shkencës, por edhe nga përvoja ime shumëvjeçare, një kombinim i kujdesshëm i xhinsengut dhe i shafranit, bën mrekullira. Jo çdo lloj prodhimi, pasi shafrani i fqinjëve, jo vetëm që është shumë i shtrenjtë, por as nuk e ka fuqinë e shafranit të Indisë, Pakistanit, Arabisë etj. ku e merr lëndën e parë firma nga SHBA-ja që i prodhon. Xhinsengu e shafrani kanë veti të shkëlqyera antiderpesive e përshtatshmërie. Shafrani forcon nervat, heq obsesionet, forcon të gjitha shqisat, rregullon aritmitë, menstruacionet si dhe heq efektet anësore të barnave kimikate ose ndihmon për t’u çliruar nga varësia prej tyre. Të dyja këto ilaçe janë 100 % bimore, të zbuluara që në lashtësi, krijojnë ekuilbra të shkëlqyer të organizmit e në botë i përdorin deri edhe për shërimin e kancereve. Fjalën shafran, i cili ka 125 përbërës, për herë të parë e kam dëgjuar nga (ndjesë pastë) Dr. Arqile Boti! Më tha se ne të dy bashkë do të shërojmë deri edhe kanceret… Unë qesha e ia ktheva: “Mjeshtër keni ndonjë ëndërr me sy hapur?!”. “Jo, tha ai, unë do të gjej shafran indie e xhinseng shkretëtire, që do t’i kombinoj dhe ti do të punosh për ta bindur të sëmurin që jo vetëm ta pranojë sëmundjen, por edhe të mos e mendojë pothuajse fare atë, sikur ajo të mos ekzistonte tek ai. Atëhere do të shohesh se çfarë i punon trupi sëmundjes”.

Advertisement

Atëherë, para 25 vitesh, kjo gjë m’u duk krejt utopi, por sot e di mirë se shumica e të sëmurëve me kancer shërohen; vdesin vetëm ata që nuk e kanë sa duhet trimërinë shpirtërore dhe besimin, por edhe ata “frikacakët” tmerrësisht frikacakët… Atëherë sapo ishte lejuar feja dhe Dr. Arqile Boti më tregoi edhe ca thënie te Bibla e Kurani i shenjtë, ku thuhej se nuk ka asnjë sëmundje për të cilën Krijuesi nuk bëri në tokë edhe ilaçin, veçse duhet mjeshtëri në gjetjen dhe kombinimin e tyre.

– Dhe tani, më konkretisht, për problemin tuaj: Shyqyr që gjatë vizitave nëpër doktorë doli se nuk ke asnjë lloj problemi. Këtë gjë e bëjnë të gjithë njerëzit me ankth, të cilët vetëm në fund trokasin te psikologu, aty ku duhej të trokisnin që në fillim. Pra, ata janë “fajtorë” të pafaj sepse sikletet dhe dhimbjet që ndjejnë janë si reale. Do të mjaftonte një fakt i thjeshtë për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me dhimbje sëmundjesh apo dhimbje “mendimesh” dhe ky është gjumi. Nëse personi i ka dhimbjet vetëm kur është zgjuar dhe jo kur është në gjumë, edhe pse i fillojnë që në pikë të mëngjesit, ato janë dhimbje e çrregullime që kanë të bëjnë me ankthin e stresin, me mënyrat e të menduarit e të vepruarit me stilin e jetës e jo me sëmundjet.

Edhe ti, vajza 26 vjeçare, e kupton besoj se gjendja jote shpirtërore ose humori yt, nuk stabilizohet me ilaçe sepse nuk “mbushet” jeta, po nuk e mbushe atë! Pasiguria, frika, gjendja konfuze, meraku i madh edhe për gjërat e vogla rregullon me psikoterapi konjitive e jo me ilaçe… As përtacinë nuk ka ilaçe e psikolog që ta shërojë po nuk e luftove ti… madje më keq, duke i pëdorur gjatë ilaçet, edhe kur ato të dalin të “tepërta”. Ilaçi më i mrekullueshëm për të hequr varësinë nga xanax-i ose çdo lloj varësie, për të rregulluar të gjithë ekuilibrat, menstruacionet, është ilaçi 100 % bimor, shafran. Bimoret i kemi përdorur me shumë sukses edhe kundër ankthit e depresionit, por edhe për të lehtësuar varësitë që krijojnë alkooli, droga, duhani, për t’i lënë ato pa vuajtje të mundimshme, si dhe për të pastruar një herë e mirë gjakun dhe të gjithë organizmin nga toksinat e helmet, për të rregulluar të gjithë punën e organeve, duke filluar që nga të ashtuquajturat sinapset e trurit. Ky ilaç bashkë me psikoterapinë të heq edhe gjendjet e të “fikëtit” të cilat gjithashtu janë “fallco” siç i ke ti, edhe aritminë e zemrës etj., pasi siç e thamë më sipër, shafrani ka 125 përbërës të dobishëm. Mirëpo duhet të jetë ilaç origjinal dhe mjeshtëria qëndron në kombinimin, rregullimin e dozave, prandaj konsulta nga afër është e domosdoshme, jo vetëm për fitoterapinë, por edhe për psikoterapinë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj?

Next Post

Seksologu përgjigjet...

Advertisement