– I nderuar Doktor Agroni, jam 67 vjeçe. Kur eci, sidomos shpejt, ose lodhem, ose më dhembin shputat e këmbëve. Sidomos këto të fundit më përvëlojnë shumë, më djegin. Duhet të çlodhem shumë që të vazhdoj aktivitetin. Ju, si mendoni? Ju faleminderit. Vjollca.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – E nderuar Vjollca! Sipas të dhënave tuaja, shqetësimi juaj mund të lidhet me disa shkaqe, si për shembull:

  1. Çrregullimet e qarkullimit të gjakut në këmbë.
  2. Dëmtimet (si për shembull spondyloartroza, ose osteoporoza e kolonës, në pjesën e belit).
  3. Shfaqja e një sëmundjeje, siç është diabeti sheqeror, që shfaqet me shqetësime (apo prekje) të nervave, si dhe të enëve të gjakut në periferi.

ç. Shkak mund të jetë edhe prania e sëmundjeve të zemrës, ose veshkave që gjithashtu japin shqetësime të tilla. Në këto kushte, do t’ju këshilloja një konsultë me ne mjekët specialistë, ose mjekët e familjes e më pas do t’i nënshtroheni edhe një mjekimi që do t’jua heqë këtë shqetësim. Së fundi, ju uroj shërim të shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here