Kulla Eifel në Paris është sinonimi i vetë qytetit. Por, çfarë dini ju për të?

  1. Ajo është ndërtuar në vitin 1889 për të shënuar 100 vjetorin e Revolucionit Francez.
  2. Gustav Eifel nuk ishte arkitekti i kullës. Ai ishte inxhinieri, kompania e të cilit dizenjoi kullën.
  3. U deshën dy vjet që disa qindra punëtorë të bashkonin hekurat e kullës.
  4. Ajo nuk ishte parashikuar të ishte e përjetshme; plani ishte të prishej pas 20 vjetësh.
  5. Kulla luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Parë Botërore. Një transmetues radioje u vendos në kullë, për të bllokuar komunikimet me radio të gjermanëve, duke penguar përparimin e tyre në Paris.
  6. Dikur, ajo ka qenë ndërtesa më e lartë në botë.
  7. Ka më shumë se 40 kopje të tjera të saj nëpër botë.
  8. Kur jashtë bën ftohtë, kulla tkurret.
  9. Që prej hapjes, ajo është vizituar nga afro 250 milionë njerëz.
  10. Çdo shtatë vjet, ajo lyhet e tëra me bojë.
  11. Në katin e tretë të saj ndodhet një apartament.
  12. Natën, ajo ndriçohet nga 20 mijë llamba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here