Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
  Tavë me kungull
Flokët, tregues të shëndetit: 5 shenja që nuk duhen nënvlerësuar
10 sekrete që nuk duhet t’ia thoni kurrë shpirtit tuaj binjak

Flokët, tregues të shëndetit: 5 shenja që nuk duhen nënvlerësuar

Shpesh i nënvlerësojmë mesazhet që na dërgon trupi ynë nëpërmjet organeve dhe zonave të kontaktit me jashtë, siç mund të jenë lëkura, duart (sidomos thonjtë) dhe gjuha. Edhe flokët mund të na japin të dhëna të vlefshme mbi gjendjen tonë të përgjithshme shëndetësore, sidomos nëse më parë kishim flokët të dendur e plot shkëlqim dhe tani kemi flokë të thatë, me shumë zbokth ose që bien. Janë të shumtë faktorët që mund të shkaktojnë humbjen e shkëlqimit, brishtësinë apo rënien e flokëve, jo medoemos brenda organizmit tonë. Ndër ta, janë bojërat që përdorim, klori i pishinave, një ekspozim i tepruar në diell, tharja me tharëse, ose përdorimi i disa ilaçeve. Duke përjashtuar arsyet e jashtme, ja 5 mesazhe që mund të jenë duke na dërguar flokët tanë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të vlerësohet situata në përgjithësi duke parë, për shembull, nëse ka simptoma të tjera që do të theksonin hipotezën e pranisë së një problemi shëndetësor…

 

  1. Mungesa ushqimore

Nëse flokët tuaj bien shumë dhe nuk janë të lëmuar, gjëja e parë që duhet të kontrolloni është nëse hani ashtu si duhet. Mungesat ushqimore mund të shfaqen edhe te shëndeti i flokëve tanë. Substanca shumë të dobishme për këtë qëllim janë proteinat, omega 3, vitaminat A dhe B7, zinku dhe seleniumi. Kështu, pra, konsumoni sa më shumë ushqime që i përmbajnë këto substanca, si arra, fruta të thata, drithëra integrale, meli, perimet, fara dhe perime si spinaqi e karotat.

Advertisement

 

  1. Stresi

Një ndër problemet që shkakton stresi është edhe shfaqja e zbokthit dhe/ose rënia e flokëve më shumë se ç‘duhet. Llogaritni që një person i shëndetshëm duhet të humbasë jo më shumë se 100-150 flokë në ditë. Kjo është një mënyrë me anë të së cilës organizmi na tregon se ka nevojë të ngadalësojë pak ritmet e tij. Në këtë rast, duhet të përpiqeni ta shkarkoni stresin nëpërmjet një aktiviteti fizik, jogës, meditimit, etj. Është e rëndësishme edhe të gjeni kohë për të bërë shëtitje në natyrë dhe të merrni frymë thellë.

 

  1. Psoriaza

Zbokthi është një problem shumë i përhapur dhe në shumicën e rasteve shkaktohet nga problemet për të cilat folëm më lart: Kequshqyerje dhe stres. Në këto raste, duke ndryshuar stilin e jetës dhe të të ushqyerit (dhe duke përdorur një shampo cilësore kundër zbokthit), mund të vihen re përmirësime të dukshme dhe të zhduket dalëngadalë problemi. Megjithatë, ekziston edhe një lloj zbokthi që mund të tregojë praninë e psoriazës, një sëmundje autoimunitare dhe inflamatore kronike. Kjo ndodh kur në lëkurën e flokëve shfaqen peta apo kore dhe në këtë rast, duhet të shkoni te një dermatolog që do t’ju këshillojë produkte specifike, ose të ndihmoheni me ilaçe natyrale.

 

  1. Dermatiti seborroik

Nëse mbi lëkurën e kokës krijohen luspa apo peta ngjyrë gri, apo të verdhë, të cilat kruhen dhe bien, atëherë mund të vuani nga dermatiti seborroik. Shkaku i këtij problemi është një bakter i quajtur pitirosporum oval, që mbase ka gjetur terren të favorshëm në një lëkurë të irrituar e nën stres dhe në një organizëm me mbrojtje imunitare të ulura. Ky lloj dermatiti është më i lehtë se psoriaza për t’u trajtuar, por është gjithmonë mirë të shkoni te një dermatolog për të marrë këshillat e duhura, si edhe ilaçet dhe shampot specifike për një trajtim që ju ndihmon të forconi mbrojtjen imunitare.

 

  1. Hipotiroidizmi

Në rastin kur flokët duken shumë të thatë dhe të brishtë, duhet vlerësuar një hipotezë tjetër, ajo e tiroides që nuk funksion siç duhet, pra, edhe e një metabolizmi të ngadalësuar. Sigurisht, duhet një specialist dhe analiza për të përcaktuar një diagnozë hipotiroidizmi, i cili, përveç problemeve në flokë, shkakton edhe simptoma të tjera, si tendencën për t’u shëndoshur, thonjtë e brishtë që thyhen dhe një ndjesi e përgjithshme lodhjeje, sidomos në mëngjes.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

  Tavë me kungull

Next Post

10 sekrete që nuk duhet t’ia thoni kurrë shpirtit tuaj binjak

Advertisement