Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
Familja më tha: “Nëse ikën me gruan, s’ke më shtëpi këtu!”
Më ka dalë një kokërr në sy

Familja më tha: “Nëse ikën me gruan, s’ke më shtëpi këtu!”

Më fal, Suela

Familja më tha: “Nëse ikën me gruan, s’ke më shtëpi këtu!”

 

Advertisement

Përshëndetje! Jam një djalë nga Tirana, që po ju shkruaj nga Facebook-u i dikujt tjetër. Dua të ndaj me ju gabimet e jetës sime. U fejova para disa vitesh dhe u ndava nga nusja, pasi kishim mosmarrëveshje në sjellje dhe sepse ajo nuk shkonte mirë me mamin tim. Më vonë, u fejova e u martova, por aty filluan problemet më shumë. Mamaja ime ankohej nga nusja e nusja nga mamaja. Nuk di t’ia kem dhënë një herë të drejtën nusen, ndërkohë që ia kam bërë jetën ferr, duke i thënë: “Mirë e ka familja ime, ti je kështu e ashtu”. Fillova ta ndaloja në shumë gjëra, harroja që ajo kishte moshën që edhe mund të bënte gabime e gjëra. I bërtisja, e acaroja kot dhe s’u tregova tamam për nusen time. Gjithmonë i thoja: “Po të pëlqeu, mirë, nëse jo, ik!”.

Ajo ka ikur nga shtëpia shumë herë me të drejtë. Kur e mendoj sot, them se është kthyer me shpresën se do të ndryshoja, por unë nuk ndryshova. I thashë: “Ne do të jetojmë me prindërit e mi, do apo jo ti” dhe ajo heshti. Nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër. Mendoja familjen, e cila më tha se “nëse ikën me atë, këtu s’ke më shtëpi”. Të mbaja nusen apo familjen?

Unë zgjodha familjen e asaj s’i jepja të drejtë. Ia ula kokën sa s’ka, harroja që dhe ajo ka të drejta. Ajo donte qetësi e liri me mua, kurse unë e lashë mes sherrit, aty ku s’donte të jetonte, pasi familja ime nuk e donte. Harrova që unë do të kisha familjen time me këtë grua. Unë i thoja:

– Ti je sherri! Qëkur ke ardhur ti, ne po zihemi, ne nuk shkojmë as bashkë.

Ajo më tha: – Ke të drejtë, tani ka hyrë sherri sepse ti s’je burrë. Unë s’kam ç’bëj, torturoj veten. Mbaj nënën e kërcënimet e tyre! – më tha, mori çantën në ato momente dhe iku.

Sado që shoqëria dhe gjithë të tjerët nuk ma thanë, të gjithë më fajësuan e me të drejtë. Unë hodha në plehra të ardhmen time për familjen. Sot i kërkoj falje publikisht Suelës:

Më fal, zemra ime! Është hera e parë që të them, zemër… Më fal, që s’i ndava gjërat. Unë ty të mora për vete e jo për familjen. Ke të drejtë për çdo gjë. Sot, kur të shoh sa mirë je me një tjetër, e pranoj, ndoshta unë duhet t’u kisha thënë gjërave “stop” e të rrinim bashkë, por s’e bëra. Më fal që ta shkatërrova jetën! Sado që prindërit na mësojnë e neve gjithçka e tyre na duket e drejtë, duhet të pyesim dhe njerëzit e tjerë; ata ta thonë të vërtetën. Gruaja nuk duhet lënë kurrë, miq të dashur, se vetëm me gruan ke qetësinë tënde e nuk rri në kurriz të prindërve që të përmendin ç’ke bërë, por bëhesh burrë për të jetuar jetën tënde.

Unë sot jam larg teje, Suela, por të dua shumë. Tani di gjithçka. Tani e di se familja nuk është nëna e baba, por gruaja e fëmijët, pasi prindërit tanë e bënë jetën siç donin ata. Pse ne të mos jemi të zotë ta bëjmë jetën si duam ne, pa ndërhyrjen e askujt?! Ne duhet të jemi shembull i fëmijëve tanë…

 

Anonimi

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Më ka dalë një kokërr në sy

Advertisement