Tri herë një ëndërr
– Përshëndetje astrologe! Po jap vetëm thelbin e ëndrrës: “Afirmimet tuaja i kanë kaluar nënvetëdijes”. Këtë ëndërr e kam parë tri herë rresht. Afirmimet janë pozitive dhe i drejtoj me vetëdije, pasi e studioj këtë fushë. Faleminderit.
– Është një ëndërr që tregon aftësitë tuaja dhe nuk ka nevojë për shumë shpjegim. Kjo është fusha juaj dhe duke qenë se e studioni shumë, është e pashmangshme parja e një ëndrre të tillë. Vetëm se në thelb, ëndrra tregon gjithashtu se duhet të keni kujdes, sepse duke kaluar cakun në ca gjëra, zhyteni më shumë seç duhet në fushën që studioni, gjë që mund t’ju dëmtojë vetëdijen.
Velloja e veshur
– Jam Dita. Kam parë në ëndërr mbrëmë sikur kisha veshur vellon e dikujt tjetër dhe po e provoja. Po bëja foto me motrën. Jam e shqetësuar sepse kam dëgjuar që velloja është keq. Pres një përgjigje sa më shpejt.
– Ëndrra juaj tregon që do të përballeni me disa situata pak të vështira si nga ana intime, ashtu edhe në jetën reale. Nga njëra anë, velloja tregon shpirtin tuaj të pastër dhe çiltërsinë tuaj, gjë që shpeshherë ju çon drejt personave të gabuar. Velloja ka shumë kuptime, por në këtë rast ka të bëjë me kalimin e një sikleti. Do ta kaloni shumë shpejt, gjithmonë nëse ju nuk e lëshoni veten, por e merrni situatën në dorë. Këshilla e ëndrrës është që të mos nënshtroheni dhe të doni më shumë veten sesa të tjerët. Bëhuni pak egoiste.