Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çipi që dallon aromat

 

Shkencëtarët kanë ndërtuar kompjutera që luajnë shah, i japin makinës, bile edhe parashikojnë rezultatet shkollore të nxënësve. Tani, ata kanë bërë një çip që dallon aromat e ushqimeve dhe ju thotë se filan ushqim është duke u prishur. Dallimi i hershëm i prishjes së një ushqimi është i nevojshëm për të evituar prishjen e ushqimeve të tjera që ndodhen në të njëjtën enë. Le të marrim shembullin e një fruti:

Kur piqet, ai lëshon një gaz të quajtur etilen, që përshpejton pjekjen e frutave afër, duke i nxitur ato të lëshojnë edhe më shumë etilen dhe duke shkaktuar prishjen e shpejtë të të gjitha frutave. I njëjti proces ndodh me aminat e lëshuara nga mishi që po prishet. “Aftësia për të dalluar këto substanca kimike para se ato të veprojnë, mund të reduktojë dëmet dhe të kursejë shumë para”, tha Jan Shnorri, njëri nga shpikësit e çipit në fjalë, të cilit iu vu emri C2Sense. Ai tha se C2Sense mund të dallonte gjurmët e etilenit edhe kur ato janë në sasi shumë të vogla. Ai gjithashtu mund të ndjejë aminat dhe dy gazra të tjera që nuk u specifikuan. Shnorri tha se C2Sense përdor një material të ri që vepron në mënyrë kimike me etilein si një rezistencë në një qark të vogël elektrik. Kur niveli i etilenit rritet, korenti në të bie, duke shkaktuar alarm.

Advertisement

Në të njëjtën mënyrë funksionojnë edhe disa dedektorë tymi dhe alarme për monoksidin e karbonit: Sensorët e tyre shkrehen nga ndryshimet në rrymën elektrike, të shkaktuara nga reaksionet kimike me substancat e padëshiruara.

Në fakt, C2Sense nuk është sensori i parë i etilenit, por versionet e mëparshme ishin të kushtueshme, jo shumë të besueshme dhe vënia e tyre në punë kërkonte kompetenca të veçanta. Për këtë, Shnorrit iu dha nga qeveria amerikane një fond prej 145 mijë dollarësh, për të filluar kërkimet e tij, në vitin 2013. Shnorri tha se shpresonte që kompania e tij ta bënte çipin aq ekonomik, sa ai të futej në ambalazhet e ushqimeve dhe të mund të skanohej me smartphone, në mënyrë që të merreshin informacione sa më “të freskëta”. Ai tha se përdorimi i tij mund të pakësonte prishjen e ushqimeve, që llogaritet me shifrën 20 miliardë $ çdo vit, vetëm në SHBA. “Në botë ne hedhim në plehra afro 1.3 miliardë tonë ushqim çdo vit”, ka thënë Shnorri në një video në YouTube “dhe afro 8-15% e kësaj hedhjeje shkaktohet nga prishja e ushqimeve”. Ky pra është një problem i madh. Prandaj njerëzit duhet të “bëhen më të zgjuar në mënyrën se si duhet ta trajtojnë problemin”.

Në një studim amerikan të kohëve të fundit, u zbulua se 40% e ushqimit në SHBA ngelet pa ngrënë, gjë që është njësoj sikur të hedhësh në plehra 165 miliardë $ çdo vit. “Ushqimi i pangrënë përfundon nëpër plehra ku dekompozohet dhe lëshon gazra metani, që zënë një vend të rëndësishëm në emetimet e metanit në atmosferë”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krem me biskota

Next Post

Më mpihet këmba

Advertisement