Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Më mpihet këmba
Arinda Gjoni: Po rifitoj kohën e humbur
Pse më loton syri?

Arinda Gjoni: Po rifitoj kohën e humbur

Arinda Gjoni është një ndër konkurrentet më të klikuara në Këngën Magjike. Vjen me një baladë të shkruar nga Olti Curri, e titulluar “Mëkatarët nuk ndryshojnë” dhe na tregon për konkurrimin, për jetën e saj përtej këngës, thashethemet dhe përditshmërinë. Për më tepër rreth vajzës bukuroshe nga Mirdita, ju ftoj të lexoni intervistën…

 

Rita Rrjolli: – Arinda, si ndihesh?

Advertisement

Arinda Gjoni: – Ndihem jashtëzakonisht mirë, për shumë arsye. Arsyeja e parë, sepse po marr pjesë në një kompeticion me shumë vlera dhe së dyti, që sivjet është gjithçka live dhe kam mundësinë të shpalos atë çka unë dua në të vërtetë.

– E ndien konkurrencën?

– Normalisht, konkurrenca ndihet, sepse këtë vit ka prurje shumë të mira dhe ka këngëtarë që kanë shumë vite në skenën shqiptare.

– Kë shikon si konkurrentin më të fortë?

Nuk dua të cilësoj ndonjërin, por ka këngë që unë i vlerësoj shumë. Emocionet sa vijnë e shtohen, sepse dua të triumfoj, por më mban dhe më jep shumë forcë siguria që kam në vetvete.

– A beson te juria e këngëtarëve?

Nuk e di, do të shohim më tej!

– Sa kohë të mori realizimi i këngës?

Me këngën jam marrë rreth një muaj.

– Kush të financon për këngën e klipet?

Përgjithësisht, kam sponsorë që më financiojnë për klipet dhe këngët që realizoj, por kësaj radhe, sponsori kam qenë vetë. (Qesh)

– A mund të nxjerrësh klipe të bukura me pak para?

Një fjalë e urtë thotë: “Më mirë të dish, sesa të kesh”! Kjo nuk vlen, fatkeqësisht, sepse në Shqipëri duhet të shpenzosh që të realizosh diçka të mirë.

– “Mëkatarët nuk ndryshojnë” quhet kënga… Është konstatim i yti?

– Nuk është konstatimi im, pasi teksti është shkruar nga i madhi Olti Curri, që për mua është një ndër tekstshkruesit më të mirë në Shqipëri. E falënderoj përzemësisht, sepse i ka dhënë jetë dhe kuptim kësaj balade. Titullin e ka nxjerrë në bazë të kësaj historie të përmbledhur, duke menduar se i shkon më së miri. Muzika nga Florent Boshnjaku dhe Liberian Selimi, që është vëllai i Getoar Selimit, i ka dhënë më tepër bukuri tekstit.

– Ti, ke njohur në jetë njerëz si ata për të cilët flet kënga?

– Jo, falë Zotit, nuk kam njohur njerëz të tillë. (Qesh)

– Vetë, gjykon se je pa mëkate?

– Në këtë prizëm që flet kënga, jo. Pastaj, “mëkatet e bardha”, ato që nuk shkaktojnë dëme shpirtërore, çdo njeri i bën padashur.

– A mund të ketë njeri pa mëkat?

– Siç e thashë më lart, njeriu, edhe në mënyrë të pavetëdijshme mund të mëkatojë, ose më mirë, mund të gabojë, por e rëndësishme është të ndryshosh.

– Cilin çmim aspiron?

Trofeun. Nuk është gjë e keqe të shohësh larg, mendoj, duke parë edhe kapacitetin deri ku arrin, por çdo çmim që do të më jepej, do ta vlerësoja maksimalisht.

Pse zgjodhe një baladë e jo një këngë ritmike?

– Me baladë mendoj që një artist mund të tregojë shumë vlera; vokale, emocion, shpirt. Ka shumë gjëra që te një këngë ritmike nuk i nxjerr dot. Mendoj se në një festival, baladat janë “shpirti”. Duke qenë se në klipe kam ardhur vetëm me këngë ritimike, ishte koha që të sillja një baladë të cilën e kam shumë për zemër. Gjithashtu, baladat më rrinë jashtëzakonisht mirë me zërin.

– Disa vite në skenë… Çfarë ka ndryshuar në karrierën tënde?

– Suksesi po rritet…

– Ke menduar të bësh ndonjë bashkëpunim?

– Ende jo.

– Jetën e natës e frekuenton?

– E frekuentoj shumë pak, veç kur jam në angazhimet e mia muzikore. Kur dal për qejfin tim, preferoj më shumë vende të qeta. Preferoj darkat mes miqve e  gjëra të tilla.

– Të kanë propozuar të këndosh live?

– Shumë, këtu në Tiranë sidomos, por edhe jashtë vendit. Nuk kam pranuar, sepse kohët e fundit nuk kam as shumë kohë dhe nuk dua ta ezauroj veten nëpër netët live të qytetit.

– Arinda, cili është thashethemi më i habitshëm që kanë bërë për ty?

– Kanë thënë se jam nga Kosova dhe se jam modele atje.

– Çfarë quan të ekzagjeruar në jetë?

– Çdo gjë në të cilën nuk je vetvetja, është e ekzagjeruar. Mendoj se njeriu duhet të ketë një kornizë personaliteti që të mos humbasë vlerat e tij.

– A ka diçka që të ka ngelur pishman?

Më ka ngelur pishman që nuk jam aktivizuar më herët nëpër kompeticione të ndryshme e të mos punoja vetëm privatisht, siç kam punuar unë. Por, besoj se do ta rifitoj kohën e humbur.

– Dëshira më e madhe që ke?

– Të arrij me sukses objektivat që kam.

– Për jetën private nuk dimë shumë… Je singëll, apo çift?

Përgjithësisht jam shumë e hapur edhe e çiltër, por përsa i përket jetës private, mendoj që është një pjesë hermetike që dua ta mbaj vetëm për veten. Kam dëshirë që të tregoj sa më shumë për artin që unë bëj, pa vënë në pah gjërat që më përkasin vetëm mua.

– Si mund ta përkufizosh, as singëll, as çift?

– Jam komode.

– Një vajzë e bukur si ti, duhet të ketë shumë kërkesa…

Normalisht, nëse je në qendër të diçkaje, në rastin tim me punët artistike, ka nga të gjitha.

– Si e përkufizon dashurinë?

Dashuria është përkushtim, besim dhe respekt!

– Po zhgënjimin?

– Zhgënjimi është shembja e diçkaje që e ke ndërtuar me shpirt.

Gjëja më e bukur që dikush ka bërë për ty?

Janë shumë gjeste të bukura që më kanë suprizuar, por të të them diçka të ditëve të fundit… Një buqetë shumë e madhe me trëndifila të kuq më erdhi ditët e fundit nga një mikja ime e shtrenjtë. E falënderoj!

– Fansi më i çmendur që ke…

– Janë shumë edhe unë nuk dua t’i ndaj, sepse kam shumë adoleshentë kryesisht, që ma zbukurojnë ditën, por dua të them emrin e një djali nga Pogradeci, Gelsi, i cili nuk harron çdo mëngjes të shkruajë për mua. Më japin një kënaqësi të jashtëzakonshme, dua t’i falënderoj të gjithë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më mpihet këmba

Next Post

Pse më loton syri?

Advertisement